08/10/2025
HISTORIA E KODRËS SË TRIMAVE
Historinë e Kodrës së Trimave e dinë më së miri ata që e kanë jetuar.
Jo ata që kalojnë rrugëve të saj VETËM NË KOHË FUSHATE ZGJEDHORE, por ata që kanë ndërtuar çdo hapësirë me mund, gjak, djersë e dinjitet.
KODRA E TRIMAVE NUK ËSHTË THJESHT NJË LAGJE.
Është KUJTESA e gjallë e Prishtinës, një vend ku historia nuk është shkruar me fjalë, por me sakrifica.
NË ÇDO RRUGICË TË SAJ GJEN GJURMË TË BREZAVE që mbajtën gjallë shpirtin qytetar kur Prishtina po ndryshonte.
Këtu u strehuan familje që kërkonin dinjitet, këtu u rritën fëmijë që më vonë u bënë arsimtarë, mjekë, sportistë, ushtarë, aktivistë, njerëz që e kanë ndërtuar Prishtinën me duart e veta.
KODRA dallon nga lagjet e tjera sepse ka shpirt solidariteti, ka dinjitet pune dhe ka një histori që nuk kërkon dekor, sepse ajo flet vetë.
Nuk ka tjetër lagje që ka dhënë kaq shumë për qytetin, në çdo periudhë, në çdo sfidë.
PRISHTINA NUK KA KUPTIM PA KODRËN E TRIMAVE, sepse Kodra është zëri i njerëzve të zakonshëm që e bëjnë jetën e qytetit të pazëvendësueshme.
Këtu nuk është ndërtuar vetëm një lagje, është ndërtuar një mënyrë jetese, një identitet, një bashkësi që ka ditur të tregojë sakrificë unike për liri.
Ata që sot flasin për kontributin e Kodrës, në kohë fushate zgjedhore, e prekin vetëm sipërfaqen.TI HAJ DREQI TË GJITHË!
Kontributi i KODRËS nuk matet me fjalë, por me breza, me breza që nuk u dorëzuan kurrë, që ndërtuan shtëpi, rrugë, shkolla e ëndrra edhe KUR SHTETI MUNGONTE.
KODRA E NDËRTOI VETË LIRINË, kur protestoi, kur luftoi, kur derdhi gjak, kur strehoi trima nga e gjithë Kosova.
Historia e Kodrës është historia e Prishtinës që nuk shkruhet në librat e historisë, por në jetën e përditshme të njerëzve të saj.
Ka ardhur koha ta shkruajmë vetë këtë histori.
Të kemi LAPIDARIN E DËSHMORËVE.
Të kemi SHTËPINË-MUZE.
Të kemi DOKUMENTARIN TONË.
BOLL MA.
KODRA E TRIMAVE PO BËHET.