Partia Demokratike e Kosovës - PDK

Partia Demokratike e Kosovës - PDK Faqja e vetme zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo faqe menaxhohet nga Zyra e Komunikimit

Hamza: Qytetarët janë lodhur nga krizat, institucionet të formohen sa më parëPrishtinë, 8 qershor – Kryetari i Partisë D...
08/06/2026

Hamza: Qytetarët janë lodhur nga krizat, institucionet të formohen sa më parë

Prishtinë, 8 qershor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

Hamza në një konferencë për media, theksoi se pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në këtë proces zgjedhor është mesazh për të gjitha partitë politike se populli është lodhur nga krizat.

“Unë i uroj të gjitha partitë politike që kanë qenë në garë për rezultatet. Ka qenë një proces në vazhdën e disa proceseve zgjedhore. Për PDK-në, rezultati është ky që është. Sigurisht që kemi mundur më shumë. Nëse i referohemi vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, unë pres që numri i deputetëve të jetë pak më i madh se sa që ka qenë në mandatin paraprak. Megjithatë ne po e presim përfundimin e procesit zgjedhor, numërimin e të gjitha votave”, tha kryetari i PDK-së.

Hamza tha se qytetarët kanë nevojë për stabilitet politik, institucional dhe që Qeveria e vendit të merret me përmirësimin e standardit të jetesës së tyre.

“Është e rëndësishme që të kemi konstituim të Kuvendit sa më shpejtë, formim të Qeverisë, zgjedhje të Presidentit dhe të mos ketë vakum institucional, për shkak se interesi i vendit është mbi interesin e secili subjekt politik”, shtoi ai.

Hamza u shpreh se gara zgjedhore ka qenë e pabarabartë, sepse partia në pushtet e ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit për shtesa dhe subvencione, pikërisht në kohë fushate.

“Zgjedhjet kanë qenë të lira, por nuk kanë qenë të drejta dhe ishin të pabarabarta, sepse është përdorur paraja publike, e cila sigurisht ka ndikuar edhe në rezultat. Për këtë qëllim unë kam thënë që zgjedhjet mund të kenë qenë të lira, por nuk janë të ndershme”, theksoi ai.

Hamza njoftoi se PDK ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, një proces që do të finalizohet brenda këtij viti.

“Unë si kryetar i PDK-së jam zgjedhur para disa muajve, sigurisht se jam në mandat të plotë për 4 vjet. Megjithatë, në këtë proces zgjedhor gara do të jetë e hapur për të gjitha nivelet prej nëndegëve, degëve, për këshillin drejtues dhe për kryetarin. Posti i kryetarit do të jetë garë e hapur”, tha ai.

Sa i përket vendimit për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hamza tha se presin vendim lirues.

“Presim që të jetë vendim lirues, përndryshe kish me qenë vështirë me i thanë drejtësi kësaj. Nuk ka asnjë arsye që vendimi të mos jetë lirues”, theksoi ai.

08/06/2026

Deklarimi i Kryetarit të PDK-së lidhur me procesin zgjedhor.

06/06/2026

🔴Kosova ndryshon më 7 qershor, Kosova voton 125!


05/06/2026
05/06/2026

Tubimi i PDK-së në Mitrovicë: Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!


05/06/2026

Me rëndësi, Lupçi u bë me vadë. Ndërsa për projekte të mëdha ka vetëm një emër, e më 7 qershor ka vetëm një numër: PDK 125 – Bedri Hamza, Kryeministër!

05/06/2026

Ku i shpenzuat mbi 20 miliardë euro në pesë vjet?

Ka qenë një kohë kur, me shumë më pak para, ndërtoheshin autostrada, shkolla, çerdhe, rrugë dhe projekte kapitale që sot i gëzojmë të gjithë.

Çitaku dhe Mustafa: Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike, PDK do ta rikthejë në agjendë...
05/06/2026

Çitaku dhe Mustafa: Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike, PDK do ta rikthejë në agjendë projektin amerikan për gazin natyror

Prishtinë, 5 qershor – Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do ta rikthejë në agjendën shtetërore projektin amerikan për gazin natyror sapo të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e Qeverisë së vendit.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, kandidatja për deputete, Vlora Çitaku, në një konferencë për media tha se debati për këtë nuk është teknik, po ka të bëjë me sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë. Në një botë ku siguria energjetike po bëhet po aq e rëndësishme sa siguria ushtarake, vendimet që marrim sot do të përcaktojnë jo vetëm mirëqenien e qytetarëve tanë, por edhe pozitën e Kosovës në hartën gjeopolitike të dekadave që vijnë”, theksoi ajo.

Çitaku tha se rruga e Kosovës është krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që garanton partneritet, siguri dhe zhvillim.

“Dua të jem shumë e qartë: Partia Demokratike e Kosovës do ta rikthejë menjëherë këtë projekt në agjendën shtetërore sapo të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e Qeverisë së vendit. Do të punojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë rajonalë dhe me institucionet financiare ndërkombëtare për ta lidhur Kosovën me rrjetin e gazit amerikan. Koha e izolimit duhet të marrë fund. Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit, jo spektatore e tyre. Kjo është rruga që ne zgjedhim. Rruga e partneritetit. Rruga e sigurisë. Rruga e zhvillimit. Rruga e Kosovës, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha më tej Çitaku.

Çitaku akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje që ka kundërshtuar pothuajse çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më shumë pavarësi energjetike, shpeshherë edhe përmes formave të dhunshme.

“Sot po e shohim rezultatin e kësaj politike. Kosova po paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë. Importet e energjisë po rriten nga viti në vit. Bizneset po dëmtohen. Familjet po përballen me fatura gjithnjë e më të larta dhe gjithnjë e më të papërballueshme. Ndërkohë, të gjitha vendet e rajonit po ndërtojnë lidhje të reja energjetike, po diversifikojnë furnizimin dhe po forcojnë sigurinë e tyre. Vetëm Kosova ka mbetur jashtë. Vetëm Kosova vazhdon të refuzojë një mundësi që aleati ynë më i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbështetur vazhdimisht”, u shpreh Çitaku.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherit kandidati për deputet, Arben Mustafa tha se kostoja e këtij refuzimi është paguar nga qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

“Gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ka importuar afërsisht 1 miliard euro energji elektrike. Në vend që këto para të investoheshin në kapacitete të reja prodhuese, në modernizimin e sektorit energjetik apo në zhvillimin ekonomik të vendit, ato kanë dalë jashtë Kosovës për të financuar varësinë tonë energjetike. Në të njëjtën kohë, qytetarët kanë paguar çdo vit fatura më të larta të energjisë elektrike. Bizneset kanë përballuar kosto më të mëdha të prodhimit. Familjet kanë përballuar barrë gjithnjë e më të rëndë financiare”, theksoi Mustafa.

Mustafa tha se ekonomia e Kosovës duhet të ndërtohet mbi prodhim, investim, siguri energjetike dhe partneritete strategjike me botën perëndimore.

“Gazi amerikan nuk është vetëm një projekt energjetik. Ai është një projekt zhvillimor. Një projekt ekonomik. Një projekt i sigurisë kombëtare. Dhe një mundësi që Kosova nuk guxon ta humbasë”, shtoi ai.

Mustafa ngriti shqetësimin se kompania NOA Energy Trade, me vetëm një punëtor të regjistruar, ka realizuar rreth 195 milionë euro qarkullim gjatë vitit 2024 dhe rreth 185 milionë euro gjatë vitit 2025, ndërsa kompania ETMT, me vetëm një punëtor të regjistruar, nga një qarkullim prej vetëm 90 eurosh në janar 2025, ka arritur në mbi 16 milionë euro qarkullim në janar 2026.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë kush përfiton nga ky model dhe pse Kosova po mbetet gjithnjë e më e varur nga ndërmjetësit dhe tregtarët e energjisë, në vend që të investojë në prodhimin e vet. Ky është një model i dështuar ekonomik. Një model që shpërblen varësinë dhe jo prodhimin. Një model që pasuron ndërmjetësit, ndërsa faturën ua lë qytetarëve dhe bizneseve. Një model që nuk ndërton asnjë megavat të ri, por prodhon vetëm kriza të reja”, shtoi Mustafa.

Address

Bulevardi "Nënë Tereza" Nr. 9
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike e Kosovës - PDK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Demokratike e Kosovës - PDK:

Share