Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës HISTORIA JONË

Administrata Tatimore e Kosovës është themeluar me datën 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut.

Faqja zyrtare e Administratës Tatimore të Kosovës në Facebook! -
Zvanični sajt Poreska Administracija Kosova na Facebook! -
Official website of the Kosovo Tax Administration on Facebook! Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar i punësuar nga një kontraktues i USAID-it. Nga Tetori i vitit 2001 deri në Shkurt të vitit 2003, kishte bashkë-drejtorë nga USAID-i dhe vendor që ndanin rolin e drejtorit

. Me 18 Shkurt 2003, autoriteti për Administratën Tatimore u bart nga UNMIK-u te Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe mori detyrat e Drejtorit të ATK-së një vendor. Që nga ajo kohë, ATK ka funksionuar si një organizatë autonome, e menaxhuar krejtësisht nga banorë të Kosovës me këshillime dhe ndihmën e organizatave donatore ndërkombëtare në radhë të parë, USAID-i, BE dhe FMN. Gjatë historikut të shkurtër të saj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale e cila në pjesën më të madhe të saj është në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ka një qendër përpunimi të dokumenteve, të centralizuar, përmes së cilës përpunohen të gjitha deklaratat, po ashtu ka filluar decentralizimi procedimit të TVSH-së me qellim të intervenimit të përmbushjes së menjëhershme. Është krijuar edhe një njësi për tatimpaguesit e mëdhenj që merret me tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë, që njëherit është praktika më e mirë ndërkombëtare. Legjislacioni tatimor i Kosovës është pranuar si nga FMN-ja ashtu edhe nga Komisioni Evropian si legjislacion transparent dhe ne harmoni me standardet ndërkombëtare.

14/09/2026

Më shumë kontrolle, më pak ndëshkime

ATK po ndryshon qasjen: më shumë kontrolle për të parandaluar shkeljet, më pak fokus te gjobat.
Në janar-gusht 2026 u realizuan 1,350 kontrolle ose 35.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ndërkohë, gjobat u rritën vetëm 3.4%: nga 4,027 në 4,163.
Kontrollojmë më shumë. Parandalojmë më shumë. Ndëshkojmë më pak.
Ky është prioriteti i ATK-së: përmbushje vullnetare dhe trajtim më i drejtë i tatimpaguesve.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Ohri ...
11/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Ohri 2026”, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku u mblodhën përfaqësues të lartë të institucioneve financiare dhe administratave tatimore nga rajoni.

Në panelin e parë, me temën “Nga presioni i Eurozonës drejt qëndrueshmërisë fiskale: prioritetet buxhetore, realitetet e sektorit privat dhe mësimet rajonale”, mori pjesë Ministri i Financave i Kosovës, z. Hekuran Murati. Diskutimi u fokusua në qëndrueshmërinë fiskale, prioritetet buxhetore, zhvillimin e sektorit privat dhe sfidat ekonomike në rajon.

Ndërkaq, drejtori i ATK-së ishte pjesë e panelit të dytë me temën “Të hyrat tatimore, hendeku tatimor dhe lufta kundër ekonomisë jo-formale: financa publike më të fuqishme dhe në përputhje me standardet e BE-së”.

Gjatë diskutimit, z. Hyseni prezantoi përvojën e Kosovës në rritjen e të hyrave tatimore dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, duke theksuar rëndësinë e digjitalizimit, analizës së riskut, kontrolleve të targetuara dhe rritjes së përmbushjes vullnetare të obligimeve tatimore.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të Ministrive të Financave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Financave të Sllovenisë, Administratës Tatimore të Kosovës, Zyrës së të Hyrave Publike të Maqedonisë së Veriut, Administratës Financiare të Sllovenisë, Autoritetit për Tatime Indirekte të Bosnjë dhe Hercegovinës, etj.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë kontribuon në ngritjen e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër ekonomisë jo-formale, përmes shkëmbimit të përvojave, informacionit dhe praktikave më të mira ndërmjet institucioneve të vendeve të rajonit.

Regjistrimi i punëtorëve të rinj dhe përditësimi i të dhënave për punëtorët ekzistues janë obligime të rëndësishme për ç...
10/09/2026

Regjistrimi i punëtorëve të rinj dhe përditësimi i të dhënave për punëtorët ekzistues janë obligime të rëndësishme për çdo punëdhënës.

Çdo ndryshim që lidhet me marrëdhënien e punës duhet të pasqyrohet në Sistemin Elektronik EDI, në mënyrë që të dhënat të jenë të sakta dhe të përditësuara.

Regjistroni dhe përditësoni të dhënat me kohë.

Faturat dhe transaksionet fiktive nuk pranohen për qëllime tatimore.Para çdo bashkëpunimi apo transaksioni, sigurohuni q...
09/09/2026

Faturat dhe transaksionet fiktive nuk pranohen për qëllime tatimore.
Para çdo bashkëpunimi apo transaksioni, sigurohuni që dokumentacioni të pasqyrojë aktivitetin real ekonomik.

Mbani dokumentacion të rregullt dhe shmangni parregullsitë tatimore.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gj...
09/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Gjatë takimit u diskutua për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe në mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve.

Të dyja palët vlerësuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në funksion të interesit publik dhe zhvillimit ekonomik.

ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për 8 muaj813 milionë euro të hyra tatimore janë mbledhur deri më tani, 100...
08/09/2026

ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për 8 muaj

813 milionë euro të hyra tatimore janë mbledhur deri më tani, 100 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 14% rritje.

Kjo performancë e të hyrave tregon një trend të fuqishëm të rritjes dhe një nivel gjithnjë e më të lartë të mbledhjes së të hyrave tatimore.

Vetëm brenda një viti, të hyrat janë rritur për afro 100 milionë euro, duke dëshmuar qartë për përmirësimin e performancës në mbledhjen e tatimeve, por edhe për zgjerimin e bazës tatimore përmes përfshirjes së më shumë tatimpaguesve dhe aktiviteteve ekonomike në sistemin formal.

Me këtë ritëm të rritjes, Administrata Tatimore e Kosovës është shumë pranë tejkalimit të pragut prej 1 miliard euro të hyra tatimore një rezultat i rëndësishëm dhe një tjetër dëshmi e performancës së lartë të ATK-së.

Çdo mall që mbahet apo sh*tet nga biznesi duhet të ketë dokumentacion përkatës.Faturat dhe dokumentet tjera duhet të dës...
07/09/2026

Çdo mall që mbahet apo sh*tet nga biznesi duhet të ketë dokumentacion përkatës.
Faturat dhe dokumentet tjera duhet të dëshmojnë prejardhjen e mallit, vendin ku gjendet dhe mënyrën si ka hyrë në qarkullim.

Mbani dokumentacion të rregullt dhe shmangni parregullsitë gjatë verifikimeve nga ATK.

ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformaleAdministrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Dogan...
04/09/2026

ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të nisë zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për luftimin e ekonomisë joformale.

Plani synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e kontrolleve të përbashkëta në terren, me fokus në fushat me risk dhe interes të përbashkët, duke mundësuar ndjekjen e zinxhirit ekonomik nga importi dhe qarkullimi i mallrave deri te sh*tja dhe konsumi në tregun e brendshëm.

Gjatë vitit 2025, bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar në 19 kontrolle të përbashkëta në terren dhe në evidentimin e shmangieve nga detyrimet tatimore dhe doganore në vlerë prej 1.6 milion euro.

Duke u bazuar në këto rezultate dhe në sfidat e identifikuara, plani i ri synon të rrisë më tej efikasitetin e kontrolleve dhe të forcojë mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale.

Në këtë kuadër, zbatimi i Planit të Përbashkët të Veprimit synon që kontrollet të orientohen më saktë drejt rasteve me risk, të rritet shkëmbimi i informacionit ndërmjet institucioneve dhe të sigurohet një mbikëqyrje më e plotë e aktivitetit ekonomik.

Përmes këtij mekanizmi, ATK dhe Dogana e Kosovës synojnë të ndërhyjnë në mënyrë më të koordinuar aty ku evidentohen parregullsi, duke parandaluar
humbjet në të hyra publike dhe duke siguruar zbatimin e njëjtë të rregullave për të gjithë operatorët ekonomikë.

02/09/2026

Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati vizituan ATK-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, vizituan Administratën Tatimore të Kosovës, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm, Mentor Hyseni, dhe Menaxhmenti i Lartë.

Gjatë vizitës u diskutua për rezultatet e ATK-së, rritjen e të hyrave tatimore, forcimin e përmbushjes, digjitalizimin e shërbimeve dhe luftimin e evazionit tatimor.

Kryeministri Kurti vlerësoi punën e ATK-së dhe rritjen e të hyrave tatimore prej 14%, ndërsa Ministri Murati theksoi rolin e ATK-së në forcimin e financave publike dhe rëndësinë e projektit të arkave softuerike digjitale.

Drejtori Hyseni theksoi se ATK-ja po avancon drejt një qasjeje më moderne, të bazuar në analizën e riskut, digjitalizim dhe shërbime më të lehta për tatimpaguesit.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati vizituan ATK-nëKryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, së bashku me ...
02/09/2026

Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati vizituan ATK-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, vizituan sot Administratën Tatimore të Kosovës, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Mentor Hyseni, dhe Menaxhmenti i Lartë i ATK-së.

Gjatë vizitës u diskutua për rezultatet e punës së ATK-së, rritjen e të hyrave, forcimin e permbushjes tatimore, digjitalizimin e shërbimeve dhe masat për luftimin e evazionit tatimor.

Kryeministri Kurti vlerësoi punën e ATK-së, duke theksuar se rezultatet e këtij institucioni janë të prekshme dhe reflektojnë drejtpërdrejt në planifikimin dhe realizimin e politikave qeveritare. Ai veçoi rritjen e të hyrave tatimore prej 14%, si dhe përmirësimin e transparencës në proceset që lidhen drejtpërdrejt me tatimpaguesit.

Duke folur për kontrollet tatimore, Kryeministri Kurti theksoi ndryshimin e qasjes së ATK-së nga kontrollet e bazuara në dyshime drejt kontrolleve të bazuara në të dhëna dhe analizë të riskut.

Ai permedi edhe rritjen e denoncimeve për rastet e evazionit tatimor në 43.1%, duke e cilësuar këtë si tregues të rritjes së bashkëpunimit dhe besimit të qytetarëve dhe bizneseve në institucionet tatimore.

Ministri i Financave, z.Hekuran Murati, vlerësoi kontributin e ATK-së në krijimin e stabilitetit financiar të vendit, duke theksuar se institucioni do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e pajtueshmërisë dhe forcimin e financave publike.

Në këtë drejtim, Ministri Murati theksoj se projekti i arkave softuerike digjitale, i cili synon të kontribuojë në rregullimin e tregut, uljen e evazionit tatimor dhe shtrirjen e fiskalizimit në të gjitha veprimtaritë ekonomike. Sipas tij, sistemi i ri krijon mundësi për fiskalizim me kosto të ulët, krahas arkave fiskale aktualisht.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, falënderoi Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Murati për vizitën dhe për vlerësimin e punës së Administratës Tatimore të Kosovës. Ai theksoi se rezultatet e arritura janë dëshmi e angazhimit të përbashkët të stafit të ATK-së dhe e një qasjeje të orientuar drejt rritjes së efikasitetit, profesionalizmit dhe përmbushjes vullnetare të obligimeve tatimore. Hyseni nënvizoi se ATK-ja po e zhvendos fokusin nga ndërhyrjet e përgjithshme ndëshkuese drejt një qasjeje më të targetuar dhe të bazuar në analizën e riskut, duke krijuar më shumë lehtësi për tatimpaguesit që përmbushin rregullisht obligimet e tyre dhe duke përqendruar kontrollet aty ku ekziston rrezik real për mospërmbushje. Si rezultat i kësaj qasjeje, përqindja e gjobave ka rënë rreth 22 % më pak se në vitin e kaluar.

Tutje, Hyseni theksoi se modernizimi i ATK-së po shoqërohet edhe me zgjerimin e shërbimeve elektronike dhe thjeshtimin e komunikimit me tatimpaguesit. Aktualisht, janë në dispozicion 62 shërbime online, krahasuar me 59 një vit më parë, duke u mundësuar tatimpaguesve që një numër gjithnjë e më i madh të obligimeve tatimore t’i kryejnë shpejt, thjesht dhe në mënyrë transparente. Sipas tij, kombinimi i digjitalizimit, përmbushjes vullnetare dhe kontrollit të bazuar në risk po e forcon ATK-në si një administratë moderne, më efikase dhe më afër tatimpaguesit.

Address

Këndi I Rrugëve Dëshmorët E Kombit Dhe Bill Klinton
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+3833820025030

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata Tatimore e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Administrata Tatimore e Kosovës:

Shortcuts

Share