Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves Të nderuar vizitorë! Mirë se erdhët në profilin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ne Facebook. Na vizitoni edhe në www.ammk-rks.net

Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves eshte organizate qeveritare qe vepron ne kuader te Ministris se Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinore

Kosova, e para me 100% përmbushje të obligimeve të raportimit në EIONET për vitin 2025Kosova ka shënuar rezultat të jash...
21/08/2026

Kosova, e para me 100% përmbushje të obligimeve të raportimit në EIONET për vitin 2025

Kosova ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm në raportimin mjedisor për vitin 2025, duke përmbushur 100% të obligimeve në kuadër të rrjedhave kryesore të të dhënave të Rrjetit Evropian te Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET). Ky rezultat e rendit Kosovën si të vetmin vend që ka arritur përmbushje të plotë të obligimeve të raportimit për vitin 2025 dhe dëshmon për ofrimin në kohë të të dhënave me cilësi të lartë.

Rrjeti Evropian i Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET), në kuadër të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), ka vlerësuar përmbushjen e obligimeve të raportimit nga vendet raportuese për vitin 2025. Vlerësimi përfshin qindra grupe të të dhënave dhe mat përformancën e vendeve në aspektin e përpikërisë kohore dhe cilësisë së të dhënave.

Përveç Kosovës, shtatë vende – Maqedonia e Veriut, Kroacia, Irlanda, Hungaria, Polonia, Serbia dhe Sllovakia – kanë arritur rezultat prej 90% ose më lart.

Një nga treguesit kryesorë të performancës, i përcaktuar në Strategjinë EEA-Eionet 2021–2030, është arritja e një rezultati mesatar të përgjithshëm të raportimit prej së paku 90%. Sipas vlerësimit për vitin 2025, ky objektiv nuk ishte arritur plotësisht: performanca mesatare e raportimit ishte 88% për 27 vendet e BE-së dhe 85% për të gjitha vendet e EEA-së dhe vendet bashkëpunuese.

AMMK me pikë maksimale në të gjitha fushat e raportimit

Edhe për vitin 2025, Kosova përmes të dhenave të raportuara nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka marrë pikët maksimale në të gjitha fushat obligative të raportimit.

Këto përfshijnë:
• të dhënat vjetore për cilësinë e ajrit;
• të dhënat online për cilësinë e ajrit;
• emisionet në ajër;
• gazrat serrë;
• zonat e mbrojtura;
• cilësinë e ujërave; dhe
• sasinë e ujërave.

Ky është viti i pestë radhazi që Kosova arrin rezultat maksimal në përmbushjen e obligimeve të raportimit në kuadër të EIONET. Suksesi është rezultat i punës dhe përkushtimit të ekspertëve të AMMK-së, bashkëpunimit me institucionet e tjera monitoruese në nivel kombëtar, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve përmes projekteve të ndryshme.

Arritja e këtij rezultati dëshmon përkushtimin e AMMK-së në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë Evropiane të Mjedisit (EEA) dhe Rrjetin Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET), si dhe në avancimin e procesit të integrimit evropian.

Çfarë është EIONET?

EIONET është rrjet partneriteti i EEA-së me vendet anëtare dhe bashkëpunuese. Vlerësimi për vitin 2025 paraqet rezultatet e të dhënave të raportuara nga vendet për rrjedhat kryesore të të dhënave të EIONET dhe përfshin vlerësimin e qindra grupeve të të dhënave.

Ky vlerësim synon të masë progresin e vendeve sipas kritereve të dakorduara të raportimit, veçanërisht përpikërisë kohore dhe cilësisë së të dhënave, duke u mundësuar vendeve të identifikojnë dhe prioritizojnë burimet e nevojshme për proceset e rregullta të raportimit.

Sigurimi i të dhënave të sakta, të plota dhe në kohë nga EIONET është thelbësor për EEA-në në përmbushjen e misionit të saj për t'u ofruar politikëbërësve dhe publikut informacion të besueshëm, relevant dhe në kohë për gjendjen e mjedisit.

Për më shumë: Rrjedhat e të dhënave të EIONET për vitin 2025 https://www.eea.europa.eu/en/analysis/publications/eionet-core-data-flows-2025

Njoftim për diskutim publikNjoftohen të gjithë të interesuarit se nga sot (19.08.2026) do të fillojë konsultimi publik p...
19/08/2026

Njoftim për diskutim publik

Njoftohen të gjithë të interesuarit se nga sot (19.08.2026) do të fillojë konsultimi publik për: Arsyeshmëritë Profesionale për Shpalljen e 12 Zonave të Mbrojtura në Territorin e Komunës së Prizrenit.

Këto dokumente do të jetë në konsultim publik nga data 19.08.2026 deri më 19.09.2026, ashtu siç obligon pika 5 e nenit 20 të Ligjit Nr.03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më datë: 19.09.2026 në orën 16:00 në email adresën: [email protected].

Në kuadër të zonave të trashëgimisë natyrore të propozuara për mbrojtje përfshihen kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.

Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjen institucionale dhe zbatimit të masave përkatëse.

Detajet tjera rreth procesit të konsultimit publik i gjeni në Njoftiminin për konsultim publik ne ueb faqen e AMMK (https://ammk-rks.net/al/lajmi-single/943) ku është përfshirë edhe Lista e zonave të trashëgimisë natyrore të propozuara për mbrojtje dhe arsyeshmëritë profesionale për shpalljen e tyre.

Kujdes!Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të ...
14/08/2026

Kujdes!

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndalojnë çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të pakontrolluar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar nga zjarret.

06/08/2026

🎮 Teknologjia në shërbim të ruajtjes së Parqeve Kombëtare 🌷!

Drejtoritë e Parqeve Kombëtare kanë nisur përdorimin e dronëve për monitorimin e territorit të parqeve, duke forcuar mbrojtjen dhe menaxhimin e tyre.

Përdorimi i kësaj teknologjie mundëson identifikimin dhe parandalimin më të shpejtë të aktiviteteve të paligjshme, si:
🌲 Prerjet ilegale të pyjeve;
🏗️ Ndërtimet pa leje;
🚫 Aktivitete të tjera që dëmtojnë natyrën dhe biodiversitetin.

Po ashtu, dronët do të shërbejnë për monitorimin e situatave emergjente, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të zjarreve 🔥, dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe rreziqeve të tjera që mund të prekin këto zona të mbrojtura 🌳.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një mbrojtjeje më efikase të trashëgimisë sonë natyrore, duke përdorur teknologjinë në shërbim të ruajtjes së Parqeve Kombëtare.

Pamjet në këtë video të realizuar me dron janë regjistruar nga stafi i DAPK Bjeshkët e Nemuna, në kuadër të aktiviteteve ditore të monitorimit të territorit të parkut.

Pyjet e Evropës po digjen. Tokat bujqësore po thahen. Qytetet po përballen me përmbytje të rënda. Këto ndikime po bëhen ...
04/08/2026

Pyjet e Evropës po digjen. Tokat bujqësore po thahen. Qytetet po përballen me përmbytje të rënda. Këto ndikime po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive me përshpejtimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa Evropa po ngrohet më shpejt se çdo kontinent tjetër në botë.

Prandaj, zbutja e ndryshimeve klimatike dhe përshtatja ndaj tyre janë thelbësore për të ardhmen tonë.

Edhe Kosova po përballet gjithnjë e më shumë me pasojat e ndryshimeve klimatike, përfshirë valët e të nxehtit, periudhat e zgjatura të thatësirës, ndikimet në bujqësi dhe rrezikun në rritje nga ngjarjet ekstreme si përmbytjet dhe zjarret në natyrë.

Agjencia Evropiane të Mjedisit (EEA) sjellë një video informuese nga Arianna Gialletti, eksperte e EEA-së për rrezikun klimatik dhe reziliencën, të marra nga episodi më i fundit i podcast-it të EEA-së 🎙️🎧 “Klima dhe mjedisi i Evropës”.

Shikoni episodin e plotë ose dëgjojeni dhe shikojeni në platformën tuaj të preferuar të podkasteve. https://www.youtube.com/watch?v=vbJhUyCqi4Y

Spitalet janë në vijën e parë të luftës kundër ndryshimeve klimatike, por çfarë ndodh kur ato vetë përballen me nxehtësi...
30/07/2026

Spitalet janë në vijën e parë të luftës kundër ndryshimeve klimatike, por çfarë ndodh kur ato vetë përballen me nxehtësi ekstreme? 🌡️ ☀️

Në të gjithë Evropën, temperaturat në rritje dhe valët më të shpeshta të nxehtësisë po i vënë institucionet e kujdesit shëndetësor nën presion më të madh me ndikime të mundshme tek pacientët, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe shërbimet kritike kur ata janë më të nevojshmit.

Një analizë e re nga Observatori Evropian i Klimës dhe Shëndetit tregon ku spitalet janë gjithnjë e më të ekspozuara ndaj nxehtësisë ekstreme dhe pse rezistenca ndaj klimës në kujdesin shëndetësor po bëhet më urgjente.

Mbajtja e spitaleve të sigurta, funksionale dhe të përgatitura gjatë valëve të nxehtësisë është thelbësore për mbrojtjen e shëndetit në një Evropë që po ngrohet.

https://climate-adapt.eea.europa.eu/en/observatory/publications-data/analysis-data/heat-exposure-of-hospitals?fbclid=IwY2xjawTesC5leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFjMWlMdzlsZXN3bk1MSzlhc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHs_XRYGQwQSBdIwuhTxFTGJH6HMG57jDR4uHsW9HO0VVEkaBixhPeu-OEOxG_aem_9GuqxH26jkc01afkYBoUmg

🏥 Hospitals are on the frontline of climate change - but what happens when they face extreme heat themselves? 🌡️ ☀️

Across Europe, rising temperatures and more frequent heatwaves are putting healthcare facilities under growing pressure — with potential impacts on patients, healthcare workers and critical services when they are needed most.

A new analysis from the European Climate and Health Observatory shows where hospitals are increasingly exposed to extreme heat — and why climate resilience in healthcare is becoming more urgent.

🔎 Explore the new data and findings: https://climate-adapt.eea.europa.eu/en/observatory/publications-data/analysis-data/heat-exposure-of-hospitals

Keeping hospitals safe, functional and prepared during heatwaves is essential for protecting health in a warming Europe.

🔥 Kujdes! Të mbrojmë natyrën e Kosovës nga zjarret 🔥Vitin e kaluar, Kosova u përball me dhjetëra vatra zjarri që shkatër...
29/07/2026

🔥 Kujdes! Të mbrojmë natyrën e Kosovës nga zjarret 🔥

Vitin e kaluar, Kosova u përball me dhjetëra vatra zjarri që shkatërruan pyje, prona, kullota, toka bujqësore dhe dëmtuan mjedisin. Shumë prej këtyre zjarreve u shkaktuan nga pakujdesia njerëzore dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, thatësisë dhe erërave të forta.

Edhe këtë verë po fillon një periudhë me temperatura të larta, secili prej nesh ka përgjegjësi për ta mbrojtur natyrën.

Mbrojtjen e natyrës nuk duhet ta shohim vetëm si detyrim ligjor, por një përgjegjësi morale dhe qytetare ndaj vendit tonë. Edhe pse shkaktimi i zjarreve dhe djegia e qëllimshme e sipërfaqeve janë veprime të ndaluara dhe të dënueshme me ligj, arsyeja jonë për t'i parandaluar ato duhet të jetë më shumë dashuria për natyrën e Kosovës.

Çdo pyll i djegur, çdo hektar i shkatërruar dhe çdo habitat i humbur është një humbje për të gjithë ne dhe për brezat që do të vijnë. Natyra nuk mund të zëvendësohet brenda një dite, ajo ndërtohet me dekada, ndërsa mund të shkatërrohet brenda pak minutash.

Mos ndizni zjarre në pyje, fusha apo hapësira të hapura. Mos digjni mbetje bujqësore dhe mos hidhni cigare të ndezura në natyrë. Një shkëndijë e vetme mund të shkaktojë dëme të mëdha për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve.

🌿 Një moment pakujdesie mund të shkatërrojë natyrën e krijuar për mijëra vite, dhe duhen vite të tëra me radhë për të rigjenuar dëmin e shkaktuar. Andaj, kujdesi juaj sot mbron natyrën dhe të ardhmen tonë.

Njoftim për publikun lidhur me situatën meteorologjike dhe përditësimin e parashikimit të motit për periudhën 20–22 korr...
23/07/2026

Njoftim për publikun lidhur me situatën meteorologjike dhe përditësimin e parashikimit të motit për periudhën 20–22 korrik 2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në kuadër të mandatit të tij ligjor për monitorimin, parashikimin dhe paralajmërimin e dukurive hidrometeorologjike,
ju përcjell në bashkëngjitje "Njoftimin për Publikun lidhur me situatën meteorologjike dhe përditësimin e parashikimit të motit për periudhën 20–22 korrik 2026".

Ky njoftim paraqet:
• Analizën meteorologjike të situatës së krijuar gjatë kësaj periudhe;
• Të dhënat e regjistruara nga Rrjeti Shtetëror Meteorologjik i Kosovës;
• Bazën shkencore dhe standardet ndërkombëtare mbi të cilat hartohen parashikimet dhe paralajmërimet meteorologjike;
• Sqarime lidhur me karakterin dinamik të stuhive konvektive dhe mënyrën e lëshimit të paralajmërimeve sipas praktikave të Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) dhe MeteoAlarm.

Ju lutemi që këtë njoftim ta publikoni dhe ta shpërndani në mënyrë që qytetarët të informohen drejt mbi situatën meteorologjike dhe mbi procedurat profesionale që ndjek IHMK në hartimin e parashikimeve dhe paralajmërimeve.

IHMK mbetet i përkushtuar për të ofruar informacione të besueshme, në kohë dhe të bazuara në standardet më të larta profesionale, në funksion të mbrojtjes së jetës, pronës dhe aktiviteteve ekonomike.

Për më shumë shihni njoftimin lidhur me situatën meteorologjike dhe përditësimin e parashikimit të motit për periudhën 20–22 korrik 2026
https://ammk-rks.net/assets/cms/uploads/files/Noftim%20per%20publikun%20lidhur%20me%20situaten%20meteorologjike_20-22.07.2026.pdf

Etika e Ecjes në Shtigjet e Parqeve Kombëtare!
23/07/2026

Etika e Ecjes në Shtigjet e Parqeve Kombëtare!

Etika e Ecjes në Shtigjet e Parqeve Kombëtare!

Ndiqni rregullat dhe parimet e mbrojtjes së Parqeve Kombëtare!

Aktivitet bashkëpunimi për promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”!
23/07/2026

Aktivitet bashkëpunimi për promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”!

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share