LDK - Nëndega në Zaplluxhe

LDK - Nëndega në Zaplluxhe Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from LDK - Nëndega në Zaplluxhe, Political organisation, Zaplluxhë.

FtesëTë nderuar anëtarë dhe simpatizantë të nëndegës së LDK-së në fshatin Zaplluxhe, ju ftojmë që nesër, e mërkurë, më d...
16/12/2025

Ftesë

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të nëndegës së LDK-së në fshatin Zaplluxhe, ju ftojmë që nesër, e mërkurë, më datën 17.12.2025, në ora 17:30, në ambientet e Shkollës Fillore “Ilmi Bahtjari” do të mbahet tubimi elektoral i nëndegës së fshatit Zaplluxhe.
Në këtë tubim do të jetë i pranishëm kryetari i degës së LDK-së në Dragash, z. Bexhet Xheladini.

Ju mirëpresim!

Bexhet Xheladini - LDK 113 ✅Shukri Myrtezani 5 ✅
04/09/2025

Bexhet Xheladini - LDK 113 ✅

Shukri Myrtezani 5 ✅


Të nderuar bashkëfshatarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-sëDega e LDK-së në Dragash ka zyrtarizuar Shukri Myrtezanin n...
24/07/2025

Të nderuar bashkëfshatarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së

Dega e LDK-së në Dragash ka zyrtarizuar Shukri Myrtezanin nga Nëndega e fshatit Zaplluxhe si kandidat për Asamble Komunale në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Shukri Myrtezani ka qenë drejtor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Matroni” dhe aktualisht është profesor në të njëjtën shkollë. Ai u ka dhënë dhe vazhdon t’u japë përkrahje të madhe nxënësve nga komuna jonë, të cilët sot e gëzojnë statusin e infermierit dhe kanë zënë vende pune në mbarë Kosovën dhe në diasporë.

Ai vjen nga një familje e njohur dhe e respektuar në të gjithë trevën e Opojës. Shukriu dhe familja Myrtezani kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut për të mirën e shoqërisë dhe komunitetit.

Besojmë fuqishëm se, me përkrahjen e fshatit Zaplluxhe, Shukri Myrtezani do të jetë zëri ynë dhe do të vazhdojë kontributin për të mirën e komunitetit.

20/02/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjes Myrtezani, miqëve dhe të gjitha strukturave të degës tonë në Dragash për ndarjen e hershme të veprimtarit të palodhur të Lidhjes Demokratike, Naser Myrtezani.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të arsimtarit dhe veprimtarit tonë, Naser Myrtezani.

Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të. Veprimtari Naser Myrtezani ishte një shembull i përkushtimit në arsim dhe zë i fuqishëm në jetën politike, duke dhënë një kontribut të çmuar për qytetarët e Dragash*t por edhe për çështjen kombëtare.

Trashëgimia e tij si arsimtar, veprimtar dhe asambleist do të mbetet gjithmonë e gjallë në kujtimet tona dhe në brezat që ai ndikoi me punën dhe përkushtimin e tij. Ndërsa, për shtëpinë tonë të përbashkët politike, Naser Myrtezani ishte veprimtari e aktivisti i jashtëzakonshëm dhe i palodhur që dha e punoi shumë për vlerat e përbashkëta që i ndamë.

Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllime familjes Myrtezani, miqëve, strukturave tona në Dragash si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të.

Le të kujtojmë gjithmonë shembullin e tij si një veprimtar që nuk u dorëzua kurrë, i cili mbrojti dhe nderoi idealet tona, prandaj do të mbetet përjetësisht pjesë e historisë dhe shpirtit tonë politik.

I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarin, Naser Myrtezani!”

19/01/2025
12/01/2025

Ftesë

Ftoheni që të merrni pjesë në tubimin elektoral të Nëndegës së LDK-së në fshatin Zaplluxhe, i cili do të mbahet të hënën, më datën 13.01.2025, në ora 17:00, në objektin e Shkollës Fillore “Ilmi Bahtjari”. Gjatë këtij tubimi do të prezantohen kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës për Zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Ju mirëpresim!

Nisja e autobusit nga fshati Zaplluxhe, ora 13:30 LDK hap fushatën zgjedhore të shtunën, 11.01.2025, në Pallatin e Rinis...
05/01/2025

Nisja e autobusit nga fshati Zaplluxhe, ora 13:30

LDK hap fushatën zgjedhore të shtunën, 11.01.2025, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 17:00.

Forumi Rinor i LDK-së nëndega në Zaplluxhe sot mbajti kuvendin zgjedhor, ku kryetar  i Forumit Rinor u zgjodh Ujkan Zybe...
10/06/2022

Forumi Rinor i LDK-së nëndega në Zaplluxhe sot mbajti kuvendin zgjedhor, ku kryetar i Forumit Rinor u zgjodh Ujkan Zyberi.

Ujkanit dhe kryesisë së re i urojmë suksese dhe punë të mbarë.


✌️✌️

Address

Zaplluxhë
22050

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK - Nëndega në Zaplluxhe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share