Lëvizja Vetëvendosje - Therandë

Lëvizja Vetëvendosje - Therandë Komuna është vendi ku nis politika. Kjo është faqja zyrtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë.

Aty fillon të ndërtohet bazamenti i marrëdhënies midis qytetarëve dhe shtetit, por edhe midis vetë qytetarëve me njëri-tjetrin.

09/09/2026

Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën XI.

29/08/2026

27 milionë e 430 mijë euro është vlera e memorandumeve të nënshkruara gjatë kësaj jave, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me 14 komuna për Projektin e Banimit Social Adekuat.

22/08/2026

Bashkë me ministrat Fitore Pacolli-Dalipi dhe Andin Hoti prezantuam projektin e Banimit Social Adekuat, një investim i rëndësishëm për dinjitetin e familjeve, si dhe për barazinë e sigurinë sociale.

Vlera e gjithmbarshme e projektit është rreth 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna, të cilat janë partnere të rëndësishme në zbatim, sepse nëpërmjet tyre kalojnë edhe procedurat e prokurimit, por edhe përzgjedhja e familjeve përfituese për 773 njësi banimi.

Me këtë investim, po bëjmë një hap të rëndësishëm në një prej fushave të cilën, si Qeveri e Republikës së Kosovës, e kemi vendosur në qendër të punës sonë: përmirësimin e mirëqenies së familjeve dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë.

Krahas këtij projekti, po zhvillohet e po avancon ai i Banimit të Përballueshëm dhe Social, i cili aktualisht është në fazën e zbatimit në këto komuna: në Pejë, Istog, Podujevë dhe Gjilan.

E drejta për jetë, e drejta për banim, barazia mbi të gjitha, jo vetëm si synim i përbashkët, por edhe si pikënisje pa dyshim mbeten vlerat nga të cilat nisim e shkojmë, me të vetmin qëllim, që shteti të jetë për krejt sepse krejt jemi të këtij shteti.

21/08/2026
01/08/2026

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!

Mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e fuqishme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe frymëzim për organizatën tonë kudo.

Andaj, nesër, e shtunë, duke filluar nga ora 20:00, në Sheshin „Adem Jashari“ në Prishtinë, takohemi në pritjen e sivjetme që Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon për mërgatën.

I pranishëm do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes, njëherazi kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ju mirëpresim!

22/07/2026

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!

Më 1 gusht, e shtunë, në Sheshin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë takohemi me simpatizantë e anëtarë, aktivistë e bashkatdhetarë, në pritjen e sivjetshme që Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon për mërgatën.

Pjesëmarrës dhe folës në këtë takim do të jetë edhe Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi fillon në ora 20:00

Jeni të gjithë të mirëpritur, bashkë me familjet tuaja. Tregojuni edhe miqve, dhe shpërndajeni sa më shumë këtë ftesë

08/07/2026

Kryeministri Kurti në 20 vjetorin e themelimit të KOSTT, Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut

Address

Brigada 123
Suharekë
23000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Therandë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share