25/08/2023
Krim i hapur ekonomik nga "juristi" Fadil Nura në bashkëpunim më Operatorin Ekonomik "ANDRRA Invest sh.p.k."!
Qytetarët e Skënderajt dhe opinioni i gjerë tashme e ka kuptuar se në komunën e Skënderajt, në lagjen II të qytetit është punuar pa leje ndërtimi dhe është shkaktuar rrëzik i përgjithshëm publik me dijeninë e plotë të kryetarit Fadil Nura dhe institucioneve tjera relevante.
Mirëpo fatkeqësisht, kryetari i Komunës së Skënderajt dhe të tjerë akter përgjegjës janë duke u munduar me e mbulu krimin dhe kështu mund të bëhen bashkëpjesmarrës në krim.
Të dashur qytetarë dhe prokurori e nderuar,
Ne si këshilltar të Kuvendit Komunal në Skënderaj kemi paraqitur një Ankesë në Policinë e Kosovës-Stacionin Policor në Skënderaj me datën 03.08.2023, për dëmtimin e pronës publike, shembjen e oborrit të Qerdhes Publike, shembjen dhe mbylljen e tërsishme të rrugës “Emin Lati” në Lagjën II në Skënderaj.
Fillimisht Komuna e Skënderajt përkatësisht Kryetari i Komunës me vetëdije të plotë ka lejuar punimet pa leje ndërtimi, operatorin ekonomik “Andrra Invest sh.p.k” në parcelën me nr. 01041-0.
Në fillim ne i kemi ngritur shqetësimet tona për rrezikimin e jetës së qytetarëve, sigurisë publike dhe shkatërrimin e pronës publike mirëpo pas kësaj gjatë rrugës e kemi vërejtur që kompania në fjalë ka punuar pa leje ndërtimi që nga data 20.07.2023 pothuajse një muaj në zëmer të qytetit ndërsa nuk u pengua nga kryetari i komunës pasiqë sipas të gjitha dëshmive del që ky i fundit është i përfshir në këtë krim këmbë e kokë.
Me datën 28.07.2023 në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Skënderajt u parashtruan pyetje nga këshilltarët komunal pikërisht për këto punime të rrezikshme të cilat kishin dëmtuar pronën publike dhe gjithashtu rrezikonin jetrat e qytetarëve mirëpo në këtë mbledhje Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit u përgjigj se ia ka terhjekur vërejtjen operatorit ekonomik si dhe janë marrur vesh që rruga dhe prona publike të kthehet në gjëndjen e mëparshme kaq nga një drejtor inspektorati i cili e lejoj pa asnjë pengesë pa kurrfar leje të punoj operatori ekonomik.
Pastaj problemi vazhdon e thellohet ku për habi Kryetari i Komunës i cili ia mban të jetë gogja njëfar juristi i zoti përmes një Interviste në Televizionin KTV pohon se aty p***a qenë një fabrik e tullave në ish jugosllavi dhe krejt problemi i shembjes se rruges p***a qenë ai, mirëpo as kjo nuk është e vërtetë sepse aty janë rrenuar shtëpi banimi për të filluar ai ndërtim i jashtëligjshëm, gjithashtu pohon se kompania ne fjalë është e paisur me leje ndërtimi. Intervista u zhvillua me datën 07.08.2023 ndërsa kompania ka aplikuar për leje me datën 14.08.2023 ndërsa u paisur me leje ndërtimi madje me leje vetëm për 2 kate bodrume.
Në kohën kur e ka dhënë intervistën kryetari i Komunës së Skënderajt me datën 07.08.2023 Operatori Ekonomik nuk ka qenë i paisur as me pëlqimet nga KEDS dhe Ujësjellësi e lërë më lejen e ndërtimit.
Pas gjithë këtij kaosi Policia si duket e neglizhoi rastin skajshmërisht edhe pse në bazë të ligjit Nr. 04/L-076 PËR POLICINË Nenit 10 ata menjëherë pas ankesës është dashur ta inicojnë rastin mirëpo nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Ne ankesën e kemi parashtru me datën 03.08.2023 ndërsa ata kanë dalur në vendngjarje me datën 09.08.2023 edhe këtë jo duke ju përgjigjur ankesës sonë por ankesës së banorëve të cilët janë detyruar të paraqesin rastin disa ditë më vonë, pasiqe institucionet kompetente nuk ndermerrnin masa ndaj Operatorit Ekonomik.
Pas paraqitjes së rastit, tri herë radhazi kemi qenë në stacionin policor në Skënderaj që ta marrim BF-në për ta pasur si dëshmi për ankesën që e kemi bërë mirëpo një gjë e tillë nuk na është ofruar.
Tani lënda ndodhet në Njësitin policor të krimeve ekonomike në Mitrovicë dhe Prishtinë andaj presim nga ata që të mirren me secilin veç e veç për mosveprim dhe shkelje të ligjit.
Qeverisjen korruptive nuk do ta lejojmë që të bëhet edhe kriminale, bashkë me qytetarët do t’i përgjigjemi me ligj dhe votë ndëshkuese duke e derguar në vendin që meritojnë tash e sa kohë.