Ali Dula

Directions

Ali Dula Zëvendësministër i parë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

25/10/2026

Autokrati Vuçiq pranon humbjen në Serbi, u kry.

E humbja e Vuçiqit nuk do të shënonte vetëm fundin e një autokrati, por edhe fillimin e sprovës historike të Serbisë për t’u shkëputur nga nacionalizmi hegjemonist dhe për të ndërtuar një demokraci që e pranon realitetin e Kosovës si shtet të pavarur.

Bashkë me mikun dhe ish deputetin Afrim Hoti, na ftoi për kafe baca Ismet Gashi, veteran i UÇK-së dhe bashkaktivist i pr...
25/10/2026

Bashkë me mikun dhe ish deputetin Afrim Hoti, na ftoi për kafe baca Ismet Gashi, veteran i UÇK-së dhe bashkaktivist i prof. Ukshin Hoti.

Me kryetarë dhe aktivistët e Opterushës, Zaqishtit dhe dy Retijave, të cilët me energjinë e pashtershme, punë dhe angazh...
24/10/2026

Me kryetarë dhe aktivistët e Opterushës, Zaqishtit dhe dy Retijave, të cilët me energjinë e pashtershme, punë dhe angazhim të vazhdueshëm për Lëvizjen nuk ndalen për asnjë kohë.

23/10/2026

Lëvizja VETËVENDOSJE! drejt fuqizimit të mëtejmë organizativ dhe procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Sonte, në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e Qendrave të Lëvizjes në Kosovë dhe në mërgatë. Në këtë takim, krahas Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministrit, Albin Kurti, Sekretarit Organizativ, Alim Rama, dhe Koordinatorit të Qendrave, Salih Zyba, morën pjesë edhe anëtarë të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes.

Në mbledhje u diskutua për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet institucionale, prioritetet e qeverisjes dhe angazhimet politike e organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në periudhën që kemi përpara.

Kryetari njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, falënderoi të gjitha strukturat organizative të Lëvizjes, drejtuesit e Qendrave, aktivistët dhe anëtarësinë në Kosovë e në mërgatë, për punën e palodhshme, përkushtimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e parezervë në të gjitha proceset zgjedhore të deritanishme dhe në punën tonë për ecjen përpara.

Angazhimi i tyre, nga secila lagje e fshat, në çdo komunë të Kosovës dhe gjithandej mërgatës sonë, ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të forcës politike dhe organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Me konsolidimin e institucioneve të Republikës, synimet dhe përgjegjësitë tona janë të qarta, punë e përditshme, e ndershme dhe e palodhshme në shërbim të qytetarëve, zbatim i zotimeve tona programore dhe avancim i reformave që fuqizojnë shtetin, zhvillojnë ekonominë dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. Besimi dhe mbështetja e qytetarëve na obligojnë që angazhimin tonë politik dhe institucional ta përkthejmë vazhdimisht në punë konkrete dhe rezultate të prekshme.

Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua çështjeve të brendshme organizative, me theks të veçantë procesit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim u arrit dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Zgjedhjet e brendshme përbëjnë një proces të rëndësishëm demokratik për ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të strukturave tona. Ato janë mundësi për mobilizim më të fuqishëm organizativ, për zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, për avancimin e kuadrove dhe për forcimin e lidhjes së drejtpërdrejtë të Lëvizjes me qytetarët në çdo nivel të organizimit.

Nga ky proces, Qendrat tona synojnë të dalin edhe më të bashkuara, më të fuqishme dhe më të përgatitura për përgjegjësitë dhe angazhimet që na presin. Fuqizimi i organizatës sonë politike është i pandashëm nga përmbushja e përgjegjësive tona qeverisëse dhe nga ndërtimi i një alternative gjithnjë e më të konsoliduar në nivelin lokal.

Në veçanti, forcimi i Qendrave tona nëpër komuna është domosdoshmëri për ta shtrirë alternativën qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çdo lagje e në çdo fshat. Qytetarët tanë kanë nevojë për qeverisje lokale që vendos interesin publik mbi interesat e ngushta, që sjell zhvillim të barabartë, shërbime cilësore, transparencë dhe përgjegjshmëri. Alternativa jonë qeverisëse duhet të jetë gjithnjë e më e pranishme, më e organizuar dhe më e gatshme për t'u dhënë përgjigje nevojave konkrete të qytetarëve në secilën komunë.

Organizim më i fortë, angazhim më i madh dhe më shumë punë për qytetarët, në çdo komunë të Republikës, në secilën lagje e fshat.

Edi Rama duke e fshire Albin Kurtin nga fotografia nuk e fshin dot realitetin shqiptar.Gjest arrogance, nje smiranti pol...
22/10/2026

Edi Rama duke e fshire Albin Kurtin nga fotografia nuk e fshin dot realitetin shqiptar.

Gjest arrogance, nje smiranti politik e me kulture politike krejt autoritare. Psikologjia politike shpjegon se nevoja per dominim dhe frika nga humbja e statusit mund ta shtyjne individin ta zvogeloje simbolikisht tjetrin.

Kur egoja e nje lideri vihet mbi unitetin kombetar, gjesti perceptohet si antikombetar. Logjike dominimi qe i shkon pershtati diskursit te Vuçiqit ne fushaten e tij, e assesi frymes se unitetit shqiptar.

O Rame, fotografia mund te pritet, por realiteti dhe dinjiteti i Kosoves nuk fshihen me gershere.

22/10/2026
22/10/2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet në Mal të Zi.

22/10/2026
20/10/2026

Address

Rahovec
21000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ali Dula posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share