Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit

Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Thirr FALAS në 0800 11000

Mbrojtja e konsumatorit për çdo shtet, shoqëri të organizuar, jo vetëm që është një sferë dhe problematikë me rëndësi dhe peshë te veçantë, por edhe komponentë po aq relevante dhe me ndikim të përhershëm në ecuritë dhe kahet e zhvillimit ekonomik e shoqëror. Andaj angazhimi i faktorëve kompetentë ne avancimin e pozitës dhe të drejtave të konsumatorëve është detyrim ligjor dhe institucional por edh

e qytetërues e human. Mbrojtja e konsumatorit ka të bëjë me krijimin e një ambienti të sigurt, rrjedhimisht të një garancie shoqërore, se të gjitha produktet dhe artikujt të cilët ata dëshirojnë t'i blejnë, për nevojat ekskluzive të tyre dhe të familjeve tyre, të janë të sigurta. Rregullimi i kësaj fushe mbështetet në tri shtylla kryesore siç janë: shëndeti i konsumatorit, siguria e konsumatorit dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorit . Mbrojtja e konsumatorit nënkupton një fushë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse që do të thotë si në sferën e arsimimit, edukimit por edhe në sfera të tjera dhe shkaqe apo ndikime, veprime mashtruese të cilët në përditshmërinë e konsumatorit potencialisht mund ta rrezikojnë dhe dëmtojnë jetën, shëndetin, familjen apo interesat ekonomike të tij. Politika e mbrojtjes së konsumatorit mbulon një fushë të veprimit e cila, sa është unike, dinamike është po aq e gjërë dhe vitale për interesat e konsumatorëve, andaj si e tillë kjo politikë kërkon planifikim të mirëfilltë dhe strategji precize. Një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit ka edhe zëri i shoqërisë civile si dhe informimi, edukimi dhe ngritja e vetëdijesimit të konsumatorëve përmes mekanizmave te ndryshëm.

Çdonjëri nga në është konsumator, mbroje atë që të takon dhe mos lejo padrejtësi.

MINTI kërkon të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në tregMinistria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tre...
04/05/2026

MINTI kërkon të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) i njofton të gjithë operatorët ekonomikë, që veprojnë në fushën e prodhimit, importit, distribuimit, si dhe sh*tjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të qumështit, se, në përputhje me Ligjin nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, përkatësisht neni 9 dhe neni 16, si dhe Ligjin nr. 2004/ 18 për Tregtinë e Brendshme, përkatësisht neni 48, janë të obliguar të respektojnë këto kërkesa:

1. Në përputhje me dispozitat që rregullojnë informimin e drejtë dhe të saktë të konsumatorit, deklaracioni i produktit në gjuhët zyrtare, i vendosur në paketim, duhet të paraqesë në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe të dukshme përbërjen e produktit, duke specifikuar nëse produkti është:
• me bazë shtazore (100%) (dairy);
• me bazë bimore; (plant-based milk), apo
• me bazë të qumështit pluhur.

2. Në përputhje me rregullat për ushtrimin e tregtisë dhe prezantimin e mallrave në treg, subjektet që bëjnë sh*tje me pakicë janë të obliguara të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive në vijim:
• produktet e qumështit me bazë shtazore (dairy);
• produktet me bazë bimore (plant-based milk);
• produktet me bazë të qumështit pluhur.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët në vijim, në përputhje me kompetencat ligjore për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese.

Ne rast të moszbatimit të legjislacionit në fuqi për ndarjen fizike dhe etiketimin e produkteve, operatorët ekonomikë do të ndëshkohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi.

Njëkohësisht, ftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që, në rast se vërejnë parregullsi, përfshirë mungesën e klasifikimit të produkteve apo mos deklarimin e qartë të përbërjes, të paraqesin ankesat e tyre së bashku me dëshmi përkatëse (p.sh. fotografi nga raftet), përmes:

• numrit të telefonit: +383 (0) 46 311-000 (Viber), ose
• adresës elektronike: [email protected].
Për çdo parregullsi të konstatuar gjatë inspektimeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit për Mbrojtjen e KonsumatoritNë këtë takim u diskutuan çështje që ndërlidhen me m...
02/04/2026

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit

Në këtë takim u diskutuan çështje që ndërlidhen me mbrojtjen e konsumatorit, përkatësisht ankesat që prekin fusha të ndryshme, përfshirë problematikën me njehsorët elektrikë, ngritjen e çmimeve të derivateve, si dhe sektorët e tjerë për të cilët qytetarët e Republikës së Kosovës kanë paraqitur ankesa.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, është formuar grupi punues për hartimin e programit katërvjeçar për mbrojtjen e konsumatorit në vendin tonë.

Ndërsa Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantoi raportin me statistikat mbi numrin e ankesave, llojin e tyre, si dhe informacionet lidhur me trajtimin e këtyre ankesave.

Ministria mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe në adresimin e çdo shqetësimi të tyre në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka shënuar Ditën Botërore të Mbrojtjes së Konsumatorit m...
17/03/2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka shënuar Ditën Botërore të Mbrojtjes së Konsumatorit me një tryezë diskutimi me organizatat që mbrojnë të drejtat e konsumatorëve, ku është diskutuar për sfidat me të cilat përballen qytetarët në treg.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se mbrojtja e konsumatorit nuk është vetëm një detyrë institucionale, por një garanci për besim në treg dhe për funksionimin e drejtë të tij.
Sipas të dhënave të Ministrisë, vetëm gjatë një viti në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë trajtuar mbi 3 mijë ankesa nga qytetarët. Raportet tregojnë se shkeljet më të shpeshta lidhen me blerjet online, mospërputhjen e çmimeve nga rafti në arkë në markete, si dhe praktika të tjera të padrejta në treg.
Nisur nga këto statistika, ministrja Kusari-Lila tha se këto nuk janë thjesht statistika, janë sinjale të qarta që kërkojnë reagim dhe përmirësim të vazhdueshëm.
"Prandaj po punojmë në dy hapa të rëndësishëm për finalizimin e platformës “Blej Sigurt”, e cila do të rrisë transparencën dhe komunikimin mes ministrisë sonë dhe konsumatorëve dhe hartimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit 2026–2030, i cili do të forcojë mekanizmat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes së tregut", tha ministrja Kusari-Lila.
Ajo ka ftuar qytetarët të raportojnë çdo parregullësi që hasin dhe t’i kërkojnë të drejtat e veta si konsumatorë në Republikën e Kosovës, në numrin 0800 11000.
Ministrja theksoi se qëllimi është i qartë: një treg më i drejtë, më transparent dhe më i sigurt për çdo qytetar.

Ankohuni online: konsumatori.rks-gov.net ose thirrni pa pagesë në: 0800 11 000
05/04/2022

Ankohuni online: konsumatori.rks-gov.net ose thirrni pa pagesë në: 0800 11 000

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke vlerësuar tejet të rëndësishme Mbrojtjen e Konsumatorit nga fundit i vitit 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit. Mbrojtja e konsumatorit për çdo shtet, shoqëri të organizuar, jo vetëm që është një ...

16/03/2022

Ankohuni online: konsumatori.rks-gov.net ose thirrni pa pagesë në: 0800 11 000

13/03/2022

Ankesa juaj ka adresë.

Ankohuni online: konsumatori.rks-gov.net ose thirrni pa pagesë në: 0800 11 000

03/03/2022

A e dini se ?
15 Mars shënohet si Dita Nderkombetare e Konsumatorit.

Më 15 mars 1962, presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.Ndërkaq kjo me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit, ndërsa Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë është miratuar në qershorin e vitit 2004 në Kuvendin e Kosovës.

-Mbrojtja e konsumatorit ka të bëjë në thelb me ruajtjen e shëndetit dhe të sigurisë së konsumatorëve dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

-Konsumator është secili prej nesh i cili rregullisht blen mallra dhe shërbime, kështu që të drejtat e konsumatorëve janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ankohuni online: konsumatori.rks-gov.net ose thirrni pa pagesë në: 0800 11 000

Është shumë me rëndësi që t'i dini disa sene para se të bleni ONLINE:1⃣   Kush është sh*tësi?2⃣   Adresa fizike e sh*tës...
01/11/2021

Është shumë me rëndësi që t'i dini disa sene para se të bleni ONLINE:

1⃣ Kush është sh*tësi?
2⃣ Adresa fizike e sh*tësit
3⃣ Para se të porositni produktin, sigurohuni që sh*tësi të ju ofrojë edhe kuponin fiskal!

📖 Sipas ligjeve në fuqi, konsumatori nuk është i obliguar të paguaj para se të shoh mallin, andaj gjatë pranimit të mallit mos e paguani pa e hapur pakon në mënyrë që të siguroheni se po merrni atë mall të cilin e keni porositur.

🛒 P.S. Mos u mashtroni në produktet që duken "Shumë të mira për të qenë të vërteta".

Për çdo parregullësi, adresoni problemin tuaj në: konsumatori.rks-gov.net.

16/03/2021

Address

Muharrem Fejza
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share