LDK-Nëndega DEDAJ

LDK-Nëndega DEDAJ Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from LDK-Nëndega DEDAJ, Political organisation, Dedaj, Prizren.

Ngushllime!
25/08/2026

Ngushllime!

Lamtumirë, Eqrem Kryeziu, një figurë e çmuar e Prizrenit, Dardanisë dhe e LDK-së!

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Eqrem Kryeziut, një prej figurave të rëndësishme të jetës politike, institucionale dhe publike të Prizrenit, Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Z. Eqrem Kryeziu i shërbeu për shumë vite Prizrenit dhe vendit. Ai ishte Kryetar i Komunës së Prizrenit, Kryetar i LDK-së në Prizren, Nënkryetar i LDK-së në nivel qendror dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në disa mandate.

Përkushtimi i tij ndaj Prizrenit, angazhimi politik dhe institucional, si dhe kontributi i tij në rrugëtimin e LDK-së, e bëjnë Eqrem Kryeziun një emër që do të mbetet gjatë në kujtesën e qytetit tonë dhe të subjektit politik që ai i shërbeu me përkushtim.

Për ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës në Prizren, kjo është një humbje e madhe. Sot kujtojmë me respekt një bashkëpunëtor, një veprimtar dhe një personalitet që për shumë vite ishte pjesë e rëndësishme e jetës sonë politike e institucionale.

Në emër të LDK-së, Dega në Prizren dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë qytetarëve që e njohën dhe e vlerësuan.

I lehtë i qoftë dheu i Dardanisë.
Lavdi veprës dhe kujtimit të tij!

Ngushllime!
25/08/2026

Ngushllime!

NJOFTIM PËR MBLEDHJEN KOMEMORATIVE PËR PROF. DR. EQREM KRYEZIUN

Me dhimbje të thellë njoftojmë anëtarët, strukturat dhe aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe qytetarët e Prizrenit, se sot, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet mbledhja komemorative për Prof. Dr. Eqrem Kryeziun, një prej figurave të shquara të LDK-së dhe të jetës politike, akademike e shoqërore të Kosovës.

📍 Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” – Prizren
🕝 Sot, ora 14:30

Prof. Dr. Eqrem Kryeziu do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si intelektual, profesor, veprimtar dhe një prej themeluesve e figurave qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe për angazhimin e tij të çmuar në zhvillimin dhe jetën institucionale të Prizrenit dhe Kosovës.

LDK - Dega në Prizren fton anëtarët, aktivistët, miqtë dhe bashkëpunëtorët që të marrin pjesë në këtë tubim përkujtimor, në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Eqrem Kryeziut.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Kryetarin Eqrem Kryeziun! 🕊️🌹

Të nderuar hasjanë, struktura të LDK-së në Has dhe të gjithë të interesuarit,Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin elekto...
30/05/2026

Të nderuar hasjanë, struktura të LDK-së në Has dhe të gjithë të interesuarit,
Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin elektoral që do të mbahet në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit.
Ejani të gjithë në mbështetje të kandidatit tone Shaban Osmanaj

13/05/2026

Të nderuar anëtarë, aktivistë dhe mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Përgjatë gjithë angazhimit tim politik, kam besuar se LDK-ja nuk është thjesht një subjekt politik, por një ideal, një mision shtetformues, një identitet politik dhe moral që ka mbajtur gjallë shoqërinë tonë, frymën institucionale dhe orientimin perëndimor të Kosovës.

Pikërisht për këtë arsye, çdo përgjegjësi që më është besuar e kam trajtuar me përkushtim, me kujdes e ndershmëri dhe respekt ndaj vendit tim dhe anëtarësisë sonë të jashtëzakonshme.

Edhe në këto zgjedhje, si Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Zgjedhor në Prizren, do të jem plotësisht i angazhuar për mobilizimin dhe fitoren e LDK-së, sepse besoj se Kosovës i duhet një LDK e fortë dhe me vizion të qartë shtetëror.

E me gjithë këtë, përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarësia dhe strukturat tona, unë kësaj radhe kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Ky nuk është vendim kundër LDK-së. Përkundrazi. Është një vendim për ta ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme.

LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja është një ideal, është bindje është historia jonë përplotë lavdi dhe e ardhmja që garanton stabillitet dhe zhvillim të shtetit tonë!

Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet.

Jam i bindur se LDK do ta rigjejë forcën për t’u kthyer plotësisht te vlerat e saj burimore, aty ku parimet dhe merita janë themeli i çdo vendimi.

Faleminderit secilit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Zoti e bekoftë LDK-në,
Zoti e bekoftë Kosovën tonë!

Të nderuar bashkëvendës,kemi nderin ta kemi sërish nga dega jonë Dr. Shaban Osmanaj, një njeri i dëshmuar ndër vite në p...
18/12/2025

Të nderuar bashkëvendës,
kemi nderin ta kemi sërish nga dega jonë Dr. Shaban Osmanaj, një njeri i dëshmuar ndër vite në punën e tij në institucionet e Kosovës, profesionist i përkushtuar dhe human i veçantë.

Eja edhe ti!
18/12/2025

Eja edhe ti!

Address

Dedaj
Prizren
20000

Telephone

+38349560275

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK-Nëndega DEDAJ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LDK-Nëndega DEDAJ:

Shortcuts

Share