24/09/2026
Shtabi i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka mbajtur mbledhjen e radhës, me një pikë të vetme të rendit të ditës: mbështetjen e protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së dega në Lipjan, e cila do të mbahet nesër, më 25 shtator, e premte, në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, me qëllim të mbrojtjes së vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
UÇK-ja ka zhvilluar luftën për çlirimin e Kosovës dhe vlerat e asaj lufte, si dhe sakrifica e qytetarëve tanë, duhet të ruhen dhe të respektohen.
Strukturat e Degës së PDK-së në Lipjan do të jenë në mbështetje të plotë të kësaj proteste.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Lipjanit, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie politike, që t’i bashkohen protestës dhe të shprehin mbështetjen e tyre për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së, bashkë!