19/09/2022
Me datë 16.09.2022, në Tiranë.
Është mbajtur Trajnimi për "Administratën Publike - Formimin e Institucioneve, Reformat, Shqyrtimi Administrativ dhe Procedurat Administrative" për Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, IKMT-së, ERE, Ministrive të ndryshme, Prokurorisë, Gjykatës dhe të Institucioneve të tjera Publike në qarkun e Tiranës 🇽🇰 🇦🇱 🇽🇰 🇦🇱
Në kuadër të Programit për Shkëmbimin e Përvojave dhe Eksperiencave Profesionale në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, me datë 16.09.2022 është zhvilluar një Trajnim për Zyrtarët e Bashkisë së Bashkisë së Tiranës, IKMT-së, Zyres Rregullatore të Energjisë (ERE), Ministrive të ndryshme, Organit të Kujdestarisë, Prokurorisë, Gjykatës dhe të Institucioneve të tjera Publike dhe Shtetërore që ndodhën në territorin e qarkut të Tiranës, lidhur me "Administratën Publike - Formimin e Institucioneve, Reformat, Shqyrtimi Administrativ dhe Procedurat Administrative" nga Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional i Republikës së Kosovës në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Burimeve Njërëzore BT, Institutin Akademia Infinit Kosova dhe Akademinë Evropiane të Londres "Europe Academy of London".
Gjatë këtij Trajnimi, pjesëmarrësit fituan mundësinë për të mësuar më shumë rreth Administratës Publike, Formimit të Insitucioneve, Reformat në Administratë dhe rreth Procedurat Administrative lidhur me shqyrtimin e procedurave bazuar në Kodin e Procedures Administrative të Shqipërisë.
Asociacioni do të vazhdoj të ofrojë një Trajnim shtesë për zhvillimin e Procedurave Administrative, hartimin e akteve Administrative, kerkesave, ankesave dhe nxjerrjen e vendimeve si dhe do të mbështës në vazhdim autoritetet komunale dhe të qarkut të Tiranës me asistencë, këshilla profesionale, udhëzime dhe materiale informuese.
Në fund të këtij Trajnimi, pjesëmarrësit u pajisën dhe me një Certifikatë.
Poashtu, duke vlerësuar lartë punën e shkëlqyshëm dhe efektive të zyrtarëve përkatëse në Bashkinë e Tiranës (Enkelejda Omeri, Jonida Doku, Erinda Shkreli, Natali Shkëmbi, Klinton Leka, Fjoralba Aleksi Ahmetliu ), Asociacioni ua ka ndarë dhe një Mirënjohje për punën e tyre të shkëlqyeshëm.
Ida Omeri Shalari Bashkia Tirane Bashkia Tirane Bashkia Tiranë Trajnim Zhvillim BT Erion Veliaj Instituti Akademia Infinit Kosova instituti.infinitacademy Instituti Akademia Infinit Kosova