Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Komuna e Prizrenit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Komuna e Prizrenit Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Komuna e Prizrenit, Government Organization, Remzi Ademaj, Prizren.

🎨 U përmbyll edicioni i sivjetmë i Festivalit Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”Pas tri ditësh të mbushura me art, kreativitet...
22/08/2026

🎨 U përmbyll edicioni i sivjetmë i Festivalit Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”

Pas tri ditësh të mbushura me art, kreativitet dhe momente të veçanta, sonte përfundoi Festivali Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.
Në ceremoninë përmbyllëse ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Ajlin Shishko-Hajdari.

Përmes artit dhe aktiviteteve kreative, festivali solli në Prizren artistë nga vende të ndryshme, por mbi të gjitha krijoi një hapësirë të veçantë për fëmijët, të cilët me ngjyrat dhe imagjinatën e tyre i dhanë jetë këtij organizimi.

Një tjetër ngjarje që pasuroi jetën kulturore të Prizrenit dhe dëshmoi se kur arti merr jetë, qyteti bëhet edhe më i bukur. ✨🎨

NJOFTIM – MBLEDHJE KOMEMORATIVEMe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Erdogan Celina, ish-futbollist...
17/08/2026

NJOFTIM – MBLEDHJE KOMEMORATIVE

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Erdogan Celina, ish-futbollist dhe kontribuues i çmuar i futbollit dhe sportit prizrenas.

Në këto momente të dhimbshme, familjes, të afërmve, miqve, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit sportiv i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij shumëvjeçar në futboll, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, organizon mbledhje komemorative:

Sot, në ora 14:30
Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Ftojmë të gjitha klubet sportive, përfaqësuesit e tyre, ish-futbollistët, sportistët, bashkëlojtarët, punëtorët sportivë, miqtë dhe qytetarët që të marrin pjesë dhe së bashku ta nderojmë kujtimin dhe kontributin e tij në sportin prizrenas.

I qoftë i lehtë dheu dhe i përjetshëm kujtimi për të.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit sportiv.

Sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, morëm pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me Allian...
10/08/2026

Sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, morëm pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me Allianz Foundation dhe Autostrada Biennale.

Me këtë rast, vizituam edhe hapësirat e Hangarit të Autostrada Biennale, një hapësirë e veçantë që vazhdon të sjellë perspektiva të reja dhe të pasurojë jetën artistike e kulturore të qytetit tonë.

Mbështetja dhe bashkëpunimi me institucione e organizata të ndryshme janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe kulturës në Prizren.

🏋️‍♀️ CrossFit Open Day – Prizreni, Qytet Evropian i SportitDje, në Shadërvan, u mbajt me sukses aktiviteti CrossFit Ope...
03/08/2026

🏋️‍♀️ CrossFit Open Day – Prizreni, Qytet Evropian i Sportit

Dje, në Shadërvan, u mbajt me sukses aktiviteti CrossFit Open Day, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me IBEX, në kuadër të aktiviteteve të “Prizreni – Qytet Evropian i Sportit”.

Aktiviteti mblodhi sportdashës të shumtë, të cilët u sfiduan në disiplina të ndryshme të CrossFit-it, duke promovuar stilin e shëndetshëm të jetesës, frymën sportive dhe garën e ndershme.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe partnerët që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti, duke e bërë edhe një herë Prizrenin një qendër të sportit dhe energjisë pozitive.

👏 Urime të gjithë fituesve dhe faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen!

🏋️ CROSSFIT OPEN DAYNë kuadër të aktiviteteve të “Prizreni – Qytet Evropian i Sportit”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe ...
28/07/2026

🏋️ CROSSFIT OPEN DAY

Në kuadër të aktiviteteve të “Prizreni – Qytet Evropian i Sportit”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me IBEX, organizon CrossFit Open Day.

📅 2 Gusht
🕙 Ora 10:00 (paraqitja nga ora 09:30)
📍 Key – Shadërvan

Një ditë e mbushur me sfida, aktivitet fizik, muzikë, atmosferë pozitive dhe shpërblime për fituesit.

🎭 Ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Teatrit – Prizren Fest, edicioni i 5-të!Në një atmosferë të veçantë u hap zyrtarisht...
22/07/2026

🎭 Ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Teatrit – Prizren Fest, edicioni i 5-të!

Në një atmosferë të veçantë u hap zyrtarisht edicioni i 5-të i Prizren Fest, festivalit ndërkombëtar të teatrit, i cili edhe këtë vit sjell në Prizren artistë, shfaqje dhe produksione teatrore nga vende të ndryshme.

Përgjatë ditëve në vijim, festivali do të sjellë shfaqje teatrale, aktivitete kulturore, takime me artistë dhe ngjarje të shumta, duke pasuruar jetën kulturore të qytetit dhe duke mirëpritur vizitorë nga vendi dhe jashtë.

U mbajt edicioni i katërt i Festivalit të Muzikës “Rock & Blues Fest” në Prizren🎸Në një atmosferë të jashtëzakonshme, Pr...
07/07/2026

U mbajt edicioni i katërt i Festivalit të Muzikës “Rock & Blues Fest” në Prizren🎸

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, Prizreni mirëpriti edicionin e katërt të “Rock & Blues Fest”, një festival që mblodhi artistë, bende muzikore dhe adhurues të muzikës rock dhe blues, duke sjellë net plot ritëm, energji dhe performanca të veçanta.

Edicioni i katërt i Rock & Blues Fest përfundoi me sukses duke dëshmuar edhe një herë se Prizreni mbetet një qendër e rëndësishme e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

⚽️ Në kuadër të aktiviteteve të Festave të Qershorit, dje në Prizren u organizua Turneu Ndërkombëtar i Futbollit të Vete...
11/06/2026

⚽️ Në kuadër të aktiviteteve të Festave të Qershorit, dje në Prizren u organizua Turneu Ndërkombëtar i Futbollit të Veteranëve, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Kosova, Turqia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ky turne bëri bashkë veteranë të futbollit dhe sportdashës të shumtë, duke krijuar një atmosferë miqësore dhe duke forcuar lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve.
Turneu u organizua në kuadër të manifestimeve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit dhe synon të shndërrohet në një traditë të përvitshme, që promovon qytetin e Prizrenit si qendër të sportit, kulturës dhe mikpritjes.

Sot, në 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nderojmë një kapitull të lavdishëm të historisë sonë kombëtare.E ...
10/06/2026

Sot, në 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nderojmë një kapitull të lavdishëm të historisë sonë kombëtare.

E themeluar në Prizren më 10 qershor 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet simbol i përpjekjeve për bashkim, mbrojtje të interesave kombëtare dhe afirmim të identitetit shqiptar.

Me respekt e mirënjohje, kujtojmë veprën e atdhetarëve që lanë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin e kombit tonë.

📢 AGJENDA E FESTAVE TË QERSHORIT – PRIZREN 2026Të nderuar qytetarë, Me rastin e Festave të Qershorit, kemi kënaqësinë t’...
09/06/2026

📢 AGJENDA E FESTAVE TË QERSHORIT – PRIZREN 2026

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e Festave të Qershorit, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë agjendën e aktiviteteve kulturore, artistike dhe përkujtimore që do të zhvillohen në Prizren.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtyre ngjarjeve, të cilat promovojnë vlerat historike, kulturore dhe traditën e qytetit tonë.

Më poshtë gjeni programin e plotë të aktiviteteve.

Address

Remzi Ademaj
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Komuna e Prizrenit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share