Lëvizja Vetëvendosje - Lipjan

Lëvizja Vetëvendosje - Lipjan Mirë se vini në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje - Qendra Lipjan. Këtu mund të informoheni rreth aktiviteteve të LVV - së Qendra në Lipjan.

12/06/2026

21 vjet Lëvizje VETËVENDOSJE!

Më 12 qershor 2005 u themelua Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Lëvizja jonë lindi në një kohë kur Kosova ishte çliruar nga Serbia, por ende nuk qeverisej plotësisht nga vullneti i popullit të saj. Prandaj, në themel të saj u vendos parimi i vetëvendosjes. E drejta demokratike e një populli për të vendosur vetë për vendin e vet.

VETËVENDOSJE! u formua si lëvizje e rezistencës politike e qytetare. Kundër arbitraritetit të administrimit të zgjatur ndërkombëtar. Kundër privatizimit të egër. Kundër korrupsionit. Kundër pabarazisë. Kundër nënshtrimit të interesit publik ndaj interesave të ngushta.

Ajo u mbështet në traditën politike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në idealin e lirisë e të bashkimit. Në rezistencën popullore për çlirim. Në sakrificën e dëshmorëve. Në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga protestat në sheshe, te organizimi në çdo lagje e fshat. Nga aksioni qytetar te përfaqësimi politik. Nga opozita te qeverisja.

Në vitin 2010, VETËVENDOSJE! hyri për herë të parë në Kuvendin e Republikës. Në vitin 2013 fitoi Prishtinën. Për herë të parë, Kryeqyteti u bë qendër e ndryshimit politik e qeverisës. Në vitin 2017 qytetarët e Prishtinës e konfirmuan atë ndryshim me një mandat të dytë dhe fituam Prizrenin.

Në vitin 2019, VETËVENDOSJE! u bë forca e parë politike në vend. Më 14 shkurt 2021, populli i Kosovës i dha fitoren më të madhe zgjedhore në historinë e Republikës. Në zgjedhjet e vitit 2025, qytetarët e konfirmuan sërish si subjektin më të madh politik në vend. Njëjtë dhe me 7 qershor 2026. Sot qeverim 7 komuna, midis tyre dhe Mitrovicën.

Këto fitore nuk erdhën rastësisht. Ato erdhën nga puna e mijëra aktivistëve. Nga besimi i qytetarëve. Nga qëndrueshmëria në parime. Nga bindja se politika duhet t'i shërbejë popullit.

Në qeverisje, Republika ka forcuar sovranitetin e saj. Ka shtrirë ligjshmërinë në çdo cep të vendit. Ka rritur mbështetjen për familjet. Për studentët. Për pensionistët. Për lehonat. Për fëmijët. Për prodhuesit vendorë.

Ushtria e Kosovës është më e fortë. Ekonomia është më e qëndrueshme. Punësimi është rritur. Eksportet kanë shënuar rritje. Investimet publike janë zgjeruar. Sundimi i ligjit është forcuar.
Për 21 vjet, VETËVENDOSJE! ka dëshmuar se Republika nuk ndërtohet për një ditë. Ajo ndërtohet çdo ditë. Me punë. Me organizim. Me dije. Me drejtësi. Me demokraci.

Sepse për ne, Republika nuk është vetëm formë shteti. Republika është barazi para ligjit.
Republika është zhvillim për të gjithë.
Republika është sovranitet popullor.
Republika është vetëvendosje.

Organizata jonë nuk njeh lodhje. Ne kemi si parim operativ punën dhe ndershmërinë. Shërbimin për idealin kombëtar dhe modelin e lëvizjeve kombëtare që ka pasur në çdo etapë historike populli shqiptar.

Horizonti ynë i veprimit është zhvillimi i pandalshëm i Kosovës dhe shqiptarëve kudo ku janë.

Ne jemi pjesë dhe vazhdimësi e historisë së përpjekjeve të popullit shqiptar. Prandaj nuk ndalemi, nuk ndalojmë.

21 vjet Lëvizje VETËVENDOSJE!
Për Republikën. Për popullin. Për të ardhmen.

04/06/2026

Nga tubimi madheshtor në Lipjan

Qitja pikën për 116, për Lëvizjen VETËVENDOSJE, për kryeministrin Albin Kurti

Krejt për shtet
Shtet për krejt

33 Adnan Rrustemi
52 Ilir Qeriqi
74 Adelina Tërshani
103 Tiona Reçica

04/06/2026

Lipjani është përcaktuar për shtet për krejt. E të dielën, duke votuar numrin 116, bëhemi krejt për shtet e ia qesim pikën fitores së madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Tubim madhështor në Lipjan!Vendosmëri, besim, mobilizim për 7 qershor: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt!Lipjani dëshmoi...
03/06/2026

Tubim madhështor në Lipjan!

Vendosmëri, besim, mobilizim për 7 qershor: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt!

Lipjani dëshmoi sot se qytetarët qëndrojnë fuqishëm përkrah projektit politik që i shërben interesit publik. Tubimi ishte i jashtëzakonshëm, me pjesëmarrje masive dhe entuziazëm të madh qytetar.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan dhe kandidat për deputet, Adnan Rrustemi, tha se prania e madhe qytetare sot është dëshmi e qartë se Lipjani i qëndron anës së zhvillimit dhe punësimit, anës së prosperitetit dhe Republikës. Ai theksoi se qeverisja e re, me mbështetjen për bizneset dhe bujqësinë, si dhe investimet në infrastrukturë, do ta zhvillojë dhe do ta bëjë Lipjanin një komunë përparimtare.

Kryeministri Albin Kurti kujtoi se qeverisja e deritanishme ka pasur në fokus mbështetjen për gratë, nënat lehona, fëmijët, veriun, ushtrinë dhe bujqësinë. Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, industrisë ushtarake dhe bizneseve industriale e zejtare.

Për Lipjanin konkretisht, Kurti theksoi se prioritetet do të jenë punësimi dhe mbështetja e bizneseve, lidhjet infrastrukturore me Prishtinën dhe Ferizajn, si dhe mbështetja për bujqësinë dhe përpunuesit bujqësorë, sektorë jetikë për ekonominë e kësaj komune.

Kur flasim për zhvillimin e Lipjanit, faktet dhe investimet konkrete tregojnë qartë mbështetjen që ka marrë kjo komunë gjatë viteve të fundit. Vetëm në aspektin buxhetor, Komuna e Lipjanit ka shënuar një rritje të konsiderueshme nga 16.7 milionë euro në vitin 2021 në 27.7 milionë euro në vitin 2026, ose mbi 11 milionë euro më shumë për projekte, shërbime dhe investime në jetën e qytetarëve. Krahas kësaj, Qeveria ka realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë, arsim, sport, kulturë dhe trashëgimi historike, duke përfshirë rrugë kyçe, objekte sportive, shkolla dhe projekte me rëndësi të veçantë për Janjevën, Kleçkën dhe gjithë komunën e Lipjanit.

Kemi bërë shumë për Lipjanin, por më e mira ende na pret. Andaj, më 7 qershor, Lipjani del masivisht dhe ia qet pikën fitores.

116, për vazhdimin e qeverisjes së mirë me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe partnerët e saj, për vazhdimin e qeverisjes me Kryeministër Albin Kurtin.

03/06/2026

Sot, nga tubimi madhështor në Lipjan.

116 - Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lipjani ja qiti pikën.Krejt për shtetShtet për krejt116 VETËVENDOSJE!❤️33 Adnan Rrustemi52 Ilir Qeriqi74 Adelina Tershan...
03/06/2026

Lipjani ja qiti pikën.

Krejt për shtet
Shtet për krejt
116 VETËVENDOSJE!❤️

33 Adnan Rrustemi
52 Ilir Qeriqi
74 Adelina Tershani
103 Tiona Reçica

03/06/2026

Shihemi sonte në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, prej orës 18:30

Pjesëmarrës: kryeministri ALBIN KURTI

Krejt për shtet
Shtet për krejt

116 Lëvizja VETËVENDOSJE!
qitja pikën.

03/06/2026

⏰Ora 18:30
📍Sheshi “Adem Jashari

ALBIN KURTI NË LIPJAN

Krejt për
Shtet
Për krejt

116 Lëvizja VETËVENDOSJE!
qitja pikën.

02/06/2026
02/06/2026

Mobilizimi vazhdon, entuziazëm i jashtëzakonshëm🫶

Address

Rruga "Lidhja E Prizrenit"
Lipjan

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 15:00

Telephone

+38344359561

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Lipjan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share