08/03/2021
Tjetër skandal në komunën e Haskukës, mësueset mbështetëse anëtare të komisionit përzgjedhës të stafit arsimor
Drejtoria Komunale e Arsimit në komunën e Prizrenit, ka emëruar në mënyrë të paligjshme anëtare të komisionit përzgjedhës në konkursin për mësimdhënës të shpallur më datë 17.08.2020 mësueset mbështetëse të Save dhe Children Besa Krasniqi dhe .
Ligji i arsimit parauniversitar 04\L-032 dhe udhëzimi administrativ 17\2009 për procedurat e përzgjedhjes së personelit arsimor në shkollë, neni tre pika 1.1 dhe pika 1.2 saktësojnë se anënarët e komisionit përzgjedhës duhet të jenë: dy përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe drejtori i shkollës përkatëse.
Në konkursin e shpallur më datë 17.08.2020 asnjë prej këtyre kriterëve të sanksionuar në ligj nuk janë respektuar. (Lexo udhëzimin).
Në të njëjtin konkurs për shkak të pazareve është ndërruar dy herë vendimi për përgjedhjen e anëtarëve të komisionit.
Siç shihet në dokumentin e publikuar, në vendimin e plotësim ndryshimin e parë anëtarë të komisionit janë Sedat Bajrami kryetar, Kaltrina Skoro Myrtezaj dhe Ismen Ajazaj,
anëtarë, ndërsa në vendimin e dytë në vend të Sadat Bajramit emërohet Maxhun Krasniqi, ndërsa në vend të Ismen Ajazajt emërohet Besa Krasniqi.
Ftohen organet e drejtësisë që të hetojnë rastin dhe ta zbardhin. Nëse ka drejtësi!