Klubi Alpin Prishtina

Klubi Alpin Prishtina Outdoor Sports Vision, Mission & Values

Vision
Improving the quality of youth education in Kosovo (Extracurricular activities Outdoor Concept).

To contribute to the improvement of the people health through activating the values of a healthy lifestyle, sports and outdoor activities and by improving the quality of life

Mission
Link between youth education, play, nature and they cultural approximation by recognizing the rich human and natural diversity in Kosovo

Choice
We ensure that participation in our activities is always a matter of choice of participants, shown with learning, enjoyment and play. Always adhering to the principles of ethics an environment

Authenticity
The vast majority of what we create, build and apply in our programs is authentic and within parameters of outdoor education

Respect
Showing and emphasizing the respect for work, program, people and environment in which we live and act

Belief
Positivity-we believe in building of and orienteering the youth force and energy towards activities in nature, force and continuity they possess and may share

Competence
Improving quality, certifications and on-going training of our staff and partners, development and accreditation of adequate programs and standards

Opportunity
Provision of these opportunities to as much youth as possible promotes, courage, foresight, open worldview, self-confidence and creativity

Quality
We make efforts and adhere to standards, correctness, quality and secure in every activity

Passion
We believe in sharing and cultivating our passion, encouraging the positive approach even in the enjoyment of the work and activities we conduct

Inclusiveness
Above all, social inclusiveness, sharing of what we provide, encouragement and positive attitude towards any topic related to the education and environment

đŸ§—â€â™€ïž AlpinizĂ«m urban nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« “Race for the Cure” TĂ« dashur miq,Klubi Alpin Prishtina  i bashkohet fushatĂ«s pĂ«r ...
14/09/2026

đŸ§—â€â™€ïž AlpinizĂ«m urban nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« “Race for the Cure”

TĂ« dashur miq,

Klubi Alpin Prishtina i bashkohet fushatĂ«s pĂ«r ndĂ«rgjegjĂ«simin rreth kancerit tĂ« gjirit dhe mbĂ«shtetjen e personave tĂ« prekur nga kjo sĂ«mundje. Fushata organizohet nga OJQ Rensansa - RacefortheCure Kosovo, me pĂ«rkrahjen e Kryeqyteti Prishtina – Drejtoria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe organizatave tĂ« tjera partnere.

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« kĂ«saj nisme, Sektori i Alpinizmit i Klubit Alpin Prishtina do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« aktivitet tĂ« alpinizmit urban – lĂ«shim me litar (rapellim) nga kĂ«mbanroja e Katedrales NĂ«nĂ« Tereza nĂ« PrishtinĂ«.

Aktiviteti zhvillohet me lejen dhe mirëkuptimin e Katedralja Nënë Tereza - Mother Teresa Cathedral - Prishtinë.

Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje dhe të bashkoheni me ne në përçimin e mesazhit të ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe mbështetjes për personat e prekur nga kanceri i gjirit.

FushatĂ«n “Race for the Cure” mund ta mbĂ«shtetni edhe pĂ«rmes blerjes sĂ« fanellave, ndĂ«rsa fondet e mbledhura do tĂ« dedikohen pĂ«r kĂ«tĂ« kauzĂ«. Blerja mund tĂ« bĂ«het online nĂ«: www.raceforthecure.eu⁠

📍 Katedralja NĂ«nĂ« Tereza, PrishtinĂ«
📅 E enjte, 17 shtator 2026
🕔 Ora 17:00

Një set fotosh të bukura nga ecja e djeshme në Bjeshkët e Nemuna dhe rajonin e Rrasës së Zogut. © Vala Peshku
07/09/2026

Një set fotosh të bukura nga ecja e djeshme në Bjeshkët e Nemuna dhe rajonin e Rrasës së Zogut. © Vala Peshku

Klubi Alpin Prishtina vazhdon me hiking dhe promovim të turizmit veror në rajonin e Brezovicës dhe Liqenin e Livadheve. ...
24/08/2026

Klubi Alpin Prishtina vazhdon me hiking dhe promovim të turizmit veror në rajonin e Brezovicës dhe Liqenin e Livadheve. Kjo zonë e Sharrit ka bio-diversitet të pasur dhe potencial të madh turistik i cili vazhdon të na shfaqet në çdo stinë të vitit

11/08/2026

🎀 Race for the Cure Prishtina 2026 – nisim pĂ«rgatitjet!

Sot u mbajt takimi i parĂ« koordinues pĂ«r organizimin e “Race for the Cure Prishtina 2026”, nĂ« bashkĂ«punim me ShoqatĂ«n “Renesansa”. Kjo nismĂ« synon rritjen e ndĂ«rgjegjĂ«simit dhe fuqizimin e mbĂ«shtetjes nĂ« luftĂ«n kundĂ«r kancerit tĂ« gjirit.

SĂ« bashku me pĂ«rfaqĂ«suesit e Klubit Alpin dhe Klubit tĂ« Motoçiklizmit “Çikat”, diskutuam pĂ«r aktivitetet, hapat e ardhshĂ«m dhe koordinimin e pĂ«rbashkĂ«t.

📅 MĂ« 27 shtator 2026, Prishtina bĂ«het sĂ«rish pjesĂ« e kĂ«saj kauze tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

MĂ« shumĂ« se njĂ« garĂ« – njĂ« thirrje pĂ«r ndĂ«rgjegjĂ«sim, solidaritet dhe shpresĂ«. 💗

Malet e Sharrit dhe Jazhinca në veçanti, të mahnisin me diversitetin e pasur dhe mundësitë e shumta për turizëm malor.Kë...
10/08/2026

Malet e Sharrit dhe Jazhinca në veçanti, të mahnisin me diversitetin e pasur dhe mundësitë e shumta për turizëm malor.

Kësaj radhe ecja jonë u kurorëzua edhe me not në njërin nga liqenet akullnajore më të bukura të vendit.

📍 EkspeditĂ« Vjeshtore nĂ« EgjiptTĂ« dashur miq,Klubi Alpin Prishtina organizon pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« ekspeditĂ«n 7 ditore nĂ« Egj...
07/08/2026

📍 EkspeditĂ« Vjeshtore nĂ« Egjipt

TĂ« dashur miq,

Klubi Alpin Prishtina organizon për herë të dytë ekspeditën 7 ditore në Egjipt ku do të vizitohen vende të rëndësisë së veçantë kulturore dhe historike, duke përfshirë ngjitjen në Malin Sinaj dhe vizitat në shumë vende të trashëgimisë botërore.

Ekspedita në Egjipt është një udhëtim që na shpie në zemrën e historisë më të vjetër njerëzore dhe në malet e magjishme ku koha duket se ndalet. Arritja bëhet në Sharm el Sheik në Detin e Kuq, për të vazhduar ditë pas dite edhe në pikat tjera të rëndësishme, siç janë mali i shenjtë Sinai që për mijëra vite ka frymëzuar pelegrinë, dijetarë dhe eksplorues; për të vazhduar me Lundrim në Detin e Kuq, Piramidat e Gizës, Muzeun e Kajros, tregjet e erëzave dhe atmosferën orientalë që plotësojnë mozaikun kulturor të udhëtimit tonë.

Ky udhëtim është kombinim i kulturës antike, aventurës malore, pushimit aktiv dhe shoqërimit, si dhe momenteve të thella shpirtërore, një përvojë që na zgjeron horizontin dhe mbetet gjatë në kujtesë.

Ju njoftojmĂ« se numri i pjesĂ«marrĂ«sve Ă«shtĂ« i kufizuar ⚠ prandaj tĂ« interesuarit pĂ«r rezervim apo çfarĂ«do informacioni tjetĂ«r duhet tĂ« kontaktojnĂ« udhĂ«heqĂ«sin e ekspeditĂ«s QĂ«ndrim Sopi 📞 +383 44 240 517

📋 TĂ« dhĂ«nat bazike:
- Datat e Ekspeditës: 9 Nëntor - 15 Nëntor 2026 (7 ditë)
- Çmimi: 900.00 € pĂ«r person (çmim momental)

✅ PĂ«rfshihen nĂ« çmim:
- Organizimi dhe Guida
- Udhëtimi Prishtinë-Egjipt si dhe të gjitha transportet tjera nëpër pikat turistike
- Akomodimi pesë net (4 në Sharm el Sheik dhe 1 në Kajro) fjetje në dhoma 3-4 shtretër (gjysëmpansion)
- Lundrimi në detin e kuq

❌ Nuk pĂ«rfshihen nĂ« çmim:
- Zhytja (scuba diving)
- Bileta e muzeut
- Të gjitha lëvizjet jashtë programit (tx)

đŸ—“ïž Itinerari:

Dita 1 – 09 NĂ«ntor, e hĂ«nĂ«:
Nisja nga Prishtina në 00:30 dhe arritja në 10:00 (në mëngjes) në Sharm el Sheik.

Dita 2 – 10 NĂ«ntor, e martĂ«:
Ditë e pushimi në Sharm el Sheik, vizita dhe lundrim me anije nga 09:00-17:00
Kthimi pasdite në hotel, darka dhe mbremje e lirë shetitëse.

Dita 3 – 11 NĂ«ntor, e mĂ«rkurĂ«:
Në Sharm el Sheik është ditë e lirë për plazh, pushim dhe përgatitje për ngjitjen në malin Sinaj. Nisja për në Turisina/Sinaj bëhet me transport në orët e mbrëmjes, ndërsa vet ecja zgjatë 4 orë dhe konsiderohet e lehtë dhe me shteg të mirë (Shtegu i Deveve). Mali Sinaj është 2285 m dhe gjendet në Gadishullin Sinaj, rrëzë ti gjendet Manastiri i vjetër i Shën Katerinës ku ndërthuret historia njerëzore e shumë epokave.

Dita 4 – 12 NĂ«ntor, e enjte:
Kthimi nga Sinaj në orët e pasditës, pushim dhe dalje e lirë në zonën turistike dhe kulinare të zonës.

Dita 5 – 13 NĂ«ntor, e premte:
Nisja për në Kajro ku arrihet rreth orëve të mëngjesit. Qëndrim dhe vizita Muzeun e Kajros, lumi Nil dhe tregjet e vjetra të erëzave në qytetin e vjetër.

Dita 6 – 14 NĂ«ntor, e shtunĂ«:
Pas mëngjesit marrim bagazhin dhe vazhdojme vizitat ne Piramidat e Gizes dhe Xhaminë e njohur Muhamedali. Nisja per ne aeroport ne oren 00:00.

Dita 7 – 15 NĂ«ntor, e diel
Fluturimi është në 03:00, ndërsa arritja në Prishtinë ne orën 10:00

đŸ‘€ PĂ«rgjegjĂ«s i ekspeditĂ«s: QĂ«ndrim Sopi / +383 44 240 517

📍 Liqeni i JazhincĂ«sTĂ« dashur miq,Klubi Alpin Prishtina ju fton tĂ« merrni pjesĂ« nĂ« ecjen malore e cila zhvillohet nĂ« Bje...
06/08/2026

📍 Liqeni i JazhincĂ«s

TĂ« dashur miq,

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen malore e cila zhvillohet në Bjeshkët e Sharrit, ndërsa aktiviteti do të përshkojë pyjet e dendura nën Liqen dhe Lumin e Jazhinces për të arritur në 2100 m/lmd në Liqen, ku do të pushojmë dhe relaksohemi me not.

Detajet e aktivitetit:
📅 Nisja: E diel, 9 gusht 2026
⏰ Ora: 07:00
📍 Vendi i nisjes: Parkingu i Stacionit tĂ« Trenit
🚌 Lloji i transportit: Autobus
đŸ’¶ Pagesa: 15.00 €
🚗 PĂ«r ata qĂ« bashkohen me vetura private: 10.00 € pĂ«r person

Si të Rezervoni:
📧 E-mail: [email protected]
📘 Facebook: www.facebook.com/KlubiAlpinPrishtina/
đŸ“± Tel.: +383 44 240 517 — SMS, Viber ose WhatsApp

DĂ«rgoni emrin dhe mbiemrin tuaj dhe prisni konfirmimin. ✅

📋 Detajet e Shtegut:
Pika më e lartë: 2100 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, afër Shtërpces
Tereni: Shteg malor dhe bjeshkatar.
Koha e ecjes: Gjithsej: 5-6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 12 km (gjithsej)
Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë (ka ujë edhe rrugës), këpucë të përshtashme, krem për mbrojtje nga dielli, kostum për larje, kapelë ose shami mbrojtëse.. etj

â„č Informata shtesĂ«:
Liqeni i Jazhincës është ndër liqejt më të mëdhenj të Bjeshkëve të Sharrit, dhe gjendet në lartësinë 2100 m/lmd. Gjithashtu, është liqeni me thellësinë më të madhe në Sharr; ndërsa është i njohur si vend-pushim përgjatë shtigjeve malore në mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Temperaturat janë të larta, prandaj merrni mbrojtje nga dielli!
Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qendrim Sopi
Ndihmës: Florent Shala

KAP-i Ju dĂ«shiron vikend tĂ« kĂ«ndshĂ«m 🌄

Kushtet e përgjithshme dhe përgjegjësitë gjatë aktiviteteve:
https://tinyurl.com/ykyzkmjr

03/08/2026

📍 Olimpi – aty ku legjendat takojnĂ« majat.

Tre ditë plot aventurë, miqësi dhe emocione me KAP.

Me energji pozitive dhe pĂ«rkushtim, arritĂ«m me sukses nĂ« majĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« GreqisĂ« – Mytikas (2918 m).

Address

Str. Anton Harapi, Nr. 58
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Alpin Prishtina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Klubi Alpin Prishtina:

Shortcuts

Share