19/03/2016
Shumë nga gratë e dhunuar gjatë luftës ende i kanë të freskëta kujtimet
Ankthi i para 17 vjetëve vazhdon të jetë prezent edhe sot, njofton Klan Kosova.
Përkundër tmerrit të përjetuar, gratë kosovare kanë vendosur të mos heshtin.
Edhe një 54 vjeçare po e bënë këtë pikërisht në ditën kur nisi aplikimi për njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kjo e mbijetuar e kësaj dhunë, pos që e mirëpriti këtë nisme të Presidentes Jahjaga, u bëri thirrje të gjitha atyre që e patën fatin e saj, të ngrisin zërin sa do e vështirë që kjo mund të jetë për to.
Thirrje të ngjashme beri edhe këshilltarja e të parës së vendit, Jeta Krasniqi e cila ishte e angazhuar rreth ligjit që u miratua para dy viteve në Kuvend.
Të shtunën janë dorëzuar vetëm 3 aplikacione nga 3 gra që janë pjesë e rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Aplikimi do të zgjasë 5 vjet.
Ndërsa, vlerësimi i tyre do të bëhet nga komisioni qeveritar, që tashmë është krijuar. Kronike nga Arbresha Shpati
http://klankosova.tv/fillon-dorezimi-i-aplikacioneve-nga-grate-e-dhunuara-video/
20:19, 19 Mars 2016 Shumë nga gratë e dhunuar gjatë luftës ende i kanë të freskëta kujtimet Ankthi i para 17 vjetëve vazhdon të jetë prezent edhe sot, njofton Klan Kosova. Përkundër tmerrit të përjetuar, gratë kosovare kanë vendosur të mos heshtin. Edhe një 54 vjeçare po e bënë këtë pikërisht në dit…