Gjykata Supreme e Kosovës

Gjykata Supreme e Kosovës Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjykata Supreme është kompetente të vendosë:
1.1. Kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj;
1.2. Revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç është paraparë me ligj;
1.3. Gjykata Supreme vendos në shkallë të tretë për ankesat e lejuara me ligj;
1.4. Përcakton qëndrimet parimore, nxjerr mendime juridike dhe udhëzues për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës;
1.5. Lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj;
1.6. Në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, siç parashihet me ligj.

* * *
Qëndrimet parimore dhe Mendimet Juridike

Gjykata Supreme, në përputhje me autorizimet që dalin nga Ligji për Gjykata, mund të thërrasë një Seancë të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve të saj për nxjerrjen e qëndrimeve, parimeve e mendimeve juridike, që promovojnë zbatimin unik të ligjeve.

* * *
Gjykata Supreme përfshin Kolegjin e Apelit, i cili vendos lidhur me vendimet e
* Komisionit për Kërkesa Pronësore të Agjencisë Kosovare të Pronave (KKP), dhe
* Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP), të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (https://supreme.gjyqesori-rks.org/kolegji-i-apelit-i-gjykates-supreme/) si dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme e cila shqyrton çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (https://supreme.gjyqesori-rks.org/dhoma-e-posacme-e-gjykates-supreme/)

14/09/2026
10/09/2026

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

04/09/2026
01/09/2026

Gjykata Supreme e Kosovës shpall konkurs për praktikantë vullnetarë:
5 pozita në Gjykatë Supreme,
5 pozita në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Konkursi është publikuar më datë: 01.09.2025 dhe mbyllet me datë: 15.09.2025

Për detajet tjera, klikoni në linkun në vijim:

https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/jobs/3384_Gj_Supreme_Konkurs_per_praktikant_vullnetar_2026.pdf

⚖️Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit  Kryetari i Gjykatës S...
28/08/2026

⚖️Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, priti sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re.
Në takim morën pjesë edhe shefi i Komponentit të Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues, Giovanni Galzignato, shefi i Njësisë për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster, si dhe këshilltarja për të Drejtat e Njeriut, Valentina Vitali.
Gjatë takimit, Kryetari Rexhepi vlerësoi kontributin e EULEX-it në mbështetjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe potencoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me këtë mision. Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, theksoi se sundimi i ligjit mbetet një nga prioritetet e misionit, me synim mbështetjen e proceseve që kontribuojnë në avancimin e Kosovës drejt integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë drejtim, u theksua se EULEX-i vazhdon angazhimin e tij në fushën e sundimit të ligjit, përmes monitorimit, këshillimit dhe mbështetjes, si dhe në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, në përputhje me mandatin e misionit.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua pavarësisë së gjyqësorit dhe rëndësisë së garantimit të funksionimit të tij të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.
Kryetari mirëpriti riafirmimin e mbështetjes së EULEX-it, për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit, si dhe për çështjet që ndikojnë në funksionimin e tij efektiv, duke nënvizuar se pavarësia dhe integriteti janë themeli i funksionimit të drejtësisë dhe parakusht për besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Kryetari Rexhepi theksoi se ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë në Kosovë është bërë edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke vlerësuar në këtë kuadër kontributin e vazhdueshëm të EULEX-it.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke vënë theksin në nevojën e forcimit të mëtejshëm të mekanizmave institucionalë dhe gjyqësorë për parandalimin, hetimin dhe trajtimin efektiv të këtyre dukurive.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për Raportin e fundit të EULEX-it dhe rekomandimet e paraqitura në të. Përfaqësuesit e EULEX-it shprehën vlerësimin e tyre për angazhimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme në adresimin e rekomandimeve, duke theksuar se zbatimi i tyre kontribuon në avancimin e mëtejshëm të sistemit gjyqësor dhe në përmirësimin e funksionimit të tij.
Një tjetër çështje diskutimi, me rëndësi, ishte unifikimi i praktikës gjyqësore. Kryetari Rexhepi theksoi rolin dhe prioritetin e Gjykatës Supreme në këtë proces, me qëllim të sigurimit të një zbatimi sa më të unifikuar të ligjit dhe të rritjes së sigurisë juridike për qytetarët.
Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit institucional, duke shprehur përkushtimin për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit të gjyqësorit, si dhe në avancimin e standardeve evropiane të drejtësisë në Kosovë.

Linku i komunikatës: https://supreme.gjyqesori-rks.org/2026/08/28/gjykata-supreme-dhe-eulex-riafirmojne-perkushtimin-per-pavaresine-dhe-integritetin-e-gjyqesorit/

Postimi i EULEX: https://www.facebook.com/share/p/19oFtvViUi/

⚖️ Në takimin Rexhepi – Bellmann, ri-konfirmohet mbështetja e Gjermanisë për gjyqësorin   Kryetari i Gjykatës Supreme të...
25/08/2026

⚖️ Në takimin Rexhepi – Bellmann, ri-konfirmohet mbështetja e Gjermanisë për gjyqësorin

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Silke Bellmann.
Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe mundësitë e mbështetjes gjermane për gjyqësorin në drejtim të avancimit të reformave në drejtësi, në përputhje me standardet evropiane.
Kryetari Rexhepi ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka ofruar për sistemin gjyqësor, me theks përmes projekteve të realizuara në bashkëpunim me Fondacionin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar - IRZ.
Kryetari Rexhepi prezantoi prioritetet e gjyqësorit dhe të Gjykatës që drejton, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së vendimmarrjes gjyqësore, të cilat mund të realizohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Gjermaninë.
Nga ana tjetër, znj. Bellmann, ritheksoi gatishmërinë e Qeverisë Gjermane, për bashkëpunim dhe përkrahje për sistemin gjyqësor me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe avancimit të drejtësisë në Kosovë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së partnerëve ndërkombëtar ndaj sistemit gjyqësor në Kosovë.

Linku i komunikates: https://supreme.gjyqesori-rks.org/2026/08/25/ne-takimin-rexhepi-bellmann-ri-konfirmohet-mbeshtetja-e-gjermanise-per-gjyqesorin/

12/08/2026
Gjykata Supreme ndryshon vendimin për rastin e E.L., i shqipton dënim me 30 vjet burgimPrishtinë, 16 korrik 2026 - Gjyka...
16/07/2026

Gjykata Supreme ndryshon vendimin për rastin e E.L., i shqipton dënim me 30 vjet burgim

Prishtinë, 16 korrik 2026 - Gjykata Supreme e Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën e mbrojtësit të të pandehurit E.L., dhe përgjigjen në ankesë të përfaqësueses së autorizuar të palës së dëmtuar, ka aprovuar pjesërisht ankesën dhe ka ndryshuar aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit, sa i përket vendimit për dënimin.
Gjykata Supreme ka vendosur që të pandehurit E.L., i shpallur fajtor për veprat penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal, t’i shqiptohet dënimi me 30 (tridhjetë) vjet burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 16 prill 2024.
Në pjesët tjera, aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit kanë mbetur të pandryshuara.
Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat e instancave më të ulëta kanë vërtetuar drejt gjendjen juridike lidhur me fajësinë e të pandehurit dhe cilësimin juridik të veprave penale, ndërsa nuk ka gjetur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkelje të ligjit penal në këtë aspekt. Po ashtu, ka vlerësuar se, pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri, pretendimet ankimore për vërtetim të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike nuk ishin të lejuara sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
Megjithatë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj.
Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit.
Në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se nuk është plotësuar ky standard ligjor.
Duke u mbështetur në parimin e individualizimit dhe proporcionalitetit të dënimit, si dhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dënimi me 30 vjet burgim është proporcional me peshën e veprës penale, shkallën e fajësisë dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se me këtë dënim mund të realizohet qëllimi i dënimit, si në aspektin e parandalimit individual ashtu edhe të atij të përgjithshëm.

Linku i komunikates: https://supreme.gjyqesori-rks.org/2026/07/16/gjykata-supreme-ndryshon-vendimin-per-rastin-e-e-l-i-shqipton-denim-me-30-vjet-burgim/

⚖️Po mbahet punëtoria lidhur me Draft-Rregulloren për Seancën e Përgjithshme të Gjykatës Supreme  Nën drejtimin e Kryeta...
16/07/2026

⚖️Po mbahet punëtoria lidhur me Draft-Rregulloren për Seancën e Përgjithshme të Gjykatës Supreme

Nën drejtimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, dhe me pjesëmarrjen e gjyqtarëve të saj, po mbahet punëtoria dyditore për shqyrtimin e Draft-Rregullores së Punës, e organizuar me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Gjatë kësaj punëtorie, objekt diskutimi është Draft-Rregullorja për Organizimin, Punimet dhe Aktet e Seancës së Përgjithshme të Gjykatës Supreme. Pjesëmarrësit po shqyrtojnë në mënyrë të detajuar dispozitat e draft-Rregullores, duke kontribuar me komente, sugjerime dhe rekomandime me qëllim të finalizimit të saj.
Kjo punëtori synon të forcojë më tej kornizën rregullative të funksionimit të Gjykatës Supreme, duke siguruar që Rregullorja të reflektojë standardet më të mira të organizimit dhe funksionimit institucional, në përputhje me parimet e transparencës, efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësorit.
Punëtoria do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku pritet të përmbyllet shqyrtimi i draft-Rregullores e cila hyn në fuqi pas miratimit nga Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme.

🔗Linku i komunikates: https://supreme.gjyqesori-rks.org/2026/07/16/po-mbahet-punetoria-lidhur-me-draft-rregulloren-per-seancen-e-pergjithshme-te-gjykates-supreme/

15/07/2026

📊Transparenca në Gjykatën Supreme - në shifra

Transparenca ndërtohet përmes informimit të rregullt, komunikimit aktiv dhe qasjes së hapur ndaj publikut.

Në këtë video-grafikë prezantohen të dhëna që pasqyrojnë angazhimin për:
✔️Informim të rregullt dhe komunikim aktiv;
✔️Qasje proaktive ndaj publikut;
✔️Transparencë dhe qasje në informacion;
✔️Publikim të vendimeve dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët.

Address

Nekibe Kelmendi, Pallati I Drejtesise, Objekti E (adresa E Dhomes Se Posaçme: Kompleksi ‘’Donika2’’ Lagja Lakrishte Rr. ‘’Besa Imami’’ Kati 11, Prishtinë
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata Supreme e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category