29/05/2026
KUVENDI I KOMUNËS SË RAHOVECIT, MBAJTI MBLEDHJEN E PESTË TË RREGULLT PËR VITIN 2026.
🔷Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit,
z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja e muajit maj, seanca e pestë e rregullt për këtë vit kalendarik. Sot, e premte, 29 maj 2026.
🔷RENDI I DITËS ishte me 10 pika të rregullta dhe 2 shtesë:👇🏼
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e Strategjisë për Menaxhimin e Ujërave të Zeza, 2025 - 2031;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e Planit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2026;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjen e këshillave lokale;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për emërimin e komisionit të ankesave për procesin e zgjedhjes së këshillave lokale;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve dhe të rrugicave në komunën e Rahovecit;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim-plotësimit të draft-rregullores për Shërbime Publike 01 nr.2917, i datës 26.10.2018;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e komisionit të ankesave kundër vendimit të komisionit ad hoc për miratimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe;
9. Shqyrtimi i informatës nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural rreth rregullimit të rrugëve në komunën e Rahovecit për vitin 2025;
10. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
🔷Shtesë:👇🏼
1. Vendimi për lirim nga pagesat e taksave për aplikim për leje ndërtimore dhe legalizim të objektit me banim social në Rahovec;
2. Vendim për hapjen e shqyrtimit publik të draft dokumentit të planifikimit hapësinor “Harta Zonale e Komunës së Rahovecit, 2026-2034”.
🔷Të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës, u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.
🖥️✍🏻 Si zakonisht, Sekretaria e Kuvendit do ta përgatisë procesverbalin e seancës, i cili do të publikohet në këtë vegëz në ueb-faqen zyrtare të komunës.//kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/
💿Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz👇🏼: //kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/