27/10/2022
ÇFARE I DUHET OPOZITES SOT DHE ÇFARE I DUHET HIMARES NESER ?
Niveli i organizimit, bashkepunimit dhe nderveprimit te organizatave politike ne Opozite, tregon nivelin e vete shoqerise dhe demokracise ne vend.
Sa me e organizuar te jete opozita, aq me pak i pacenueshem behet abuzimi i pushtetit mbi qytetaret. Opozita te dobeta ne pritje te rradhes per pushtet me shkelje syri ndaj pushtetit, jo vetem qe nuk e kufizojne ekfektin negativ te pushtetit sot, por nuk japin shprese as per nje qeverisje me te mire neser. Nje opozite reale, me komunikim te sinqerte dhe te drejtperdrejte me cdo faktor opozitar, dallimi i shumicave te heshtura, afrimi dhe vleresimi i kontributeve te tyre dhe ndertimi i ekipeve pertej rradheve te nje force te vetme politike, krijon besimin per fitore dhe mireqeverisje.
Opozites ne Himare i duhen te gjithe. Anetaresia dhe simpatizantet e PD, Omonia dhe mbeshtetesit e saj, partite aleate si dhe shoqatat e Himares. Te gjithe duhet te tolerojne pak sot per tu bere shume e per te fituar neser me nder dhe dinjitet ate qe sot u mohohet ose u jepet si lemoshe qytetareve te Himares.
Ndersa opozites sot i duhet urtesi, tolerance, bashkepunim dhe nderveprim, Himares neser i duhet nje qeverisje vendore ne sherbim te himarjoteve ne te gjithe dimensionet dhe skajet e saj.
Himares i duhet nje ekip qeverises qe perfaqeson interesat reale te saj. Himares i duhet dhe nje “Parlament” lokal dinjitoz e i vleresuar jo vetem nga komuniteti por dhe nga titullari. Ky “Parlament” duhet te mblidhet rregullisht ne bashkepunim me perfaqesues te shoqatave dhe te vete komunitetit. Ndertimi i nje marrdhenieje te tille, hap nje epoke te re ne HImaren e neserme dhe krijon besimin reciprok qe i duhet qeverisjes vendore per te realizuar hapat e duhur nje nga nje, b***e per b***e dhe duke pare qytetaret ne sy, larg skutave okulte te pushtetit dhe klienteve te tij.
Andrea Gjoni
Kandidat ne Primaret per Bashkine e HImares
26.10.2022