07/06/2017
Gruaja Demokratike e PDK-së zhvilloi takim me anëtaret dhe simpatizantete e PDK-së, në Gjilan dhe Dardanë
Autobusi Fillimi i Ri u ndal në Gjilan, ku nënkretarja e PDK-së, dr. Flora Brovina e shoqëruar kandidatja për deputete Leonora Morina Bunjaku, në këtë takim tha se gruaja nuk do të kërkoj përfaqësim formal në institucione lokale e qendrore sipas kuotës, sepse ajo do ta këtë pozitën e merituar në shoqëri dhe institucione e vendit.
"Gratë kanë më shumë cilësi se përqindja e kuotës minimale gjinore. Kjo përqindje duhet t’i afrohet raportit të gjinive në vend. Se kjo do të bëhet, garanton Fillimi i Ri, një platformë e shkëlqyer që u promovua nga kryetari Kadri Veseli", vuri në dukje, dr. Flora Brovina. Pas takimit në Gjilan, doktoresh Flora Brovina në takim me strukturat e Gruas Demokratike dhe simpatizantet e PDK-së në Dardanë, kanë diskutuar për mobilizimin për 11 qershor, si dhe konceptin e të ri.
“ , garanton zhvillimin industrial dhe shfrytëzimin racional të resurseve natyrore. Jo në formën e shfrytëzimit për eksport të lëndës së parë por gjysmë prodhime apo prodhime finale, duke rritur fitimet për ekonominë tone”, theksoi dr. Flora Brovina.
Ajo më tutje ka porositur simpatizantet dhe anëtaret e PDK-së, që duhet të votojnë liderin tonë Kadri Veselin dhe të zgjedhin kandidatet femra nga Partia Demokratike, për shumë arsye, në mesin e tjerave, për veten dhe familjen e tyre, sepse siç theksoi Brovina, Fillimi i Ri është platformë që në fokus ka gruan si pjesë aktive e shtetit. Zhvillimi i ekonomisë familjare, zhvillimi i bizneseve të grave, mbështetja me subvencione e veprimtarive dhe bizneseve të ushtruara nga gratë. Këto sipas dr.Flora Brovina, janë vetëm disa nga prioritetet e Fillimit të Ri. Fitorja më 11 Qershor duhet të jetë bindëse që të mund ta realizojmë fuqizimin e gruas.