12/03/2026
Sot nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani”, të shoqëruar nga psikologia e shkollës Bujana Nurellari dhe mësuesja Elona Ruçi, zhvilluan një takim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat me Kryetarin e Gjykatës, z. Ilirjan Hysa, dhe prokuroren znj. Marilda Frashëri. Tema e takimit ishte: “Drejtësia për të miturit në konflikt me ligjin.”
Gjatë këtij takimi, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin që luajnë institucionet në mbrojtjen, edukimin dhe riintegrimin e të miturve. Kryetari i Gjykatës, z. Hysa, dhe prokurorja znj. Frashëri i udhëzuan nxënësit duke theksuar se drejtësia nuk është vetëm zbatim i ligjit, por edhe përgjegjësi dhe kujdes për të ardhmen e fëmijëve.