16/09/2026
📢 Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, për shkak të një proteste që po zhvillohet dhe masave të përkohshme të ndërmarra për menaxhimin e qarkullimit në hyrje të kryeqytetit, mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në qarkullimin e transportit publik.
Si pasojë e situatës së krijuar, linjat që kalojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt, duke shkaktuar vonesa në qarkullimin e tyre.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe durimin tuaj deri në normalizimin e qarkullimit. Ekipet tona po e përcjellin nga afër situatën dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit, sa herë që kushtet e qarkullimit e mundësojnë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Drejtoria e Mobilitetit