Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit Faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi sot takim me Kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, anëtarin e bordit ...
10/04/2026

Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi sot takim me Kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, anëtarin e bordit të Federatës, Berk Kyçyk, si dhe përfaqësuesit e Klubit të Çiklizmit “Pro Bike Prizren”, Agon Hukallo dhe Mustafa Mani, me të cilët diskutoi për organizimin e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026, që do të mbahet më 5–7 qershor në Kosovë.

Një nga etapat e kësaj gare prestigjioze pritet të zhvillohet në Prizren, duke e vendosur qytetin në hartën e ngjarjeve ndërkombëtare të çiklizmit.

"Shpreha gatishmërinë e plotë për mbështetje institucionale dhe e vlerësoj këtë organizim si mundësi të rëndësishme për promovimin e sportit, turizmit dhe imazhit ndërkombëtar të Prizrenit e Kosovës" - potencoi Kryetari Totaj.

Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ergyle dhe Naxhi Gjurgjialon, të cilët si familje vazhdojnë ta ruajnë dhe kultivojnë një...
10/04/2026

Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ergyle dhe Naxhi Gjurgjialon, të cilët si familje vazhdojnë ta ruajnë dhe kultivojnë një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar – plisin.

Ata planifikojnë ta ringjallin këtë traditë përmes organizimit të “Ditës së Plisit”, e cila sivjet përkon me përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

"Komuna e Prizrenit do të vazhdoj t’i mbështes idetë dhe iniciativat e tilla që mbajnë gjallë traditat tona dhe forcojnë identitetin kulturor" - u shpreh Kryetari Totaj.

Kryetari Shaqir Totaj priti sot ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prizren, Crist...
10/04/2026

Kryetari Shaqir Totaj priti sot ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prizren, Cristiano Barale, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, me ç’rast Kryetari Totaj falënderoi z. Barale për bashkëpunimin korrekt të deritanishëm dhe diskutuan për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve si dhe për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ndriçimi publik në Prizren po përmirësohet çdo ditë! Me angazhimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë nisur ndërhy...
10/04/2026

Ndriçimi publik në Prizren po përmirësohet çdo ditë!

Me angazhimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë nisur ndërhyrjet për rregullimin dhe funksionalizimin e ndriçimit në disa prej lagjeve të qytetit.

Së fundmi, është rikthyer ndriçimi në zonën përreth Bajrakli Xhamisë si dhe në rrugët “Mehmet Pasha”, “Shefki Koqinaj”, “Ardian Zurnaxhiu” dhe “12 Qershori”, duke rritur kështu sigurinë dhe lehtësuar lëvizjen për qytetarët.

Punimet do të vazhdojnë edhe në zona të tjera, në mënyrë që çdo lagje të ketë ndriçim të rregullt dhe cilësor.

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar sot asfaltimin e ...
07/04/2026

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar sot asfaltimin e një segmenti rrugor prej 160 metrash, në afërsi të QMF-së në Gjonaj.

Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore mbetet prioritet i Komunës së Prizrenit, me synim lehtësimin e qasjes dhe përmirësimin e lëvizjes për qytetarët.

Kryetari Shaqir Totaj priti sot pianisten e talentuar prizrenase, Riola Susuri, e shoqëruar nga profesoresha e saj, Besa...
02/04/2026

Kryetari Shaqir Totaj priti sot pianisten e talentuar prizrenase, Riola Susuri, e shoqëruar nga profesoresha e saj, Besarta Guri Bobaj.

Pas sukseseve të shumta në gara dhe paraqitje ndërkombëtare e vendore, ajo do të marrë pjesë si “Special Guest Artist” në koncertin gala të “International Piano Ballkan Academy”, në kuadër të WPTA Spain International Piano Competition, që do të mbahet më 17 prill në Madrid, në auditorin Yehudi të Universitetit UAX.

"Talentët tanë të rinj gëzojnë mbështetjen e plotë të Komunës së Prizren dhe i inkurajojmë për suksese të mëtutjeshme e prezantim sa më dinjitoz të qytetit tonë" - u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.

Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Pë...
02/04/2026

Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Auditimi në shërbim të qeverisjes së mirë – Roli dhe ndikimi i ZKA-së”, me ç’rast diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për vazhdimin e marrëdhënieve të mira e korrekte ndërmjet dy institucioneve.

Gjithashtu, vizituan SHMLP “Ymer Prizreni”, ku u mbajt prezantim informues për nxënësit e kësaj shkolle.

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌Drejtoria Komunale e Inspektorateve njofton pronarët e lokaleve që ekspozojnë mallra (pemë, perime, tekstil, plas...
02/04/2026

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌

Drejtoria Komunale e Inspektorateve njofton pronarët e lokaleve që ekspozojnë mallra (pemë, perime, tekstil, plastikë, etj.) para lokaleve afariste, e që nuk janë të pajisur me leje nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, se Inspektorati Komunal nga data 16 prill 2026 do të ndërmarrë aksion për largimin e tyre me qëllim lirimin e të gjitha hapësirave publike dhe krijimit të qasjes së lirë për qytetarët në këto hapësira.

Në të kundërtën, njofton Drejtoria e Komunale e Inspektorateve, pronarët e lokaleve do të gjobiten dhe mallrat do të konfiskohen, për të cilin proces shpenzimet do t’i bartin pronarët e bizneseve.
Njoftimin zyrtar mund ta gjeni në këtë vegëz:

https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/04/Njoftim-nga-Drejtoria-e-Inspektoriatit-per-largimin-e-mallrave-nga-Hapesira-Publike.pdf

𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit fton të gjitha OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës dhe...
01/04/2026

𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit fton të gjitha OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës dhe individët që veprojnë në Komunën e Prizrenit, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit si dhe që përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për mbështetje financiare.

Të gjitha informatat e detajuara mund t’i gjeni në këto vegëza:

https://prizren.rks-gov.net/shpalljet/

https://prizren.rks-gov.net/thirrjet-publike/

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 Drejtoria për Buxhet dhe Financa, respektivisht Zyra e Tatimit në Pronë, njofton të gjithë tatimpaguesit e Komun...
01/04/2026

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌

Drejtoria për Buxhet dhe Financa, respektivisht Zyra e Tatimit në Pronë, njofton të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit se fatura e tatimit në pronë për vitin 2026 është përllogaritur dhe tashmë është e disponueshme për pagesë.

Me këtë rast, obligoheni që të filloni me kryerjen e pagesave përkatëse brenda afateve të përcaktuara ligjore, në mënyrë që të shmangen penalitetet eventuale.

Ftohen të gjithë qytetarët që të tregojnë përgjegjësi qytetare dhe t’i përmbushin me kohë obligimet e tyre tatimore!

Njoftimin zyrtar mund ta gjeni në këtë vegëz:

https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/04/Njoftim-publik-per-te-gjithe-tatimpaguesit-e-Komunes-se-Prizrenit.pdf

🇽🇰🇩🇪Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të...
31/03/2026

🇽🇰🇩🇪Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin zhvilluan takim miqësor dhe konstruktiv.

Me këtë rast diskutuan për marrëdhëniet shumë të mira ndërshtetërore dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Gjermanisë dhe Komunës së Prizrenit në të ardhmen.

Në veçanti, u ndalën te mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tërheqjen e investitorëve potencialë si dhe trajtuan tema të rëndësishme si arsimi, shëndetësia, turizmi dhe kultura.

Address

Adem Jashari
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38380011002

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Prizrenit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share