11/09/2026
Përmbyllet punëtoria për finalizimin e Projekt-Rregullores për Masat Aktive të Tregut të Punës
Më 10 dhe 11 shtator 2026 u zhvillua punëtoria për hartimin dhe finalizimin e Projekt-Rregullores për Masat Aktive të Tregut të Punës.
Përmes Projekt-Rregullores synohet krijimi i një qasjeje më të efektshme dhe më të targetuar ndaj personave të papunë dhe punëkërkuesve, duke mundësuar përfshirjen e tyre më të madhe dhe më të qëndrueshme në tregun e punës.
Përmes diskutimit të propozimeve dhe përcaktimit të përmbajtjes përfundimtare, punëtoria kontribuoi në finalizimin dhe harmonizimin e mëtejshëm të Projekt-Rregullores.
I pranishëm ishte edhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, i cili theksoi nevojën për avancimin e politikave aktive të punësimit dhe krijimin e mekanizmave më efikasë për mbështetjen e punëkërkuesve dhe integrimin e tyre në tregun e punës.
Finalizimi i Projekt-Rregullores për Masat Aktive të Tregut të Punës krijon bazën për një qasje më të strukturuar në zbatimin e masave të punësimit dhe për rritjen e mundësive të përfshirjes së punëkërkuesve në tregun e punës.