31/10/2022
Tjetër aksident në magjistrale, goditet edhe një grua nga vetura! 🚨
Pak minuta pasi postuam thirrjen për Ministrin Liburn Aliu, në magjistralen e cila kalon nëpër Hajvali, disa metra më tej ku u shkel për vdekje Arban Sopjani, tani u godit edhe një grua nga vetura.
Fatmirësisht, këtë herë, aksidenti nuk ishte fatal.
Kjo është e TEPËRT.
Deri kur të durojmë? Kur do të intervenoj shteti? Edhe sa qytetarë të Hajvalisë duhet të vdesin që kjo rrugë të merret parasysh dhe të intervenohet në të.
Reagim menjëherë. Zgjerim i rrugës, trotuare, ndriçim, mbi dhe nënkalime, shteg për biçikleta.
Kjo është thirrja e fundit publike që e bëjmë. Thirrjet tjera do të jenë për protesta, bllokim të rrugës dhe masa të tjera.
Kështu nuk jetohet!