Komuna Skenderaj

Komuna Skenderaj skenderaj.rks-gov.net

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, sot u organizuan ceremonitë mortore dhe përkujtimore...
12/06/2026

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, sot u organizuan ceremonitë mortore dhe përkujtimore për luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, të cilit iu dha lamtumira e fundit me nderimet më të larta institucionale dhe qytetare.

Aktivitetet përkujtimore nisën me homazhe dhe parakalim pranë arkivolit të të ndjerit, ku familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, personalitete të jetës publike dhe qytetarë të shumtë shprehën respektin dhe mirënjohjen e tyre për kontributin e dhënë në shërbim të lirisë së Kosovës.

Në vazhdim u mbajt mbledhja komemorative, gjatë së cilës u vlerësua lart jeta dhe veprimtaria e Sahit Jasharit, si një luftëtar i përkushtuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si një qytetar i dalluar që dha kontribut të çmuar për çështjen kombëtare. Folësit e pranishëm kujtuan me respekt rrugëtimin e tij jetësor dhe veprën që do të mbetet pjesë e kujtesës sonë kolektive.

Ceremonia e varrimit u zhvillua në varrezat e lagjes Jashari, ku në praninë e një numri të madh qytetarësh, delegacionesh institucionale, përfaqësuesish politikë, veteranësh të luftës, bashkëluftëtarësh, miqsh dhe familjarësh, iu dha nderimi i fundit.

Pjesëmarrja e madhe në këto ceremoni dëshmoi respektin e veçantë që gëzon figura e Sahit Jasharit dhe mirënjohjen e vazhdueshme për kontributin e tij në rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Me nderim dhe dinjitet të lartë, Komuna e Skenderajt dhe qytetarët e saj i dhanë lamtumirën e fundit luftëtarit të UÇK-së, Sahit Jashari, duke ruajtur me krenari kujtimin, veprën dhe idealet për të cilat ai punoi dhe sakrifikoi gjatë gjithë jetës së tij.

NJOFTIM PËR OPINION PUBLIKMe rastin e ndarjes nga jeta të Komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, komuna e Skenderajt njof...
12/06/2026

NJOFTIM PËR OPINION PUBLIK

Me rastin e ndarjes nga jeta të Komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, komuna e Skenderajt njofton se ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.

Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt dhe familja Jashari:

Homazh pranë arkivolit:
Data: 12 qershor 2026
Ora: 11:30 - 14:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Mbledhja komemorative:
Data: 12 qershor 2026
Ora: 14:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Varrimi i të ndjerit:
Data: 12 qershor 2026
Ora: 16:00
Vendi: Varrezat e lagjes Jashari, Prekaz.

E pamja e familjes Jashari:
Data: 13 dhe 14 qershor 2026, nga ora 08:00 -16:00.

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, miqve, bashkëluftëtarëve, dashmirëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur jetën dhe veprën e të ndjerit Sahit Jashari.

KOMUNIKATË PËR MEDIAMe dhimbje të thellë, Komuna e Skenderajt njofton se ka ndërruar jetë Sahit Jashari, një ndër bashkë...
11/06/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Me dhimbje të thellë, Komuna e Skenderajt njofton se ka ndërruar jetë Sahit Jashari, një ndër bashkëluftëtarët më të hershëm të Komandantit Legjendar Adem Jashari, ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jeta dhe veprimtaria e Sahit Jasharit janë të lidhura ngushtë me periudhat më të rëndësishme të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. Si pjesë e gjeneratës së parë të luftëtarëve të UÇK-së, ai dha kontribut të çmuar në rrugën e lirisë dhe të çlirimit të vendit, duke mbetur gjithmonë shembull i përkushtimit, guximit dhe atdhedashurisë.

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen Jashari, për bashkëluftëtarët, për Skenderajn dhe për gjithë Kosovën.

Komuna e Skenderajt shpreh respektin dhe mirënjohjen e saj të përhershme për kontributin e Sahit Jasharit në shërbim të lirisë së Kosovës dhe të idealeve për të cilat ai veproi gjatë gjithë jetës së tij.

Në këto çaste të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, farefisit, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë qytetarëve që ndajnë dhimbjen për humbjen e tij.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, ceremonia mortore do të organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku. Për detajet e ceremonisë mortore do t’ju njoftojmë me kohë.

Sot, në ceremoninë solemne të diplomimit të maturantëve të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, u ndanë emocionet e përmbylljes së...
11/06/2026

Sot, në ceremoninë solemne të diplomimit të maturantëve të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, u ndanë emocionet e përmbylljes së një etape të rëndësishme të jetës dhe fillimit të një rrugëtimi të ri drejt së ardhmes.

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Kastriot Duraku, drejtorë të drejtorive komunale, deputetë, stafi arsimor, prindër dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, u shprehën urimet më të sinqerta për të gjithë maturantët, duke vlerësuar përkushtimin, punën dhe sukseset e tyre gjatë viteve të shkollimit. Le të mbajnë gjithmonë me krenari dijen, vlerat dhe ëndrrat e tyre, sepse e ardhmja ndërtohet nga guximi, puna dhe përkushtimi.

Urime të gjithë maturantëve!

Sot, në atmosferë festive dhe plot krenari, u shënua 100-vjetori i Shkollës “Abedin Rexha”, një institucion arsimor që p...
11/06/2026

Sot, në atmosferë festive dhe plot krenari, u shënua 100-vjetori i Shkollës “Abedin Rexha”, një institucion arsimor që për një shekull ka qenë vatër e dijes, edukimit dhe formimit të brezave të tërë.

Në këtë jubile të veçantë morën pjesë nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Kastriot Duraku, mësimdhënës, ish-mësimdhënës, nxënës, ish-nxënës dhe shumë mysafirë të tjerë, të cilët së bashku kujtuan dhe nderuan historinë e pasur të kësaj shkolle.

Gjatë këtyre 100 viteve, Shkolla “Abedin Rexha” ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave që kanë shërbyer me dinjitet në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe institucionale. Kjo shkollë zë një vend të rëndësishëm në historinë tonë arsimore dhe kombëtare, duke qenë vendi ku mori hapat e parë të shkollimit edhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Urime nxënësve, mësimdhënësve, ish-nxënësve dhe gjithë komunitetit shkollor këtë përvjetor të madh. Urojmë që Shkolla “Abedin Rexha” të vazhdojë edhe për shumë dekada të jetë burim i dijes, edukatës dhe sukseseve të reja për brezat që vijnë.

Urime 100-vjetori i Shkollës “Abedin Rexha”!

Sot përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë dëshmorin e kombit, Kadri Kuliqi nga Abria e Poshtme, i cili sakrifikoi ...
10/06/2026

Sot përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë dëshmorin e kombit, Kadri Kuliqi nga Abria e Poshtme, i cili sakrifikoi gjithçka për lirinë e Kosovës. Edhe pas 27 vitesh, fati i tij mbetet i pazbardhur dhe ai vazhdon të figurojë në mesin e të zhdukurve gjatë luftës.

Sakrifica e Kadri Kuliqit është dëshmi e çmimit të lartë që populli ynë pagoi për liri. Kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat tona, ndërsa kërkimi për të vërtetën dhe drejtësinë nuk do të ndalet kurrë.

Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Kadri Kuliqi dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!

Sot përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë dëshmorin e kombit, Kadri Kuliqi nga Abria e Poshtme, i cili sakrifikoi gjithçka për lirinë e Kosovës. Edhe pas 27 vitesh, fati i tij mbetet i pazbardhur dhe ai vazhdon të figurojë në mesin e të zhdukurve gjatë luftës.

Sakrifica e Kadri Kuliqit është dëshmi e çmimit të lartë që populli ynë pagoi për liri. Kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat tona, ndërsa kërkimi për të vërtetën dhe drejtësinë nuk do të ndalet kurrë.

Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Kadri Kuliqi dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!
SL

Me nxënësit e klasave të bashkëngjitura dhe të rregullta të shkollave të Komunës së Skenderajt është realizuar një vizit...
10/06/2026

Me nxënësit e klasave të bashkëngjitura dhe të rregullta të shkollave të Komunës së Skenderajt është realizuar një vizitë njëditore në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Kjo vizitë u zhvillua përmes aktiviteteve rekreative, lojërave dhe argëtimit, ku fëmijët patën mundësinë të kalojnë kohë cilësore së bashku, duke shijuar natyrën e gjelbër dhe ajrin e pastër.

Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku, i ka përcjellë nxënësit për këtë udhëtim, si pjesë e përkrahjes dhe kujdesit institucional ndaj aktiviteteve që nxisin gjithëpërfshirjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

Gëzimi dhe entuziazmi i tyre mbeten motiv i vazhdueshëm për të forcuar angazhimin në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë ndihet i vlerësuar, i barabartë dhe i përkrahur.

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Bankën Botërore dhe Kryqin e Kuq t...
10/06/2026

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Bankën Botërore dhe Kryqin e Kuq të Kosovës, realizoi sot ushtrimin fushor “Vërshimet 2026 – Skenderaj”, i cili u mbajt në ambientet e Shkollës Fillore “Ahmet Delia” në Skenderaj.

Ky ushtrim kishte për qëllim testimin e planeve të reagimit emergjent, vlerësimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional në rast të situatave emergjente të shkaktuara nga vërshimet.
Në ushtrim morën pjesë institucionet kryesore të reagimit emergjent, përfshirë Policinë e Kosovës, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Emergjencën Spitalore, të cilat demonstruan procedurat e reagimit, koordinimit dhe menaxhimit të incidenteve në kushte të simuluara.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Nënkryetari i Komunës, Fadil Nura, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arbër Geci, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hasan Hoti si dhe zyrtarë komunalë, të cilët përcollën nga afër zhvillimin e ushtrimit dhe koordinimin ndërinstitucional.

Përmes këtij aktiviteti u testuan mekanizmat e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e emergjencave civile dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Komuna e Skenderajt shpreh mirënjohjen e saj për të gjitha institucionet dhe organizatat partnere që kontribuuan në organizimin dhe realizimin me sukses të këtij ushtrimi, duke dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm në forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e situatave emergjente.

Ushtrime të tilla paraqesin një komponent të rëndësishëm në përgatitjen dhe avancimin e sistemeve të reagimit emergjent, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së komunitetit përballë rreziqeve natyrore.

Duke u bazuar në nenin 68 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, ndërlidhur menenin 6 të Rregullores për Trans...
10/06/2026

Duke u bazuar në nenin 68 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, ndërlidhur me
nenin 6 të Rregullores për Transparencë në Komunën e Skenderajt Nr.01-110/01-
0047004/20, tё datës 02.11.2020, si dhe nenin 67 të Statutit të Komunës së Skenderajt
Nr.01-110-385 të datës 03.12.2008, Kryetari i Komunës fton qytetarët në:

TAKIM PUBLIK

Me datën 30.06.2026, në ora 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Skenderajt

FC DRENICA FUTSALL KAMPIONE E SUPERLIGËS PËR HERË TË PARËNë një atmosferë të jashtëzakonshme sonte në Pallatin e Rinisë ...
09/06/2026

FC DRENICA FUTSALL KAMPIONE E SUPERLIGËS PËR HERË TË PARË

Në një atmosferë të jashtëzakonshme sonte në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku mijëra tifozë të udhëhequr nga brohoritjet e pandalshme të “Shqiponjave të Zeza” mbështetën ekipin tonë drejt një triumfi historik. Të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku, drejtorë dhe zyrtarë komunalë, të cilët përjetuan nga afër emocionet e finales.

Në një ndeshje spektakolare ndaj Prishtina 01, lojtarët tanë dominuan lojën nga fillimi deri në fund, duke dëshmuar cilësi, përkushtim dhe shpirt kampioni. Kjo paraqitje e shkëlqyer u kurorëzua me një fitore madhështore dhe me trofeun e kampionit të Superligës në Futsall me rezultat final 7:4 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2:0 me lojë të fituara.

Urime lojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve të mrekullueshëm për këtë sukses të jashtëzakonshëm që e bën krenare Drenicën. Ky është shpërblimi i shumë sezonëve të mbushur me punë, sakrificë dhe besim deri në fund.

Urime kampionë! 🏆🦅
FC Drenica Futsall krenaria jonë! 🖤❤️

Address

Rr. 28 Nëntori
Skenderaj
41000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna Skenderaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share