Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës Faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Çdo postim në këtë faqe paraqet qëndrimet e LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu P...
10/09/2026

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe e Ngarkuara me Punë, znj. Prattipati diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Prattipati për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike, duke ritheksuar përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, funksionalitetin e institucioneve dhe stabilitetin institucional.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm dhe demokratik të institucioneve të vendit, në shërbim të qytetarëve.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pazëvendësueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës, duke vlerësuar partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe thellimit të këtij partneriteti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim një delegacion prej 14 anëtarësh nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësu...
09/09/2026

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim një delegacion prej 14 anëtarësh nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së, pjesë e programit “Balkans Forward Congressional Fellowship” të Atlantic Council.

Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë, perspektivën euroatlantike të vendit dhe zhvillimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara, si një prej shtyllave kryesore të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës. Ai vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në historinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, duke nënvizuar nevojën për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Po ashtu u diskutua edhe për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, si dhe për rëndësinë e një angazhimi të qëndrueshëm amerikan në forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë,...
09/09/2026

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Bjørnstad diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe seancën e sotme konstituive.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike dhe qëndrimet mbi të cilat LDK-ja e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbajë këtë pozicion, në funksion të mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve.

Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kryetari Abdixhiku vlerësoi edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropia...
07/09/2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schὒbel.

Në fillim të takimit, kryetari Abdixhiku e uroi ambasadorin Schὒbel për fillimin e mandatit në Kosovë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, Abdixhiku dhe Schὒbel diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e paraparë për të mërkurën, si dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me procesin e konstituimit të institucioneve.

Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë që institucionet e Republikës së Kosovës të konstituohen sa më shpejt, në mënyrë që vendi të ketë institucione funksionale dhe të fokusohet në përmbushjen e prioriteteve të tij demokratike, ekonomike dhe evropiane.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe avancimit të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës.

Mesazhi i Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 36-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut:“7 shtatori i vitit 1990 është...
07/09/2026

Mesazhi i Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 36-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut:

“7 shtatori i vitit 1990 është një nga ditët më të shënuara të historisë sonë të re kombëtare. Është dita kur deputetët e Kosovës, me guxim dhe vendosmëri, shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës, aktin themelor të shtetësisë sonë, të njohur përjetësisht si Kushtetuta e Kaçanikut.

Në kushte okupimi e shtypjeje serbe, kur dhuna dhe padrejtësia synonin të shuanin çdo ëndërr lirie, elita politike e kohës, e mbështetur në lëvizjen më të madhe demokratike, Lidhjen Demokratike të Kosovës ngriti themelet e institucioneve të para të shtetit të Kosovës.

Kushtetuta e Kaçanikut nuk ishte vetëm një akt juridik. Ajo ishte akt i madh rezistence dhe sfidë e hapur ndaj pushtimit. Ishte shprehja më e qartë e vullnetit të palëkundur të popullit tonë për liri, për barazi dhe për një të ardhme të pavarur e demokratike.

Sot, rikujtojmë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se: “dita e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit.

Në këtë 36-vjetor, përulemi me nderim para deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët, përkundër rrezikut dhe presionit, morën vendimin historik për shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut. Nderojmë gjithashtu të gjitha gratë e burrat që, me përkushtim, sakrificë dhe punë të palodhshme, kontribuuan në ndërtimin e institucioneve tona dhe në realizimin e ëndrrës shekullore të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi.

Kushtetuta e Kaçanikut mbetet një nga testamentet më të fuqishme të rrugëtimit tonë shtetformues. Ajo na kujton se shteti i Kosovës u ndërtua mbi sakrificën, guximin dhe vullnetin demokratik të qytetarëve të saj.

Sot, më shumë se tri dekada më vonë, ky testament na obligon ta mbrojmë shtetin e Kosovës, ta forcojmë demokracinë, t’i ruajmë institucionet dhe ta ndërtojmë një Republikë gjithnjë më të fortë, më demokratike dhe më euroatlantike e evropiane.

Lavdi dhe nderim të përjetshëm të gjithë atyre që vunë themelet e shtetit të Kosovës.”

Sonte, në orën 20:45, në Klan Kosova - Rubikon me Adriatik Kelmendin mund ta ndiqni Presidenten e VI-të të Republikës së...
03/09/2026

Sonte, në orën 20:45, në Klan Kosova - Rubikon me Adriatik Kelmendin mund ta ndiqni Presidenten e VI-të të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z...
02/09/2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Rudolph diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në situatën e krijuar pas refuzimit të propozimit për Presidentin e Republikës së Kosovës. Kryetari Abdixhiku vlerësoi se refuzimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja për President dhe pamundësia për të përmbyllur këtë proces institucional përbëjnë një zhvillim të pafavorshëm për stabilitetin politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të vendit.

Kryetari Abdixhiku po ashtu theksoi se, përkrahja e partnerëve strategjikë të Kosovës është e rëndësisë të veçantë për ruajtjen e stabilitetit institucional, konsolidimin demokratik të vendit dhe avancimin e agjendës së saj euroatlantike.

Në takim u vlerësua gjithashtu rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në proceset që lidhen me zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës.

Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar lart rolin e saj si një prej partnerëve më të rëndësishëm strategjikë të vendit.

Sonte nga ora 22:15 në Kanal 10 - Adresa, mund ta ndiqni kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
02/09/2026

Sonte nga ora 22:15 në Kanal 10 - Adresa, mund ta ndiqni kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

01/09/2026

Konferenca e kryetarit Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të LDK-së, rreth çështjes së Presidentit.

DEKLARATË E KRYESISË SË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËSKryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbështetje të autoriz...
01/09/2026

DEKLARATË E KRYESISË SË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbështetje të autorizimeve të dhëna nga Kuvendi i LDK-së dhe në ushtrim të përgjegjësive të saj statutare, shqyrtoi marrëveshjen politike për tejkalimin e krizës institucionale dhe për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Pas shqyrtimit, Kryesia, me unanimitet të plotë, miratoi marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues i LDK-së; dhe kështu mbështeti nominimin e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës.

Ky vendim përfaqëson qëndrimin zyrtar dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është marrë në përputhje me mandatin e dhënë nga Kuvendi i LDK-së, me procedurat vendimmarrëse të partisë dhe me përgjegjësinë që LDK-ja ka marrë për garantimin e stabilitetit institucional dhe funksionimin e rregullt të rendit kushtetues.

Për LDK-në, ky proces nuk lidhet vetëm me zgjedhjen e një individi. Ai lidhet, para së gjithash, me ruajtjen e institucioneve të Republikës, shmangien e një krize të re politike dhe krijimin e kushteve për funksionim të qëndrueshëm institucional. Interesi i shtetit dhe detyrimi ndaj rendit kushtetues kanë qenë dhe mbeten orientimi themelor i veprimit tonë.

Në të njëjtën kohë, zgjedhja e Presidentit të Republikës kërkon një personalitet me integritet të dëshmuar, përgatitje të lartë profesionale dhe përvojë institucionale, i cili e kupton peshën kushtetuese të kësaj detyre dhe është në gjendje ta përfaqësojë unitetin e popullit.

Profesor Bekim Sejdiu i përmbush këto kritere. Si jurist, profesor universitar, diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë në shërbim të institucioneve të Kosovës. Përvoja e tij në fushën kushtetuese dhe në përfaqësimin diplomatik të vendit përbën garanci për ushtrimin e pavarur, të paanshëm dhe dinjitoz të detyrës së Presidentit.

Kryesia vlerëson se kandidatura e tij i shërben nevojës së vendit për një President që qëndron mbi ndarjet partiake, respekton me përpikëri Kushtetutën dhe përfaqëson Republikën me seriozitet brenda dhe jashtë vendit; me theks të veçantë në orientimin tonë euroatlantik.

Kryesia u bën thirrje deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së që, gjatë procesit të votimit, të veprojnë në përputhje me autorizimet e Kuvendit të partisë, vendimin e Kryesisë dhe përgjegjësinë që mbajnë si përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në çështjet që përcaktojnë stabilitetin dhe të ardhmen institucionale të vendit, përgjegjësia ndaj Republikës duhet të qëndrojë mbi çdo konsideratë tjetër. Respektimi i vendimeve të organeve legjitime të partisë është njëkohësisht respektim i mandatit politik, i besimit të anëtarësisë dhe i interesit shtetëror.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me maturi, unitet dhe përgjegjësi, duke vendosur mbi të gjitha interesin e Republikës së Kosovës.

Address

Rr. UÇK 2B
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Demokratike e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lidhja Demokratike e Kosovës:

Shortcuts

Share