15/09/2026
NJOFTIM
Komuna e Skenderajt njofton qytetarët se nesër, nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, fillon organizimi për përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, i cili pritet të shpallet nga ora 10:00.
Ftojmë qytetarët të jenë të pranishëm dhe ta përcjellim së bashku këtë moment të rëndësishëm në ekranin e madh, me shpresën që drejtësia do të triumfojë dhe Çlirimtarët tanë do të shpallen të pafajshëm.
Bashkë në pritje të drejtësisë!
Komuna e Skenderajt