LDK BOS

LDK BOS LDK - BOS do jetë përkrahës të fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe që zhvillon demokracinë në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti!

05/09/2026

𝐏𝐚𝐬 𝟐𝟖 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡, 𝐚𝐤𝐭𝐚𝐤𝐮𝐳ë 𝐩ë𝐫 𝐏𝐫𝐞𝐤𝐚𝐳𝐢𝐧

35 të dyshuar për vrasjen e 26 civilëve në Prekaz

Grenelli futet në ‘lojë’ për Presidentin, Salihaj zbulon çfarë mund të fshihet pas mbështetjes për gjashtëshen e LDK-së!...
05/09/2026

Grenelli futet në ‘lojë’ për Presidentin, Salihaj zbulon çfarë mund të fshihet pas mbështetjes për gjashtëshen e LDK-së!?

05.09.2026

Ndërhyrja publike e Richard Grenellit në zhvillimet e fundit politike në Kosovë, përmes mbështetjes së gjashtë deputetëve të LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për President, po shihet me shqetësim nga ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Salihaj në prononcimin e tij për “Bota sot” vlerësoi se deklarata e Grenellit nuk është thjesht një mbështetje individuale për disa deputetë të LDK-së, por ka për qëllim të ndikojë në përçarjen e marrëveshjes mes LDK-së dhe LVV-së dhe të pengojë konstituimin e institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, përkrahja publike e Grenellit për gjashtë deputetët e LDK-së synon që marrëveshja mes dy partive të mos zbatohet dhe Kosova të mbetet në krizë institucionale.

“Ndërhyrja e Grenellit ka për qëllim t’i inkurajojë deputetët e LDK-së që të mos e përkrahin marrëveshjen LDK-LVV. Qëllimi i fundit është që të mos bëhet konstituimi i institucioneve të Kosovës dhe të vazhdojë kriza institucionale, e cila e dëmton Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm”, deklaroi Salihaj.

Ai shprehet kritik edhe ndaj faktit që disa deputetë të LDK-së po marrin mbështetje publike nga Grenelli, duke e konsideruar këtë si një situatë që, sipas tij, nuk duhet t’i bëjë ata të ndihen mirë.

“Motivet e Grenellit janë të qarta, ai mban anën e Serbisë dhe përpiqet ta dëmtojë Kosovën. Avdullah Hoti dhe deputetët e tjerë nuk duhet ta ndiejnë veten mirë që u jep përkrahje një njeri siç është Grenelli, sepse dihet botërisht se ai është njeri i paguar nga Serbia dhe i dekoruar me dekoratë të lartë nga presidenti serb Vuçiq për shërbimet që ia ka bërë shtetit dhe politikës serbe”, u shpreh ai.

Në këtë kontekst, Salihaj e sheh përplasjen rreth zgjedhjes së Presidentit edhe si pjesë të një beteje më të gjerë politike për të ardhmen e institucioneve të Kosovës.

Ai thekson se kundërshtimi ndaj kryeministrit Albin Kurti duhet të bëhet përmes mjeteve demokratike dhe votës së qytetarëve, e jo përmes bllokimit të institucioneve.

“Lufta për ta larguar Kurtin nga pushteti duhet të jetë me votë të elektoratit, jo me obstruksione ndaj institucioneve. Kjo mënyrë e luftës, para se ta dëmtojë Kurtin, i dëmton interesat e Kosovës”, përfundoi Salihaj për “Bota sot”.

Adem Salihaj

LDK BOS / -Fans
E djathta e bashkuar

*Burimi:

https://realiteti.net/grenelli-futet-ne-loje-per-presidentin-salihaj-zbulon-cfare-mund-te-fshihet-pas-mbeshtetjes-per-gjashteshen-e-ldk-se/?fbclid=

Po e tepron me arrogancë!
04/09/2026

Po e tepron me arrogancë!

Fadil Geci për Janina Ymerin:S'ka pas vota as për asambleiste. Abdixhiku e mori prej Ferizajt! LDK BOS / -Fans E djathta...
04/09/2026

Fadil Geci për Janina Ymerin:

S'ka pas vota as për asambleiste. Abdixhiku e mori prej Ferizajt!

LDK BOS / -Fans
E djathta e bashkuar

Përplasjet në LDK, ish-deputeti Baxhaku i reagon Janina Ymerit:Po e tepron me arrogancë LDK BOS / -Fans E djathta e bash...
04/09/2026

Përplasjet në LDK, ish-deputeti Baxhaku i reagon Janina Ymerit:

Po e tepron me arrogancë

LDK BOS / -Fans
E djathta e bashkuar

👇

04/09/2026

Djali i axhës së Bekim Sejdiut u vra teksa hetonte vrasjen e Sebahate Tolajt...

Lumir Abdixhiku

Video/ Reel by LDK BOS, 040926*


04/09/2026

Rrymat mercenariste...!

Axhendat e Batonit dhe Burat Buzhalës, nuk janë axhenda të LDK-së...!

Lumir Abdixhiku

LDK BOS / -Fans
E djathta e bashkuar

04/09/2026

Nëse dikush e ka ëndërr me u ba bashkë me Saminë e me dalë në sheshe... për besë nuk është kjo LDK-ja e jonë...

Lumir Abdixhiku

Video/ Reel by LDK BOS , 040926*

Vjosa Osmani për deputetët që refuzuan ta votojnë Bekim Sejdiun: Do ta bllokonin çdo emër!04.09.2026 Ish-presidentja e K...
04/09/2026

Vjosa Osmani për deputetët që refuzuan ta votojnë Bekim Sejdiun:

Do ta bllokonin çdo emër!

04.09.2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është në një situatë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve e bllokadës së njëpasnjëshme të vendit.

Osmani në emisionin “Rubikon” tha se këto kanë shkaktuar pasoja të mëdha e të pariparueshme.

“Kosova është në një situatë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve, bllokadave të njëpasnjëshme dhe kjo ka lënë pasoja të pariparueshme me të cilat do të merren edhe gjeneratat që do të vijnë pas nesh.

Dëmi është jashtëzakonisht i madh edhe në arenën ndërkombëtare”- tha ajo.

Ish-presidentja Osmani ka komentuar dhe qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së të cilët kanë thënë se nuk do të votojnë për Bekim Sejdiun si president i Kosovës.

Ajo tha se në takimin e Grupit Parlamentar është thënë se nuk ka fare rëndësi se kush është emri ata do ta bllokonin gjithsesi.

“Neve çka na është thënë në atë takim të Grupit Parlamentar, pak a shumë që në fund të fundit nuk do të kishte fare rëndësi se kush është emri. Do ta bllokonin çdo emër. Dhe ti kur dëgjon gjëra të tilla, ti e kupton se nuk ka pasur fare rëndësi se sa përpiqesh, nuk ka pasur fare rëndësi se për çfarë emri flet. Madje dy prej tyre. Bile bile për dy prej tyre, edhe sikur të ishte president i LDK-së, tash ndërruan mendjen dhe thanë nuk do t’i votonin të gjithë që do të vinin nga LDK-ja”- tha ajo ndër të tjera.

“Ne mund të lidhemi tek emri mirëpo kur deputetët që refuzojnë thonë nuk do ta votojmë askënd sepse nuk do ia zgjasim mandatin Kurtit… disa prej tyre thanë që ne jemi të interesuar që Kurtit mos t’ia zgjasim jetën dhe disa të tjerë thanë as nga LDK nuk do ta votonim çdo kënd”- shtoi ajo.

Osmani në emisionin “Rubikon” tha se pas këtij propozimi u krijua një propagandë sikurse LDK ka pranuar një ‘njeri të Vetëvendosjes’.

“Ne kemi propozuar një president konsensual, jo partiak, i cili do ta mbronte Kushtetutën do të siguronte respektimin e integritetit të vendit tonë, do të krijonte balanca demokratike dhe në bazë të përvojës që e kemi edhe ne me profesor doktor Bekim Sejdiun, do të ruante aleancat, do të fuqizonte aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbronte sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe në veçanti do të dinte të përballej me Serbinë ashtu siç duhet të përballet një president i Republikës së Kosovës.

Fatkeqësisht, këtu u krijua një lloj propagande e tmerrshme se kinse ne e kemi pranuar një njeri të Vetëvendosjes”- tha ajo.

Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president të Republikës së Kosovës.

LVV dhe LDK kishin arritur një marrëveshje më 31.08.2026 për të zgjedhur Bekim Sejdiun si president të vendit.

Kryetari i LDK-së më 01.09.2026 njoftoi se gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do ta respektojnë vendimin e Kryesisë së partisë për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për votimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

LDK BOS / -Fans

E djathta e bashkuar

*Burimi:

https://kallxo.com/lajm/osmani-per-deputetet-qe-refuzuan-ta-votojne-bekim-sejdiun-do-ta-bllokonin-cdo-emer/?fbclid=IwdGRjcAUHZgpjbGNrBQdl3nBkb2YBZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQMMzUwNjg1NTMxNzI4AAEeuoKlmSpvpuGCCpv2BAKIGCB_UkgRjTd8ZKu8xcU0FCi8k2CB6hKfRfIEry0_aem_WSBwGwT_DHjSl9WyS8zqRQ

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 00:00
Tuesday 09:00 - 00:00
Wednesday 09:00 - 00:00
Thursday 09:00 - 00:00
Friday 09:00 - 00:00
Saturday 09:00 - 00:00
Sunday 09:00 - 00:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK BOS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LDK BOS:

Shortcuts

Share