06/03/2026
NJOFTIM – NATA E ZJARRIT
Nëndega e OVL-UÇK – Pjetërshticë
Njoftohen qytetarët dhe bashkëluftëtarët e fshatit Pjetërshticë, së bashku me veteranët e Batalionit II “Ruzhdi Salihu”, si dhe të gjithë dashamirët e lirisë, se më 7 mars, në ora 18:15, në fshatin Pjetërshticë, do të organizohet aktiviteti tradicional “Nata e Zjarrit”, ku do të bëhet ndezja e flakadanëve te tri shkronjat e lavdishme të UÇK-së.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, në nderim dhe përkujtim të sakrificës heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor, që së bashku të nderojmë veprën dhe sakrificën e heronjve tanë.
Luten veteranët e Batalionit II “Ruzhdi Salihu” që të veshin uniformat e batalionit.
Pas përfundimit të aktivitetit, do të mblidhemi në Odën e Kazermës – Muze të Batalionit II “Ruzhdi Salihu”.