Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren

Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren Shkolla e Mesme e Lartë - Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren

Sot, në Gjimnazin “ Remzi Ademaj”, u organizua një takim me kryetarët e aktiveve profesionale. Gjatë këtij takimi u disk...
10/09/2026

Sot, në Gjimnazin “ Remzi Ademaj”, u organizua një takim me kryetarët e aktiveve profesionale. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth Planit të Aktiveve Profesionale, si dhe zhvillimit dhe vlerësimit të rezultateve të të nxënit për kompetencat kryesore, sipas shkallëve kurrikulare.
Në takim u diskutuan praktikat e mësimdhënies, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve dhe nevoja që procesi mësimor të orientohet drejt zhvillimit të kompetencave të nxënësve.

31/08/2026

Të dashur nxënës!
Të nderuar prindër!
Të nderuar mësimdhënës!

Viti i ri shkollor 2026/2027 fillon nesër, më 1 shtator 2026.

Në ndërrimin e paraditës, procesin mësimor e ndjekin klasat:
Kl. XII 1–10 dhe kl. XI 1–4, ndërsa në ndërrimin e pasdites janë:
Kl. XI 5–9 dhe kl. X 1–8.

Për ndërrimin e paraditës, mësimi fillon në ora 08:00,
ndërsa për ndërrimin e pasdites, mësimi fillon në ora 13:30.

Duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ nr. 06/2014, neni 2, pika 10, ku thuhet se nxënësi obligohet: “Ta mbajë uniformën e shkollës gjatë procesit mësimor ...” kërkohet nga secili nxënës që ta respektojë këtë rregull, nga dita e parë deri në përfundim të vitit shkollor.

Suksese!
Me respekt,
Drejtori i shkollës
Ma.Sc. Sali Ademaj

Sot u mbajt mbledhje me Këshillin e Mësimdhënësve. Mbledhjen e udhëhoqi drejtori i shkollës z. Sali Ademaj, i cili refer...
26/08/2026

Sot u mbajt mbledhje me Këshillin e Mësimdhënësve. Mbledhjen e udhëhoqi drejtori i shkollës z. Sali Ademaj, i cili referoi rreth përgatitjeve të bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027. Njëkohësisht u bë edhe ndarja e orëve nga aktivet profesionale.

16/08/2026
14/08/2026

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren shpall Konkurs Plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (X), për vitin shkollor 2026/2027.
Dorëzimi i dokumenteve: 17, 18 dhe 19 gusht 2026, duke filluar nga ora: 08:00–16:00
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Fletëparaqitja, e cila merret në shkollën ku nxënësi konkurron;
• Dëftesa origjinale për përfundimin e arsimit të mesëm të ulët (klasat VI–IX);
• Certifikata e lindjes.
Rezultatet e pranimit të nxënësve do të shpallen më 20.08.2026.
Suksese!
Me respekt,
Drejtori
Ma.sc. Sali Ademaj

Rezultatet e nxënësve që kanë aplikuar për regjistrim në klasën e 10-të.
10/07/2026

Rezultatet e nxënësve që kanë aplikuar për regjistrim në klasën e 10-të.

06/07/2026

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E DHJETË (X)

Duke u bazuar në konkursin e shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, Gjimnazi "Remzi Ademaj" fton të gjithë nxënësit e interesuar të aplikojnë për regjistrim në klasën e dhjetë (X) për vitin shkollor 2026/2027.

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 7, 8 dhe 9 korrik 2026 duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 16:00

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• Fletëparaqitja (merret në shkollë);
• Dëftesa origjinale për përfundimin e shkollës së mesme të ulët (klasat VI–IX);
• Certifikata e lindjes.

Shpallja e rezultateve: 10 korrik 2026
Tërheqja e dokumenteve për kandidatët që nuk janë pranuar bëhet më 11 dhe 13 korrik 2026
Ju urojmë suksese të gjithë nxënësve!

04/07/2026

Gjimnazi “Remzi Ademaj” - zëri i nxënësve, rruga drejt së ardhmes së sigurt

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Klasave X dhe XI.Gjatë takimit u bë analiza e përgjithshme e suksesit të nxënësve dh...
09/06/2026

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Klasave X dhe XI.
Gjatë takimit u bë analiza e përgjithshme e suksesit të nxënësve dhe u shqyrtuan rezultatet e arritura gjatë gjysmëvjetorit të dytë. Po ashtu, u diskutuan çështjet që lidhen me mungesat, disiplinën dhe aspekte të tjera të rëndësishme.

Address

Rr. Remzi Ademaj
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 18:45
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 18:45
Friday 08:00 - 18:45

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren:

Shortcuts

Share