07/05/2024
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu morri pjesë në takimin e Rajonit të Evropës të OBD, i kryesuar nga Nënkryesuesi i Rajonit të Evropës në kuadër të Organziatën Botërore të Doganave zt. Øystein Børmer, përfaqësues nga Norvegjia.
Në këtë takim njëditor Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave të Evropës patëm diskutime frytdhënëse me synim që të kontribuojnë në procesin e modernizimit të OBD-së, sipas propozimeve në planin e modernizimit. Për më shumë në takim është diskutuar edhe për mekanizmat rajonal të OBD, mënyrat e fuqizimit dhe përdorimit të tyre.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar për përputhjen me vizionin e OBD-së dhe e interesuar për të kontribuar dhe për të zbatuar praktikat më të mira të nxjerra nga instrumentet e OBD-së, duke siguruar përfshirje të pakufizuar të resurseve tona.