Posta e Kosovës

Directions Website Contact the organization

Posta e Kosovës Faqja zyrtare e Postës së Kosovës. Këtu gjeni informata për shërbime postare, financiare dhe njoftime për qytetarët. Tani si entitet i ndarë nga PTK SH.A.

Posta, Telefoni dhe Telegrafi i Kosovës (PTT) është themeluar në vitin 1959. Në vitin 1999 është ndryshuar emërtimi nga PTT në PTK (Postë Telekomi i Kosovës). operon si Posta e Kosovës (PK SH.A.) prej datës 01.08.2012

Me suprimimin e autonomisë se Kosovës, si në çdo institucion tjetër të Kosovës punëtoret shqiptar u dëbuan nga PTT-ja. Me përfundimin e luftës, konkretisht me 02.08.1999, punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës. Punonjësit e Postës së Kosovës, me një vullnet të pathyeshëm dhe duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut, nr: 12/99, u angazhuan për rimëkëmbjen e ndërmarrjes. Edhe përkundër vështirësive të mëdha u realizua infrastrukturë e domosdoshme duke filluar nga improvizimi i zyrave postare që mungonin, pajisja me thasët postarë, pullat postare, çmimorja e shërbimeve (ku përcaktohen edhe vendet fqinje të Postës së Kosovës), formularët, udhëzimet, kodi aeropostar e deri te vulat postare të aprovuara nga UPU-ja. U vendos qe më 31 Maj të vitit 2000 të filloj së vepruari Posta e Pavarur Ndërkombëtare e Kosovës. Njëkohësisht u formua edhe zyra këmbyese ndërkombëtare Prishtina LC/AO dhe CP, përmes së cilës u përmbushën kriteret e përcaktuara nga UPU-ja për të filluar këmbimin e dërgesave postare me tërë botën. Më 1 korrik 2005, PTK-ja shndërrohet në korporatë - PTK Shoqëri Aksionare (SH.A.), ku Posta e Kosovës vepron si njësi biznesi brenda saj. Gjatë vitit 2012, Posta e Kosovës iu nënshtrua procesit të konsolidimit, ku me 21.05.2012 regjistrohet si shoqëri aksionare me vendim te Qeverisë së Kosovës gjegjësisht nga Ministria për Zhvillim Ekonomik, kurse veprimtarinë si NPQ e pavarur e ka filluar me 01 Gusht 2012. PK SH.A. ofron produkte, shërbime postare dhe shërbime për biznes, si dhe ofron sh*tjen e produkteve dhe shërbimeve të telefonisë mobile dhe asaj fikse (PTK SH.A.) në gjithë territorin e Republikës së Kosovës përmes 132 Zyrave Postare në shtatë (7) Regjione. Implementimi i projekteve kapitale, si Automatizimi i Sporteleve, Posta Hibride, Track & Trace, etj. janë edhe një avantazh më tepër, që konsumatorët për kryerjen e shërbimeve postare zgjedhje të parë dhe më të preferuar të vazhdojnë ta kenë Postën e Kosovës.

A e dini se mund të aplikoni për Vulë Apostile dhe Legalizuese në zyrat postare? 📮Posta e Kosovës ju mundëson të aplikon...
27/10/2026

A e dini se mund të aplikoni për Vulë Apostile dhe Legalizuese në zyrat postare? 📮

Posta e Kosovës ju mundëson të aplikoni për Vulë Apostile dhe Legalizuese, pa pasur nevojë të drejtoheni në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gjithashtu, përmes shërbimit Super-Express, mund të procedoni me dokumentet e Gjendjes Civile që verifikohen nga Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) – MPB.

Na ndihmoni të kuptojmë sa të informuar jeni për këto shërbime!

Plotësoni anketën tonë të shkurtër në linkun më poshtë.

Posta e Kosovës ju mundëson të aplikoni për Vulë Apostile dhe Legalizuese në të gjitha zyrat postare, pa pasur nevojë të shkoni tek zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe për të gjitha dokumentet e Gjendjes Civile, të cilat verifikohen tek Agjencia për Regjis...

Paguaj faturën e ujit pa provizion, edhe të shtunave!Posta e Kosovës ju ofron pagesën e faturave të KRU Prishtina pa pro...
24/10/2026

Paguaj faturën e ujit pa provizion, edhe të shtunave!

Posta e Kosovës ju ofron pagesën e faturave të KRU Prishtina pa provizion, në të gjitha zyrat postare.

✅ Pagesa pa provizion
✅ Të hapur edhe të shtunave
✅ Zyrat postare punojnë çdo ditë nga ora 08:00
✅ Pagesa për të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve në çdo zyrë postare

Kaloni në zyrën postare më të afërt dhe kryeni pagesën shpejt, thjesht dhe në mënyrë të sigurt.

Posta e Kosovës, partneri juaj i besueshëm për shërbimet që ju duhen çdo ditë.

📍 Orarin dhe adresat e zyrave postare i gjeni këtu: https://postakosoves.com/orari/

Faturën e ngrohjes me Termokos mund ta paguash në çdo zyrë postare, çdo ditë nga 08:00 deri në 20:00. 📍 Gjej zyren më të...
21/10/2026

Faturën e ngrohjes me Termokos mund ta paguash në çdo zyrë postare, çdo ditë nga 08:00 deri në 20:00.

📍 Gjej zyren më të afërt: https://postakosoves.com/orari/

Paguaj te Posta!

Posta e Kosovës në mbështetje të vetëdijesimit për kancerin e gjirit 🎀Në kuadër të aktiviteteve për Tetorin Rozë, në zyr...
20/10/2026

Posta e Kosovës në mbështetje të vetëdijesimit për kancerin e gjirit 🎀

Në kuadër të aktiviteteve për Tetorin Rozë, në zyrën postare Gjilan 1 u mbajt një ligjëratë vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit, nga përfaqësueset e Komitetit për Edukim Shëndetësor.

Përmes këtij aktiviteti, punonjëset u informuan për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore.

Posta e Kosovës mbështet iniciativa që kontribuojnë në informimin, vetëdijesimin dhe kujdesin për shëndetin.

🎀 Zbulimi i hershëm shpëton jetë!

Ju kujtojmë se pagesat për Odën e Infermierëve të Kosovës mund të kryhen në të gjitha zyrat postare.🕗 Ju presim çdo ditë...
19/10/2026

Ju kujtojmë se pagesat për Odën e Infermierëve të Kosovës mund të kryhen në të gjitha zyrat postare.

🕗 Ju presim çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00.

📍 Gjeni zyren më të afërt këtu: 👉 https://postakosoves.com/orari/

Paguaj te Posta!

Posta e Kosovës zhvilloi vizitë pune në Postën e Kroacisë dhe HAKOMMë 8 dhe 9 tetor 2026, delegacioni i Postës së Kosovë...
16/10/2026

Posta e Kosovës zhvilloi vizitë pune në Postën e Kroacisë dhe HAKOM

Më 8 dhe 9 tetor 2026, delegacioni i Postës së Kosovës zhvilloi vizitë pune në Postën e Kroacisë (HP) dhe Agjencinë Rregullatore HAKOM.

Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe forcimin e bashkëpunimit institucional për modernizimin dhe avancimin e mëtejshëm të shërbimeve postare në Kosovë.

Posta e Kosovës shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe bashkëpunimin e Postës së Kroacisë dhe HAKOM-it.

Nga skena te pulla, një histori që udhëton brez pas brezi!Posta e Kosovës promovoi emisionin e veçantë filatelik kushtua...
14/10/2026

Nga skena te pulla, një histori që udhëton brez pas brezi!

Posta e Kosovës promovoi emisionin e veçantë filatelik kushtuar 80-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në kuadër të ceremonisë solemne të organizuar për këtë jubile.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit artistik. Posta e Kosovës u përfaqësua nga Kryeshefja Ekzekutive, znj. Nora Rraci, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj.

Në fjalën e saj, Kryeshefja Ekzekutive, znj. Nora Rraci, theksoi rëndësinë e filatelisë si një mjet për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Ajo vuri në pah se, ashtu si teatri që përmes skenës, interpretimit dhe emocioneve përcjell histori e vlera nga një brez te tjetri, edhe pulla postare e ruan këtë trashëgimi dhe e bën atë të udhëtojë përtej kufijve. Përmes këtij emisioni, historia tetëdekadëshe e Teatrit Kombëtar bëhet pjesë e kujtesës filatelike, duke prezantuar kulturën dhe krijimtarinë tonë para botës.

Gjatë ceremonisë, Kryeministri Kurti dhe drejtori i Teatrit Kombëtar, z. Kushtrim Mehmeti, përgëzuan Postën e Kosovës për këtë emision të veçantë.

Emisioni përfshin dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë, duke përjetësuar tetë dekada histori dhe krijimtari teatrale.

Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës nderon një institucion të rëndësishëm të kulturës sonë dhe kontribuon në ruajtjen e vlerave që na përfaqësojnë. Sepse duartrokitjet e një shfaqjeje mund të pushojnë, por jehona e artit vazhdon të jetojë, të udhëtojë në botë dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm.

Posta e Kosovës – duke ruajtur historinë, nderuar artin dhe përcjellë trashëgiminë tonë brez pas brezi.

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pul...
14/10/2026

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare kushtuar 80-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Rrugëtimi tetëdhjetëvjeçar i këtij institucioni, që nga themelimi në tetor të vitit 1946 në Prizren si institucioni i parë teatror profesional në vend dhe zhvendosja, pak muaj më vonë, në Prishtinë, ka lënë gjurmë të thella në historinë e artit skenik. Përgjatë tetë dekadave, Teatri ka qenë vatër e qindra premierave, mijëra shfaqjeve dhe krijimtarisë së brezave të tërë artistësh.

Përmes skenës së tij është promovuar dramaturgjia kombëtare dhe botërore, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në jetën kulturore të Kosovës dhe duke u vlerësuar me çmime e mirënjohje të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Në nderim të këtij rrugëtimi të rëndësishëm, Posta e Kosovës i kushton Teatrit Kombëtar të Kosovës dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë. Ky emision filatelik sjell në vëmendje historinë, traditën dhe kontributin e këtij institucioni në zhvillimin e artit dhe kulturës në Kosovë, duke e shndërruar trashëgiminë e tij tetëdhjetëvjeçare në një kujtesë të qëndrueshme edhe për brezat e ardhshëm.

Posta e Kosovës fton qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që ta bëjnë pjesë të koleksioneve të tyre këtë emision të veçantë filatelik, kushtuar një prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës skenike në vend.

🤝 Bashkëpunimi ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve!Posta e Kosovës vlerëson bashkëpunimin me Gjykatën Themelore n...
13/10/2026

🤝 Bashkëpunimi ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve!

Posta e Kosovës vlerëson bashkëpunimin me Gjykatën Themelore në Gjakovë, në funksion të realizimit efikas dhe me kohë të shërbimeve postare për dërgimin e dokumenteve dhe korrespondencës zyrtare gjyqësore.

Përmes koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, synojmë të forcojmë cilësinë e shërbimeve, të lehtësojmë komunikimin zyrtar dhe të kontribuojmë në një proces sa më të rregullt dhe efikas në shërbim të qytetarëve.

📮 Posta e Kosovës – partner i besueshëm në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve!

📮 Nxënësit e SHFMU “Dardania” vizitojnë zyrën postare në PejëNë kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Postës, nxë...
12/10/2026

📮 Nxënësit e SHFMU “Dardania” vizitojnë zyrën postare në Pejë

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Postës, nxënësit e SHFMU “Dardania” vizituan zyrën postare në Pejë, ku u mirëpritën nga kolegët tanë të Regjionit të Pejës.

Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me shërbimet postare, me theks të veçantë te pranimi i pakove dhe rëndësia e tyre në komunikimin dhe lidhjen mes njerëzve.

🙏 Falënderojmë nxënësit dhe stafin e shkollës për vizitën, si dhe kolegët tanë për mikpritjen dhe përkushtimin!

Posta e Kosovës – në shërbim të qytetarëve dhe pranë gjeneratave të reja!

Address

Rr. "28 Nëntori", Nr. 4, Dardania
Pristina
10000,PRISHTINE

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Posta e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Posta e Kosovës:

Shortcuts

Share

Category