Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit

Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit

11/09/2026
Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të mandatit të saj për promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e legjislacionit për bar...
03/09/2026

Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të mandatit të saj për promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e legjislacionit për barazi gjinore, ka ndërmarrë një iniciativë për realizimin e një analize që synon identifikimin e sfidave dhe mangësive ekzistuese në sistemin e mbështetjes së grave dhe fëmijëve gjatë proceseve të divorcit.
Në kuadër të këtij procesi, ABGJ ka organizuar fokus grupin e dyte me radhë me profesionistë të shërbimeve sociale, si dhe zyrtarë/e dhe profesionistë/e të asistencës sociale, me qëllim të informimit dhe marrjes së perspektivave nga profesionistët që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për familjet dhe fëmijët. Kontributi i tyre është i rëndësishëm për identifikimin e sfidave që paraqiten në praktikë, barrierave institucionale dhe nevojave për ndërhyrje më efektive.
Në praktikë janë evidentuar një sërë sfidash me të cilat përballen gratë, veçanërisht nënat, gjatë proceseve të divorcit, duke përfshirë zvarritjen e procedurave gjyqësore dhe vonesat në caktimin dhe ekzekutimin e pagesave të alimentacionit për fëmijët. Përtej ndikimit në mirëqenien dhe sigurinë ekonomike të grave, këto vonesa mund të cenojnë të drejtat dhe interesin më të mirë të fëmijëve.
Përmes kësaj iniciative, ABGJ synon të analizojë në mënyrë gjithëpërfshirëse këto sfida dhe të identifikojë barrierat që pengojnë ofrimin e mbështetjes adekuate për gratë dhe fëmijët në proceset e divorcit, si dhe të përcaktojë intervenimet e nevojshme institucionale dhe ligjore.
Kjo iniciativë mbështetet nga UNMIK dhe UNDP, përmes angazhimit të ekspertes znj. Blerinda Idrizi, e cila do të zhvillojë analizën me fokus në identifikimin e barrierave dhe rekomandimin e intervenimeve të nevojshme për përmirësimin e sistemit të mbështetjes.

Sot ka nisur Shkolla Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat, e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) n...
31/08/2026

Sot ka nisur Shkolla Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat, e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) ne bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore/ZKM dhe me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Shkolla Verore, e cila ka filluar sot, bashkon 35 studentë, të diplomuar, të moshës 18–29 vjeç, nga komunitete dhe fusha të ndryshme akademike.
Programi synon të lidhë njohuritë akademike me praktikën e politikëbërjes, duke trajtuar ndikimin e gjinisë në ekonomi, tregun e punës, financat publike, institucionet dhe pjesëmarrjen demokratike.
Në ditën e parë të Shkollës Verore u zhvillua sesioni “Bisedë e hapur: Gjinia, politika ekonomike dhe pjesëmarrja demokratike”, i cili solli një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë dhe interaktiv ndërmjet Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe pjesëmarrësve të Shkollës Verore.
Bashkëbisedimin e moderoi Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, duke krijuar një hapësirë të hapur për diskutim dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë të ideve ndërmjet Kryeministrit në detyrë zt.Kurti dhe të rinjve.
Diskutimi u fokusua në lidhjen ndërmjet barazisë gjinore, zhvillimit ekonomik dhe pjesëmarrjes demokratike, me theks të veçantë në mënyrën se si prioritetet qeveritare shndërrohen në politika publike, buxhete dhe rezultate konkrete.
Studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë drejtpërdrejt me Kryeministrin në detyrë mbi çështje me rëndësi për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë, përfshirë punësimin, ekonominë e kujdesit, sipërmarrjen, përfaqësimin politik dhe llogaridhënien institucionale.

Shkolla Verore do të vazhdojë deri më 4 shtator me ligjërata, diskutime dhe sesione interaktive mbi gjininë, ekonominë dhe politikat publike, duke synuar fuqizimin e të rinjve për një pjesëmarrje më aktive në proceset demokratike dhe në ndërtimin e politikave më gjithëpërfshirëse.

26/08/2026

A New Cultural Home for Prishtina — Be a Founding Supporter… Blerza Krasniqi needs your support for A New Cultural Home for Prishtina — Be a Founding Supporter

02/08/2026

The European Institute for Gender Equality1 (E

19/07/2026

Are you interested in gender, politics, economics, technology, or public policy? Then take the next step and apply for the 3rd edition of the Gender, Economics and Politics (GEP) Summer School!🌞

Join 35 young people from across Kosovo for five days of inspiring discussions, hands-on workshops, networking, and learning from local and international experts.

Apply now and be part of the next generation shaping tomorrow's policies!

Link to apply: https://forms.gle/Lfkb9LXsrWh5kKtBA

📌 Applications are open until 27 July 2026.

Embassy of Switzerland in Kosovo Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit

Afër 50 studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët po marrin pjesë në edicionin e 26-të të Universitetit Ndërkomb...
09/07/2026

Afër 50 studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët po marrin pjesë në edicionin e 26-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror në Prishtinë, realizuan një vizitë në Ndërtesën e Qeverisë ku u pritën në takim nga përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore. Gjatë vizitës, ata u njohën me mandatin, përgjegjësitë dhe punën që zhvillon Agjencia për Barazi Gjinore, si dhe me legjislacionin dhe politikat kryesore që rregullojnë dhe promovojnë barazinë gjinore në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të angazhimeve për avancimin e barazisë gjinore, gjatë prezantimit u theksuan edhe përpjekjet dhe të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetjen e vajzave dhe grave, përmes politikave dhe masave që synojnë fuqizimin e tyre ekonomik, garantimin e të drejtave të barabarta, zgjerimin e mundësive për arsimim, punësim dhe zhvillim profesional si dhe fuqizimin e rolit të tyre në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Gjatë prezantimit, studentët shfaqën interes të veçantë për punën e Agjencisë dhe parashtruan pyetje lidhur me çështje të ndryshme, përfshirë zbatimin e legjislacionit për barazi gjinore, mekanizmat institucionalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave, sfidat në arritjen e barazisë gjinore, si dhe rolin e institucioneve në hartimin dhe zbatimin e politikave publike.

Vizita u zhvillua në një atmosferë bashkëbisedimi dhe shkëmbimi të përvojave, duke u ofruar studentëve mundësinë të njihen më nga afër me funksionimin e mekanizmave institucionalë për barazi gjinore dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në këtë fushë.

Videospoti i realizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore promovon ekonominë e kujdesit, duke theksuar se kujdesi është për...
08/07/2026

Videospoti i realizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore promovon ekonominë e kujdesit, duke theksuar se kujdesi është përgjegjësi e përbashkët dhe një investim në barazi gjinore, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm.

ABGJ Videospoti Ekonomia e kujdesit

Address

Ndërtesa E Qeverisë Së Republikës Kosovës, Sheshi Skënderbe
Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share