Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova

Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion ligjvënës, përfaqësues dhe mbikëqyrës, i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

Kuvendi është institucion ligjvënës, përfaqësues dhe mbikëqyrës i Republikës së Kosovës
-
Skupština je zakonodavna, predstavnička i nadzorna institucija Republike Kosovo Ka 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë. Njëzet prej 120 vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë: dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet e tjera: turk, boshnjak, rom, ashkali, goran dhe egjiptian. Kuvendi ka kuotë gjinore, për të siguruar përfaqësim të grave në radhët e deputetëve, prej të paktën 1/3 së përbërjes së përgjithshme të Kuvendit. Kuvendi i Republikës së Kosovës është njëdhomësh dhe zgjidhet me mandat katërvjeçar.
----------------------------------------------------------------------------
Skupština je zakonodavna institucija Republike Kosovo, direktno izabrana od naroda. Ima 120 poslanika izabranih tajnim glasanjem. Dvadeset od 120 su zagarantovana mesta za predstavnike nevećinskih zajednica na Kosovu, od kojih su 10 za srpsku zajednicu i 10 za ostale nevećinske zajednice: tursku, bošnjačku, romsku, aškalijsku, goransku kao i egipćansku zajednicu. Skupština ima i polnu kvotu, kako bi se obezbedila polna zastupljenost žena iz redova poslanika, od najmanje 1/3 opšteg sastava Skupštine. Skupština Republike Kosovo se sastoji od jednog Doma i bira se na mandat od četiri godina.
----------------------------------------------------------------------------
Assembly is a law-making institution of the Republic of Kosovo, directly elected by the people. It has 120 MPs who are elected by secret ballot. Out of 120 seats, twenty are guaranteed for the representation of non-majority communities in Kosovo, 10 seats are for the Serb community, and 10 other seats are for other communities: Turkish, Bosniak, Roma, Ashkali, Gorani and Egyptians. Assembly has a gender quota ensuring the representation of women among the MPs, of at least one-third (1/3) of the overall composition of the Assembly. The Assembly of the Republic of Kosovo is unicameral and is elected for a four-year term.

17/09/2026

Kryetarja Haxhiu: Xhavit Haziri ia kushtoi jetën lirisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka kujtuar dhe nderuar sot He**in e Kosovës, veprimtarin Xhavit Haziri, i cili 28 vjet më parë u rrëmbye në Prishtinë nga shërbimi famëkeq i sigurisë së Serbisë.

Kryetarja Haxhiu tha se Xhavit Haziri ia kushtoi jetën lirisë së Kosovës. Pas demonstratave të vitit 1981, shtoi ajo, Xhavit Haziri u angazhua në bashkimin e organizatave ilegale, vuajti katër vjet burg dhe pas lirimit vazhdoi veprimtarinë në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe më vonë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

"Më 17 shtator 1998 doli nga shtëpia për të shkuar në punë, në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Afër Xhamisë së Llapit, dy zyrtarë të shërbimit serb e futën me forcë në veturën e tyre dhe që atëherë për fatin e tij nuk dihet asgjë. Ai që ishte pjesë e organizatës që dokumentonte krimet e regjimit serb u bë vetë shënjestër e tij. Kërkimi ynë nuk do të ndalet derisa familja e tij dhe e gjithë Kosova ta dinë të vërtetën. Nderim i përhershëm për He**in e Kosovës, Xhavit Hazirin", ka theksuar kryeparlamentarja Haxhiu.

Kryetarja Haxhiu: Aktgjykimi i sotëm, lajm thellësisht tronditës për Republikën e KosovësKryetarja e Kuvendit të Republi...
16/09/2026

Kryetarja Haxhiu: Aktgjykimi i sotëm, lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e sotëm, duke i cilësuar dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit një goditje të rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast të rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton.

Në një ditë si kjo, ka thënë kryetarja Haxhiu, pesha e këtij vendimi nuk mund të ndahet nga historia prej së cilës kemi ardhur.

"Kosova e ka përjetuar mbi vete dhunën e një aparati shtetëror që vrau civilë, kreu masakra, dëboi qindra mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe la pas mijëra të vrarë e të zhdukur. Kjo përvojë është pjesë e pashlyeshme e kujtesës së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Mendimet e mia janë, para së gjithash, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Prej vitesh ato mbajnë barrën e mungesës, pritjes dhe pasigurisë. Dënimet e sotme e bëjnë këtë barrë edhe më të rëndë. Atyre ua përcjell nga Kosova një porosi, qëndroni të fortë, Kosova është me ju. Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht", ka thënë kryetarja Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit ka ritheksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimtare. Ajo lindi përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

"Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë natyrën e asaj lufte dhe as të zhbëjë të drejtën e një populli për të luftuar për lirinë e vet. Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar historinë. Nuk duhet lejuar që dënimet e sotme të përdoren për të relativizuar krimet e regjimit të Serbisë, për ta zvogëluar përgjegjësinë për to apo për të krijuar një narrativë të rreme. Këtë qartësi e presim edhe nga miqtë dhe aleatët tanë. Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë", ka theksuar kryetarja Haxhiu, duke shtuar se Republika e Kosovës do ta përballojë edhe këtë sprovë, duke i qëndruar besnike drejtësisë, lirisë dhe së vërtetës së saj. Sepse, siç tha ajo, aktgjykimet nuk mund ta gjykojnë historinë e një populli as nuk mund ta rishkruajnë atë.

----------------------------------

Predsednik Haxhiu: Današnja presuda, duboko šokantna vest za Republiku Kosovo

Predsednica Skupštine Republike Kosovo i vršilac dužnosti predsednika, Albulena Haxhiu, reagovala je na današnju presudu, opisujući kazne izrečene Hashimu Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi i Rexhep Selimi kao težak udarac za njihove porodice, duboko šokantnu vest za Republiku Kosovo i težak trenutak za albansku narod gde god da živi.

Na dan kao što je ovaj, rekla je predsednica Haxhiu, težina ove odluke ne može se odvojiti od istorije iz koje dolazimo.

„Kosovo je na svojoj kozi osetilo nasilje državnog aparata koji je ubijao civile, počinio masakre, proterao stotine hiljada Albanaca iz njihovih domova i za sobom ostavio hiljade ubijenih i nestalih. Ovo iskustvo je neizbrisiv deo sećanja Kosova i albanske naroda. Moje misli su, pre svega, sa porodicama Hashima Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi i Rexhep Selimi. Godinama nose teret lišavanja, čekanja i neizvesnosti. Današnje presude čine ovaj teret još težim. Prenosim im poruku sa Kosova, ostanite jaki, Kosovo je uz vas. Poslednja pravna reč nije izrečena. Pravo na žalbu je deo procesa i mora se u potpunosti iskoristiti“, rekla je predsednica Skupštine Haxhiu.

Predsednica Skupštine je ponovila da je rat Oslobodilačke vojske Kosova bio oslobodilački. Nastala je naspram ugnjetavanja, nasilja i zločina režima Srbije nad narodom Kosova.

„Nijedna presuda ne može promeniti prirodu tog rata niti poništiti pravo naroda da se bori za svoju slobodu. Poštovanje pravde ne znači ćutanje pred bilo kakvim pokušajem iskrivljavanja istorije. Današnje presude ne smeju se koristiti za relativizaciju zločina srpskog režima, za umanjivanje odgovornosti za njih ili za stvaranje lažnog narativa. Ovu jasnoću očekujemo i od naših prijatelja i saveznika. Danas su nam potrebni mir, dostojanstvo i jedinstvo. Bol ovog dana ne sme da nas podeli“, naglasila je predsednica Haxhiu, dodajući da će se Republika Kosovo suočiti sa ovim testom, ostajući verni svojoj pravdi, slobodi i istini. Jer, kako je rekla, presude ne mogu suditi istoriji jednog naroda niti je mogu prepisati.

Kryetarja Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vetKryetarja ...
15/09/2026

Kryetarja Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka ngushëlluar familjet Brovina dhe Begu për ndarjen nga jeta të ish-deputetes së Kuvendit, mjekes, humanistes dhe veprimtares Flora Brovina.

"Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet. Mjeke, humaniste dhe veprimtare për të drejtat e njeriut, ajo u gjend pranë fëmijëve dhe familjeve në vitet më të vështira për Kosovën. Organizoi, ndihmoi, protestoi dhe ngriti zërin kundër dhunës e represionit, duke e kthyer angazhimin publik në një formë të përditshme të qëndresës. Edhe kur kjo e vuri drejtpërdrejt përballë regjimit serb, nuk u tërhoq", ka thënë kryetarja Haxhiu.

Ajo ka kujtuar se në pranverën e vitit 1999 Flora Brovina u arrestua dhe u dërgua në burgjet e Serbisë, ku u dënua me 12 vjet burg.

As aty nuk hoqi dorë nga bindjet e veta. Për lirimin e Flora Brovinës, shtoi kryetarja Haxhiu, u angazhuan organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shkrimtarë dhe institucione nga vende të ndryshme të botës. Ishte e burgosur politike, veterane e luftës së UÇK-së dhe pjesë e brezit që sakrifikoi aq shumë për lirinë e Kosovës.

"Flora Brovina ishte zë i veçantë edhe në letërsinë shqipe. Në vargjet që shkroi, gruaja, fëmija, dhimbja, lindja, humbja dhe liria morën formën e përvojave të jetuara. Poezia e saj kishte butësinë e mjekes, ndjeshmërinë e gruas dhe qëndresën e njeriut që kishte kaluar nëpër sfida të rënda. Pas luftës vazhdoi angazhimin në jetën institucionale të vendit. Për vite me radhë ishte deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Brovina dhe Begu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. I përjetshëm qoftë kujtimi për Flora Brovinën", ka thënë kryetarja Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu: Kosovo je danas izgubilo Floru Brovinu, ženu koja je ceo svoj život posvetila svom narodu i svojoj zemlji

Predsednica Skupštine Republike Kosovo i vršilac dužnosti predsednice, Albulena Haxhiu, izrazila je saučešće porodicama Brovina i Begu povodom smrti bivše poslanice, lekarke, humanistkinje i aktivistkinje Flore Brovine.

„Kosovo je danas izgubilo Floru Brovinu, ženu koja je ceo svoj život posvetila svom narodu i svojoj zemlji. Lekarka, humanistkinja i aktivistkinja za ljudska prava, bila je uz decu i porodice u najtežim godinama za Kosovo. Organizovala se, pomagala, protestovala i dizala glas protiv nasilja i represije, pretvarajući javni angažman u svakodnevni oblik otpora. Čak i kada ju je to direktno dovelo ispred srpskog režima, ona se nije povukla“, rekla je predsednica Haxhiu.

Podsetila je da je u proleće 1999. godine Flora Brovina uhapšena i poslata u srpske zatvore, gde je osuđena na 12 godina zatvora.

Ni tamo se nije odrekla svojih uverenja. Međunarodne organizacije za ljudska prava, pisci i institucije iz različitih zemalja sveta bili su angažovani u oslobađanju Flore Brovine, dodala je predsednica Haxhiu. Ona je bila politički zatvorenik, veteran rata OVK i deo generacije koja je toliko žrtvovala za slobodu Kosova.

Fljora Brovina je bila poseban glas i u albanskoj književnosti. U stihovima koje je pisala, žena, dete, bol, rođenje, gubitak i sloboda su poprimili oblik proživljenih iskustava. Njena poezija je imala nežnost lekara, osetljivost žene i izdržljivost osobe koja je prošla kroz teške izazove. Nakon rata, nastavila je svoj angažman u institucionalnom životu zemlje. Godinama je bila poslanica Skupštine Kosova i potpisnica Deklaracije o nezavisnosti. Moje iskreno saučešće porodicama Brovina i Begu, prijateljima, saradnicima i svima koji su je poznavali i cenili. Neka je večna slava Flori Brovini“, rekla je predsednica Haxhiu.

Kryetarja Haxhiu: Sa më shumë gra që përparojnë, aq më shumë përparon shoqëria jonëKryetarja e Kuvendit dhe Ushtruese e ...
14/09/2026

Kryetarja Haxhiu: Sa më shumë gra që përparojnë, aq më shumë përparon shoqëria jonë

Kryetarja e Kuvendit dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë në përmbylljen e Javës së Gruas, program i cili ka bërë bashkë gra e burra nga institucionet, komunat, partitë politike, shoqëria civile, mediat dhe komunitete të ndryshme.

Në fjalën e saj kryetarja Haxhiu tha se gratë e Kosovës prej kohësh kanë dëshmuar se janë të zonja të udhëheqin, të marrin përsipër përgjegjësi dhe të arrijnë sukses në çdo fushë të jetës. Ajo tha se ato i gjejmë në drejtim të bizneseve, shkollave e institucioneve, në sport, kulturë, shkencë dhe në shumë fusha të tjera, ku puna dhe rezultatet e tyre flasin vetë.

Megjithatë, sipas kryetares së Kuvendit, shumë prej tyre ende duhet të punojnë dyfish për të marrë të njëjtin vlerësim si burrat, dhe këtë pabarazi nuk duhet ta pranojmë si normale.

"Gratë duhet të vlerësohen për punën dhe aftësinë e tyre dhe të kenë të njëjtat mundësi për të marrë përgjegjësi e për të udhëhequr. Pikërisht për këtë dua të shoh më shumë gra në krye të listave, në udhëheqjen e komunave, institucioneve e kompanive dhe kudo ku merren vendime që ndikojnë në jetën tonë. Kur një grua ecën përpara, ajo ua hap rrugën edhe të tjerave, dhe sa më shumë gra që përparojnë, aq më shumë përparon edhe shoqëria jonë", theksoi kryeparlametarja Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu: Što više žena napreduje, to više napreduje naše društvo

Predsednica Skupštine i vršiteljica dužnosti predsednice, Albulena Haxhiu, učestvovala je na zatvaranju Ženske sedmice, programa koji je okupio žene i muškarce iz institucija, opština, političkih stranaka, civilnog društva, medija i različitih zajednica.

U svom govoru, predsednica Haxhiu je rekla da su žene s Kosova odavno dokazale da su sposobne voditi, preuzimati odgovornost i postizati uspeh u svakoj oblasti života. Rekla je da ih nalazimo u biznisu, školama i institucijama, u sportu, kulturi, nauci i mnogim drugim oblastima, gde njihov rad i rezultati govore sami za sebe.

Međutim, prema rečima predsednice Skupštine, mnoge od njih i dalje moraju raditi dvostruko više da bi dobile isto priznanje kao muškarci, i ne bismo trebale prihvatiti ovu nejednakost kao normalnu.

„Žene treba ceniti po svom radu i sposobnostima i imati iste mogućnosti da preuzmu odgovornost i vode. Upravo zato želim videti više žena na vrhu lista, u rukovodstvu opština, institucija i kompanija, te svugde gde se donose odluke koje utiču na naše živote. Kada žena ide napred, ona otvara put drugima, a što više žena napreduje, to više napreduje naše društvo“, naglasila je predsednica Haxhiu.

Kuvendi zgjodhi Qeverinë e Republikës së Kosovës, me Kryeministër Albin KurtinKuvendi i Republikës së Kosovës, në një se...
13/09/2026

Kuvendi zgjodhi Qeverinë e Republikës së Kosovës, me Kryeministër Albin Kurtin

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme plenare, me 62 vota për, zgjodhi sot Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, me Kryeministër Albin Kurtin.

Fillimisht, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ftoi kandidatin për Kryeministër, Albin Kurti, që para deputetëve të paraqesë përbërjen e Qeverisë së Kosovës dhe ekspozenë e programit qeveritar.

Duke paraqitur ekspozenë e tij në Kuvend, kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, tha se këto ditë të gjithë po presin me ankth vendimin e Gjykatës Speciale, më 16 shtator, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, pasi është në shpërputhje me të vërtetën historike.

“Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë, drejtësinë dhe luftën tonë çlirimtare. Qëndrimi i qeverisë që unë e drejtoj është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Milosheviqit. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha Kurti.

Më tej, ai listoi një sërë projektesh në drejtësi, shëndetësi, arsim, ekonomi, infrastrukturë, bujqësi, sport, mbrojtje, polici, si dhe në disa fusha të tjera, të cilat, sipas tij, do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Ai shtoi se vizioni i qeverisë është punë për qytetarin dhe mbrojtje për familjen.

“Qeveria jonë është punë për publikun e jo privilegj për pakicën. Ky mandat është për të kthyer sigurinë dhe mirëqenien në përditshmërinë e qytetarit. Ne nuk subvencionojmë pasurinë, por punën që e garanton atë. Këto pesë vitet e fundit, nga të cilat pothuajse një vit e gjysmë ishim Qeveri në detyrë, kemi zhvilluar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse”, theksoi Kurti.

Theks të veçantë në qeverisjen e tij, Kurti tha se do t’i kushtohet mirëqenies së fëmijëve dhe fuqizimit të grave dhe të rinjve në tregun e punës. Konkretisht, ai u zotua për dyfishimin e shtesave për fëmijë dhe rritjen e pagës mesatare në sektorin publik, në mbi 1 mijë euro në muaj.

“Kemi rritur të ardhurat e familjes, duke ngritur pagën minimale, pensionet, shtesat për fëmijë, por edhe pagat në sektorin publik kanë shënuar rritje mesatare prej 47 për qind. Kjo rritje do të vazhdojë edhe në mandatin që vjen, në përputhje me buxhetin dhe rritjen ekonomike, duke ngritur pagën mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro në muaj”, tha ai.

Kurti shtoi se edhe shtesat për fëmijë, që sot janë nga 30 deri në 45 euro për fëmijë, në mandatin e ardhshëm do të dyfishohen, deri në 90 euro.
“Punuam për nënat dhe fëmijët, për veriun, ushtrinë e bujqësinë, të cilat do të vazhdojnë edhe në mandatin e ri, për të cilin e kërkoj edhe mbështetjen tuaj që ta nisim transformimin më të madh ekonomik e industrial për vendin tonë”, tha Kurti.

Ai prezantoi po ashtu programin për gjyshërit që kujdesen për nipërit apo mbesat e tyre nga 13 deri në 36 muajshe, të cilët do të marrin nga 100 euro, si dhe pagën e 14-të për punëtorët e sektorit publik.

Sipas Kurtit, Banka Zhvillimore do t’i financojë drejtpërdrejt projektet strategjike dhe do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla e të mesme. Ai tha se do të nisë edhe zhvillimi i valutës digjitale të Kosovës.

“Do ta nisim zhvillimin e valutës digjitale të Kosovës, të mbështetur në teknologjinë e zinxhirit të blloqeve, për pagesa dhe shërbime digjitale”, tha ai.

Kurti tha se gjatë katër viteve të ardhshme për mbrojtjen do të ndahen 1 miliard euro.

“Për ushtrinë do të ndajmë mbi 1 miliard euro gjatë katër viteve në vijim. Industria ushtarake do të përqendrohet në municione, dronë, robotë dhe të tjera. Prodhimi do të nisë brenda vitit 2026. Me Shqipërinë do të krijojmë njësi ushtarake të përbashkëta dhe do të bashkëpunojmë në edukim dhe bashkëprodhim”, tha ai.

Në ekspozenë e tij Kurti tha se përmes një dritareje për investime të diasporës do të mbështeten deri në 100 milionë euro investime të mërgatës në Kosovë, ndërsa shteti, sipas tij, do të jetë garantues i kredive për këto investime.

Në drejtësi, ai premtoi se vettingu do të realizohet në përputhje me Kushtetutën, ndërsa Byroja për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të synojë goditjen e pasurimit të paligjshëm.

Duke folur për politikën e jashtme, Kurti tha se deri në vitin 2030 synohet të përmbyllen kapitujt e integrimit në Bashkimin Evropian dhe të përparohet për bisedimet për anëtarësim në union.

Duke folur për infrastrukturën rrugore, Kurti tha se gjatë këtij mandati do të përfundojnë autostrada e Gjilanit, rruga Prizren-Tetovë dhe rruga e Dukagjinit.

Kurti theksoi edhe angazhimin për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

Në fund të fjalimit, Kurti shpalosi kabinetin e tij qeveritar, në këtë përbërje:

• Albin Kurti – Kryeministër;
• Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe i Diasporës;
• Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë;
• Fikrim Damka – Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim;
• Hekuran Murati – Ministër i Financave;
• Andin Hoti – Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare;
• Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes;
• Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme;
• Lulëzon Jagxhiu – Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike;
• Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë;
• Hajrulla Çeku – Ministër i Arsimit dhe Shkencës;
• Saranda Bogujevci – Ministre e Kulturës dhe Turizmit;
• Elbert Krasniqi – Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal;
• Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë;
• Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
• Armend Muja – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
• Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit;
• Mimoza Kusari – Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;
• Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë;
• Nenad Rashiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim;
• Rasim Demiri – Ministër për Zhvillim Rajonal.

Pas prezantimit të përbërjes së Qeverisë së re, radha për t’u deklaruar iu dha kryetarëve të grupeve parlamentare, por askush nuk kërkoi fjalën, me përjashtim të kryetarit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili u shpreh kundër Qeverisë së propozuar dhe konfirmoi votën kundër.

Kryetarja Haxhiu më pas hodhi në votim përbërjen e propozuar të Qeverisë, për të cilën 62 deputetë votuan për, 8 ishin kundër, ndërsa asnjë deputet nuk abstenoi.

Pas konstatoi zgjedhjen e Qeverisë, para se të bëhej betimi i deputetëve, Kryetarja Haxhiu kërkoi intonimin e himnit të Republikës së Kosovës. Më pas, kryeministri lexoi tekstin e betimit para deputetëve të pranishëm.

Kryetarja Haxhiu uroi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e re, duke u dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësitë që kanë marrë.

“Përpara kemi shumë punë të përbashkët në jetësimin e reformave, zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Kuvendi do ta bëjë pjesën e vet, duke ndjekur agjendën legjislative dhe duke ushtruar mbikëqyrjen parlamentare mbi punën e ekzekutivit. Me votimet e sotme, Republika e Kosovës tashmë i ka Kuvendin dhe Qeverinë. Mbetet edhe një hap i rëndësishëm për kompletimin e institucioneve e që është zgjedhja e Presidentit të Republikës. Pres që deputetët ta ushtrojnë përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe që ky proces të përmbyllet me sukses. Kosova ka nevojë për institucione të forta, funksionale dhe stabile dhe jo për pritje dhe vonesa të reja”, ka thënë në një shënim të saj kryetarja Haxhiu.

----------------------------------

Skupština je izabrala Vladu Republike Kosova, sa Premijerom Albin Kurti

Skupština Republike Kosovo je danas, na vanrednoj plenarnoj sednici, sa 62 glasa za izabrala novu Vladu Republike Kosovo, na čelu sa premijerom Albin Kurti.

Na početku sednice, predsednica Skupštine Albulena Haxhiu pozvala je kandidata za premijera Albina Kurti da pred poslanicima predstavi sastav Vlade Kosova i program rada Vlade.

Predstavljajući svoj ekspoze u Skupštini, kandidat za premijera Albin Kurti rekao je da svi ovih dana sa zebnjom očekuju odluku Specijalizovanih veća, koja će biti doneta 16. septembra, o bivšim čelnicima Oslobodilačke vojske Kosova.

Prema njegovim rečima, zahtev tužilaštva je nepravedan i neverovatan, jer je u suprotnosti sa istorijskom istinom.

„Ovog dana svi smo u neizvesnosti uoči sudske odluke protiv čelnika OVK, Hashima Thaçija, Jakupa Krasniqija, Rexhepa Selimija i Kadrija Veselija. Zahtev tužilaštva je nepravedan i neverovatan, jer je u suprotnosti sa istorijskom istinom našeg naroda, pravdom i našom oslobodilačkom borbom. Stav vlade koju predvodim je isti i jasan. Na Kosovu su počinjeni zločini protiv čovečnosti, ratni zločini i genocid nad albanskim civilnim stanovništvom. Počinila ih je Miloševićeva jugoslovenska vlast. Nijedan domaći ili međunarodni sud ne može da ukalja OVK“, rekao je Kurti.

On je potom naveo niz projekata u oblastima pravosuđa, zdravstva, obrazovanja, ekonomije, infrastrukture, poljoprivrede, sporta, odbrane, policije, kao i u nekoliko drugih oblasti, za koje je rekao da će direktno uticati na život građana. Dodao je da je vizija Vlade rad za građanina i zaštita porodice.

„Naša Vlada je rad za javnost, a ne privilegija za manjinu. Ovaj mandat je namenjen vraćanju bezbednosti i blagostanja u svakodnevni život građana. Ne subvencionišemo bogatstvo, već rad koji ga garantuje. Tokom ovih poslednjih pet godina, od kojih smo skoro godinu i po dana bili Vlada u tehničkom mandatu, razvili smo pravednije, snažnije i inkluzivnije Kosovo“, naglasio je Kurti.

Kurti je rekao da će u njegovom mandatu posebna pažnja biti posvećena dobrobiti dece i osnaživanju žena i mladih na tržištu rada. Konkretno, obećao je udvostručavanje dečjeg dodatka i povećanje prosečne plate u javnom sektoru na više od 1.000 evra mesečno.

„Povećali smo prihode porodica povećanjem minimalne zarade, penzija i dečjeg dodatka, dok su i plate u javnom sektoru zabeležile prosečan rast od 47 odsto. Taj rast će se nastaviti i u narednom mandatu, u skladu sa budžetom i ekonomskim rastom, čime će prosečna plata u javnom sektoru biti povećana na više od 1.000 evra mesečno“, rekao je on.

Kurti je dodao da će i dečji dodaci, koji danas iznose između 30 i 45 evra po detetu, u narednom mandatu biti udvostručeni, na najviše 90 evra.

„Radili smo za majke i decu, za sever, vojsku i poljoprivredu, što će se nastaviti i u novom mandatu, za koji tražim i vašu podršku kako bismo započeli najveću ekonomsku i industrijsku transformaciju naše zemlje“, rekao je Kurti.

On je takođe predstavio program za bake i deke koji brinu o svojim unucima uzrasta od 13 do 36 meseci, kojima će biti isplaćivano po 100 evra, kao i četrnaestu platu za zaposlene u javnom sektoru.

Prema Kurtijevim rečima, Razvojna banka će direktno finansirati strateške projekte i podržavati mala i srednja preduzeća. On je rekao da će početi i razvoj digitalne valute Kosova.

„Počećemo razvoj digitalne valute Kosova, zasnovane na tehnologiji blokčejna, za digitalna plaćanja i usluge“, rekao je on.

Kurti je rekao da će tokom naredne četiri godine za odbranu biti izdvojeno milijardu evra.

„Za vojsku ćemo u naredne četiri godine izdvojiti više od milijardu evra. Vojna industrija će biti usmerena na municiju, dronove, robote i drugo. Proizvodnja će početi tokom 2026. godine. Sa Albanijom ćemo formirati zajedničke vojne jedinice i sarađivati u oblasti obrazovanja i zajedničke proizvodnje“, rekao je on.

U svom ekspozeu Kurti je rekao da će kroz program za ulaganja dijaspore biti podržano do 100 miliona evra investicija kosovske dijaspore na Kosovu, dok će država, prema njegovim rečima, biti garant za kredite namenjene tim investicijama.

U oblasti pravosuđa obećao je da će se proces provere integriteta, odnosno vetting, sprovesti u skladu sa Ustavom, dok će Biro za zaplenu i konfiskaciju neopravdano stečene imovine imati za cilj borbu protiv nezakonitog bogaćenja.

Govoreći o spoljnoj politici, Kurti je rekao da je cilj da se do 2030. godine završe poglavlja evropskih integracija i ostvari napredak ka pregovorima o članstvu u Evropskoj uniji.

Govoreći o putnoj infrastrukturi, Kurti je rekao da će tokom ovog mandata biti završeni autoput do Gnjilana, put Prizren–Tetovo i put kroz Dukađin.

Kurti je naglasio i posvećenost rasvetljavanju sudbine osoba koje su nasilno nestale.

Na kraju govora, Kurti je predstavio svoj kabinet u sledećem sastavu:

Albin Kurti – premijer;
Glauk Konjufca – prvi potpredsednik Vlade i ministar spoljnih poslova i dijaspore;
Donika Gervala – druga potpredsednica Vlade i ministarka pravde;
Fikrim Damka – treći potpredsednik Vlade za pitanja manjina i saradnju;
Hekuran Murati – ministar finansija;
Andin Hoti – ministar rada, porodice i vrednosti oslobodilačke borbe;
Ejup Maqedonci – ministar odbrane;
Xhelal Sveçla – ministar unutrašnjih poslova;
Lujezon Jagxhiju – ministar digitalizacije i javne uprave;
Arben Vitia – ministar zdravlja;
Hajrula Çeku – ministar obrazovanja i nauke;
Saranda Bogujevci – ministarka kulture i turizma;
Elbert Krasniqi – ministar administracije lokalne samouprave;
Blerim Gashani – ministar sporta i omladine;
Fitore Pacolli – ministarka životne sredine i prostornog planiranja;
Armend Muja – ministar poljoprivrede, šumarstva i ruralnog razvoja;
Dimal Basha – ministar infrastrukture i saobraćaja;
Mimoza Kusari – ministarka industrije, preduzetništva, trgovine i inovacija;
Artane Rizvanoli – ministarka ekonomije;
Nenad Rašić – ministar za zajednice i povratak;
Rasim Demiri – ministar regionalnog razvoja.
Nakon predstavljanja sastava nove Vlade, predsednicima poslaničkih grupa data je reč da se izjasne, ali niko nije zatražio da govori, osim predsednika Poslaničke grupe Srpske liste Igora Simića, koji je izrazio protivljenje predloženoj Vladi i potvrdio da će glasati protiv.

Predsednica Haxhiu je potom stavila na glasanje predloženi sastav Vlade, za koji su glasala 62 poslanika, dok je osam bilo protiv, a nijedan poslanik nije bio uzdržan.

Nakon što je konstatovala izbor Vlade, a pre polaganja zakletve članova Vlade, predsednica Haxhiu zatražila je intoniranje himne Republike Kosovo. Nakon toga je premijer pred prisutnim poslanicima pročitao tekst zakletve.

Predsednica Haxhiu čestitala je premijeru Kurti i novoj Vladi, poželevši im uspešan rad i uspeh u odgovornostima koje su preuzeli.

„Pred nama je mnogo zajedničkog rada na sprovođenju reformi, razvoju ekonomije, jačanju vladavine prava i unapređenju međunarodnog položaja Republike Kosovo. Skupština će učiniti svoj deo, prateći zakonodavnu agendu i vršeći parlamentarni nadzor nad radom izvršne vlasti. Današnjim glasanjem Republika Kosovo sada ima Skupštinu i Vladu. Ostaje još jedan važan korak za kompletiranje institucija, a to je izbor predsednika Republike. Očekujem da će poslanici ispuniti svoju ustavnu odgovornost i da će ovaj proces biti uspešno okončan. Kosovu su potrebne snažne, funkcionalne i stabilne institucije, a ne nova čekanja i odlaganja“, navela je predsednica Haxhiu u svojoj poruci.

Konstituohet Legjislatura XI e Kuvendit të Republikës së KosovësNën drejtimin e kryetares Albulena Haxhiu, Kuvendi i Rep...
13/09/2026

Konstituohet Legjislatura XI e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Nën drejtimin e kryetares Albulena Haxhiu, Kuvendi i Republikës së Kosovës vijoi sot punimet e seancës konstituive të Legjislaturës XI, me zgjedhjen e nënkryetarëve.

Në hapje të seancës kryetarja Haxhiu tha se në seancën e së premtes ka bërë disa herë thirrje që PDK-ja të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive dhe të bëjë propozimin për nënkryetar të Kuvendit. Ajo shtoi se sot është hera e tretë që PDK-ja nuk merr pjesë në seancën konstituive për të bërë propozimin sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Pra, përkundër faktit që PDK-ja ka qenë e njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive, nuk është e pranishme, rrjedhimisht edhe nuk po e ushtron të drejtën kushtetuese”, tha kryetarja Haxhiu, duke shtuar se bazuar edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk mund të mbetet peng i asnjë subjekti politik, andaj seanca do të vijojë me propozimin nga LDK-ja.

Pas procedurës së votimit u konstatua se me 75 vota për, një kundër dhe katër abstenime, deputeti Kujtim Shala u zgjodh nënkryetar i Kuvendit.

Seanca vijoi me propozimet për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Tetë kandidatë të propozuar nga Lista Serbe për nënkryetar nuk morën mbështetjen e Kuvendit. Kështu, deputetët Slavko Simiq, Igor Simiq, Ljiljana Stefanoviq, Srdjan Popoviq, Branislav Nikoliq, Jovana Radosavljeviq, Milan Joksimoviq dhe Zlatan Elek nuk morën votat e mjaftueshme për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në propozimin e nëntë, Kuvendi me 62 vota për, gjashtë vota kundër dhe tri abstenime, zgjodhi për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb, deputeten Tanja Vujoviq.

Besimin e deputetëve për nënkryetare të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joserbe joshumicë e mori deputetja Emilia Rexhepi. Ajo mori 70 vota për, asnjë kundër dhe shtatë abstenime.

Pas zgjedhjes së nënkryetares Rexhepi, kryetarja Haxhiu konstatoi se Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

“Me këtë rast konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, theksoi kryetarja Haxhiu.

Pozita e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së mbetet e paplotësuar.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjithashtu njoftoi subjektet politike lidhur me formimin e grupeve parlamentare, duke rikujtuar se njoftimi për formimin e grupit parlamentar duhet t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit jo më vonë se shtatë ditë nga dita e seancës konstituive.

Me këtë njoftim ajo përmbylli punimet e seancës konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

----------------------------------

Konstituisan XI saziv Skupštine Republike Kosovo

Pod vođstvom predsednice Albulene Haxhiu, Skupština Republike Kosovo nastavila je danas rad konstitutivne sednice XI saziva, izborom potpredsednika.

Na otvaranju sednice, predsednica Haxhiu je rekla da je tokom sednice u petak nekoliko p**a pozvala PDK da učestvuje u nastavku konstitutivne sednice i da podnese predlog za potpredsednika Skupštine. Dodala je da je danas treći put da PDK ne učestvuje na konstitutivnoj sednici kako bi podnela predlog u skladu sa Ustavom Republike Kosovo.

„Dakle, uprkos činjenici da je PDK obavešten o nastavku konstitutivne sednice, ona nije prisutna, i shodno tome ne koristi svoje ustavno pravo“, rekla je predsednica Haxhiu, dodajući da na osnovu odluke Ustavnog suda, Skupština ne može ostati talac nijednog političkog subjekta, pa će sednica biti nastavljena predlogom DSK.

Nakon postupka glasanja, utvrđeno je da je sa 75 glasova za, jednim protiv i četiri uzdržana, poslanik Kujtim Shala izabran za potpredsednika Skupštine.

Sednica je nastavljena predlozima za potpredsednika iz redova srpske zajednice.

Osam kandidata koje je predložila Srpska lista za potpredsednika nije dobilo podršku Skupštine. Tako poslanici Slavko Simić, Igor Simić, Ljiljana Stefanović, Srđan Popović, Branislav Nikolić, Jovana Radosavljević, Milan Joksimović i Zlatan Elek nisu dobili dovoljno glasova za mesto potpredsednika Skupštine Republike Kosovo.

U devetom predlogu, Skupština je, sa 62 glasa za, šest glasova protiv i tri uzdržana, izabrala poslanicu Tanju Vujović za potpredsednicu Skupštine iz redova srpske zajednice.

Poslanica Emilija Redžepi dobila je poverenje poslanika kao potpredsednica Skupštine iz redova nesrpskih nevećinskih zajednica. Dobila je 70 glasova za, nijedan protiv i sedam uzdržanih.

Nakon izbora potpredsednice Redžepi, predsednica Haxhiu je izjavila da se Skupština smatra konstituisanom.

„Ovom prilikom izjavljujem da se Skupština Republike Kosovo smatra konstituisanom“, naglasila je predsednica Haxhiu.

Pozicija potpredsednika Skupštine iz redova PDK ostaje upražnjeno.

Predsednica Skupštine, Albulena Haxhiu, takođe je obavestila političke subjekte u vezi sa formiranjem parlamentarnih grupa, podsećajući da se obaveštenje o formiranju parlamentarne grupe mora dostaviti predsednici Skupštine najkasnije sedam dana od dana konstitutivne sednice.

Ovim obaveštenjem je zaključila rad konstitutivne sednice XI saziva Skupštine Republike Kosovo.

Address

Kuvendi I Kosovës; Sheshi IBRAHIM RUGOVA Nr. 5;/------------/Kuvendi I Kosovës; Rruga UÇK Nr. 65
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share