17/04/2026
Kryeshefi Bllaca priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë
16.04.2026, Prishtinë
U.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A., z. Kastriot Bllaca ka pritur sot në një takim përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, të drejtuar nga z.Hubert Perr, udhëheqës për bashkëpunim.
Kryeshefi Bllaca ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe bujare, që ka ofruar Bashkimi Evropian për më shumë se një dekadë për realizimin e projekteve kapitale të ndërmarrjes. Mbështetja e BE-së për projektet e NP “Termokos” ka mundësuar transformimin e sistemit të ngrohjes në një sistem modern, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt energjisë së pastër.
Kjo mbështetje fillimisht u realizua përmes zbatimit të Projektit të kogjenerimit- përdorimi i energjisë së nxjerrë nga TC Kosova B për ngrohjen qendrore, e më pas me projektet tjera për zgjerimin, rehabilitimin dhe modernizimin e sitemit të ngrohjes qendrore, gjë që ka kontribuar në sigurimin e ngrohjes cilësore për rreth 100 mijë qytetarë si dhe sigurimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët e Prishtinës.
Z. Hubert Perr shprehu interes për investimet e financuara nga BE-ja në “Termokos”, veçanërisht për projektete kapitale në zhvillim, përkatësisht projektin “Solar 4Kosovo II” dhe Projektin e dyfishimit të kapaciteteve. Ai u i shpreh i kënaqur me progresin e projekteve dhe ndikimin e tyre pozitiv në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, të mbështetur nga fondet e BE-së.
Që nga realizimi i Projektit të kogjenerimit e deri më tani, BE-ja ka mbështetur projektet e “Termokos” me mbi 50 milion euro. BE mbetet një nga ofruesit më të mëdhenjë të asistencës financiare për “Termokos”, duke financuar dhe vazhduar të mbështesë realizimin e projekteve kapitale të ndërmarrjes.
CEO Bllaca hosted a meeting with the European Union in Kosovo
16.04.2026, Pristina
Acting Chief Executive Officer of the Public Enterprise “Termokos” J.S.C., Mr. Kastriot Bllaca, hosted today a meeting with European Union in Kosovo representatives, led by Mr. Hubert Perr, Head of the Cooperation.
CEO Bllaca expressed his gratitude for the continuous and generous support provided by the European Union for more than a decade in the implementation of the company’s capital projects. EU support for the projects of “Termokos” has enabled the transformation of the heating system into a modern, sustainable system oriented toward clean energy.
This support was initially realized through the implementation of the Cogeneration Project- using energy extracted at Kosovo B power plant for district heating, followed by other projects for the expansion, rehabilitation, and modernization of the district heating system, which has contributed to providing quality heating for over 100,000 citizens, as well as ensuring a cleaner environment for the citizens of Pristina.
Mr. Hubert Perr showed interest in the EU funded investments in “Termokos,” particularly in the ongoing capital projects, namely the “Solar 4Kosovo II” project and the Capacity Doubling Project. He expressed satisfaction with the progress of the projects and their positive impact on improving the quality of life for citizens, supported by EU funds.
Since the implementation of the Cogeneration Project until now, the EU has supported “Termokos” projects with over 50 million euros. The EU remains one of the largest provider of financial assistance to Termokos, having financed and continuing to support the implementation of the company’s capital projects.