20/12/2019
Fillimisht duhet me e ceke se ndihem mjaft keq qe Skenderaj edhe 20 vjet pas luftes po paraqitet ne medie vetem neper kronika te zeza!!!
Duhet ta potencojme se sulmet e vazhdueshme qe vijne nga qeverisja komunale e Skenderajt, jane te orkestruara dhe kane per qellim pastrimin e terenit, ne menyre qe te operojne lirshem neper teren, pa u penguar nga askush!!!
Eshte per keqardhje se si jemi katandisur (si komune) duke eksperimentuar e duke ua dhene rastin te na udheheqin njerez te cilet nuk kane as dije minimale, ne raport me punen qe bejne!!!
Banoret e komunes, asamblistet e gazetaret, nuk kane probleme me drejtoret e ndryshem e as kryetarin, por problemin me te madh e REAL e kemi me formen se si qeveriset, ose me mire me thane se si keq-qeverist!!!
Disa nga drejtoret te cilet kane qene me kredibil ne raport me punen qe bejne, ose kane dhene doreheqje ose jane shkarkuar!
Dhe keshtu, kryetari i komunes ka mbetur me nje strukture tejet te varfer (intelektualisht) te njerezve, sic jane: soji i drejtorit te famshem, pastaj i sigurimit dhe shoferit te tij!
Keta te gjithe jane te njejte per nga menyra e te menduarit dhe e te vepruarit!!!
Rasti i ndodhur me gazetarin e "Zerit" z. Kajtaz Gecaj eshte pjese e nje serie e cila tanime s'ka te ndaulur, edhe ky eshte nje rast i orkestruar dhe pjese e nje linçim publik qe i eshte bere gazetarit ne fjale!
Drejtori famekeq sic tanime dihet, eshte i papermiresueshem dhe ne vazhdimsi kercenon e sulmon cdo kend qe ai konsideron se po e pengon ne rrugen e tij!!!
Eshte turp e shkuar turpit, kur e dijm faktin qe keta komunaret tane, me letra pothuajse te gjithe jane "mastera te juridikut" edhe asnjeri nga ta nuk i perfille ato qe i kane "mesuar" ne shkolle, (dyshoj qe kah shkolla i kane ra vec per me shkaktu naj telashe ose me nguce çika)!!!
Sjelljet dhe veprimet e tyre gjithnje i orientojne ne m***e te forces e jo forcen e argumenteve!!!
Kjo qeverisje e keta kapedane e kane humbe rastin qe te lene gjurme si qeverisje normale, andaj n'deshperim e siper keta jane bere paranojak te dhunshem e te rrezikshem ne cdo aspekt!!!
Ne nje vend ku perfaqesuesit e popullit, gazetaret e njerez qe kane mendim ndyrshe, shantazhohen, linçohen, kercenohen e goditen sahere qe "paraqitet nevoja", gjithcka mund t'i themi pos vend normal e demokratik ASNJEHERE.
I ftoj te gjithe banoret e komunes, gazetaret, organizatat jo qeveritare, qe t'mos heshtin perballe ketyre akteve te uleta, gjithashtu i lus qe te ndermarrin veprime konkrete, sepse keto dukuri te uleta, tashme jane bere fenomene te rendomta!!!
Njekohesishte i ftoj te gjitha mediet qe te jene me te pranishme ne komunen tone, ne menyre qe te rritet presioni publik, i cili besoj se do t'i kontribuonte ndryshimit te rrethanave ne komunen tone.