04/06/2026
👧🏼 Ftojmë të gjithë fëmijët dhe prindërit të na bashkohen nesër në një aktivitet edukativ mbi jetën e iktiologes Sabiha Kasimati, shkencëtares së parë grua shqiptare, e cila studioi me aq pasion botën e peshqve në vend.
🐟 Aktiviteti, i organizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Industrisë Kreative Tiranë, ndërtohet mbi librin tonë për fëmijë "Kundër rrymës".
🐡 Përmes ilustrimeve dhe rrëfimeve nga bota e peshqve, libri sjell historinë e jetës dhe veprimtarisë së Sabiha Kasimatit, duke i njohur fëmijët me dashurinë e saj për shkencën, por edhe me këmbënguljen për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë së Shqipërisë komuniste.
⏰ 5 qershor | ora 10:00
📍 Sheshi Nënë Tereza | Tirana Moons