Insi

Insi " Insi " Ne veprojmë me një zotim të integritetit dhe e mbajmë veten për standardet më të larta të etikës, të cilësisë, dhe llogaridhënies.

Ne jemi një grup i profesionistëve të ndryshme: inxhinier, arkitekt, planifikues, shkencëtar, dhe ekonomist që janë të specializuar në përmirësimin e infrastrukturës fizike, ekonomike, dhe sociale
“INSI” është një Institut që ofron hulumtime ,analiza dhe shërbime inxhinierie, të arkitekturës, programe dhe shërbime për mbikëqyrje dhe menaxhim të ndërtimit, planifikimi hapësinor,urban e mjedisor baz

uar në risitë e shkencës, dhe shërbime të zhvillimit ekonomik. Për vite me radhë ekspertët që themeluan Institutin ishin partner të përkushtuar dhe të besuar të institucioneve publike vendore dhe ndërkombëtare dhe të sektorit privat e shoqërisë civile. Nga udhëheqja deri te çdo anëtar i ekipit edhe në teren, ne e kemi një ndjenjë të vërtetë të respektit dhe kujdesemi për partnerët dhe vendet ku ne punojmë dhe posaçërisht për njerëzit dhe jetën në të cilët kemi ndikim me zhvillimet tona.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të zhvillojë një takim pune shumë konstruktiv me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tir...
28/05/2026

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të zhvillojë një takim pune shumë konstruktiv me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), Prof. Dr. Fatbardh Sallaku. Duke i qëndruar besnik traditës së saj 74-vjeçare, UBT ka zgjeruar ndjeshëm ofertën në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor, falë rritjes së kapaciteteve akademike dhe nivelit të lartë të ekspertizës laboratorike. Fakultetet (me programet: Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimi, Inxhinieri Mjedisi dhe Uji, Teknologji Informacioni në Bujqësi dhe Mjedis, Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi,Ekonomik,Menaxhim Biznesi,Financa dhe Kontabilitet,Informatikë Biznesi,Teknologji Ushqimore,Inxhinieri Pyjore etj), departamentet dhe pedagogët e UBT-së janë partnerët më të besueshëm të Qeverisë Shqiptare në hartimin dhe zbatimin e programeve dhe strategjive të zhvillimit. Në takimin e sotëm biseduam gjerësisht për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis Institutit për Shkencë dhe Teknologji (INSI) dhe UBT-së, U dakorduam plotësisht për një vizitë zyrtare të Rektorit dhe stafit akademik të UBT-së në Prishtinë, me qëllim konkretizimin e projekteve të përbashkëta në fushat e dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Bashkëpunimi mes institucioneve tona nuk është vetëm i nevojshëm – është i domosdoshëm për të ardhmen e përbashkët dhe shkëmbimit të përvojave mbarë shqiptare!

Në mesin e shumë takimeve ,sot në zyrat e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ,së bashku me përf...
22/05/2026

Në mesin e shumë takimeve ,sot në zyrat e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ,së bashku me përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit / Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor &dhe e shërbimeve Publike diskutuam për Instalimi i Ashensorit të Pjerrët (Teleferikut) në Zonën e Marash*t ,besoj se është shembull i mire I bashkëpunimit ndër institucional në mes QRTK-së Prizren dhe Komunës, për të mirën publike,dhe si Projekti i modifikuar respekton të gjitha kushtet ligjore dhe standardet ndërkombëtare!

Në mesin e shumë takimeve të INSI-të, po i veçoj: Foto nga takimi me Berlin Economics GmbH në emër të German Economic Te...
27/03/2026

Në mesin e shumë takimeve të INSI-të, po i veçoj: Foto nga takimi me Berlin Economics GmbH në emër të German Economic Team (GET) me të cilët po e realizojmë një projekt, dhe diskutimit publik në Novolan, Vushtrri, projekti me Bankën Botërore!

Ditëve të mëparshme, INSI me dhjetëra takime, nga të cilat po e veçoj me mikun tim Azem Rexhaj,Drejtor Ekzekutiv në Unio...
04/03/2026

Ditëve të mëparshme, INSI me dhjetëra takime, nga të cilat po e veçoj me mikun tim Azem Rexhaj,Drejtor Ekzekutiv në Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
1. Fillimi i projektit: Përmirësimi/korrigjimi dhe plotësimi i të dhënave në SIKTK-T, për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, projekt i financiar nga Banka Botërore,në funksion të Regjistrimit të Pronës dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore (REGIP),me prezantim të Edmond Shytit.
2. Përfundimi i Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban për Tetovën
3. Takimet në Shtime,Podujevë,Vushtrri
4. Takimet me drejtorit komunale,bashkësitë fetare,institucionet e Sigurisë,administratorët e fshatrave,dhe bizneset për PZHK të Ferizajt.
5. Takim me BB dhe WAPCOS LIMITED INDIA, për pendën në Kamenicë.
6. Pjesëmarrja në takimin për reformën ligjore.

Podujevë | Ferizaj | Rahovec                                                                                            ...
28/01/2026

Podujevë | Ferizaj | Rahovec Takime pune për planifikim dhe zhvillim të qëndrueshëm Gjatë ditëve të fundit, janë mbajtur takime të rëndësishme me grupet punuese për:
PZHK – Planin Zhvillimor Komunal të Podujevës dhe Ferizajit, si dhe
HZK – Hartën Zonale të Komunës të Rahovecit. Në këto sesione u trajtuan prioritetet kryesore, nevojat e komunitetit, drejtimet strategjike dhe koordinimi ndër-institucional për një proces sa më gjithëpërfshirës dhe të mirëstrukturuar. Takimet dhe prezantimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me diskutime tematike dhe hapësirë për kontribut të mëtejmë nga palët e interesit. Na ndiqni për njoftimet e radhës dhe bëhuni pjesë e procesit me ide e sugjerime — planifikimi i mirëfilltë ndërtohet bashkë!
Podujeva | Ferizaj | Rahovec
Working meetings for sustainable planning and development In recent days, we held important meetings with the working groups for:
MDP – Municipal Development Plans for Podujeva and Ferizaj, and
MZM – Municipal Zoning Map for Rahovec. These sessions focused on key development priorities, community needs, strategic directions, and inter-institutional coordination—supporting an inclusive and well-structured planning process. Meetings and presentations will continue in the coming days, including thematic discussions and further opportunities for stakeholder input.

Sot u ndjeva vërtet i kënaqur dhe krenar me rezultatet e mikut tim, Mefail Gashi, Pavarësisht nga të gjitha zhvillimet d...
09/01/2026

Sot u ndjeva vërtet i kënaqur dhe krenar me rezultatet e mikut tim, Mefail Gashi, Pavarësisht nga të gjitha zhvillimet dhe sfidat, Theksohen të arritura të jashtëzakonshme në arenën vendore dhe ndërkombëtare, ai po vazhdon me vizion dhe vendosmëri të promovojë prodhimin dhe përpunimin e plastikës, metalit dhe aluminit.
Me investime serioze në hapësira industriale moderne dhe me teknologji plotësisht të automatizuar, Mefaili, së bashku me Astritin dhe EuroIng, po dëshmojnë se zhvillimi industrial cilësor është i mundur edhe në Kosovë. Ky avancim nuk është vetëm sukses personal apo i kompanisë, por një hap i rëndësishëm për ekonominë, punësimin dhe imazhin e vendit tonë.
Respekt i madh për punën, përkushtimin dhe vizionin afatgjatë. Këto janë shembujt që na japin besim se Kosova ecën përpara kur ka njerëz që guxojnë, investojnë dhe ndërtojnë me standarde të larta.

24/12/2025
Sot, Instituti për Shkencë dhe Teknologji INSI, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, mbajti WSH-in për draftin final të ...
19/12/2025

Sot, Instituti për Shkencë dhe Teknologji INSI, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, mbajti WSH-in për draftin final të Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban, i cili po hartohet për të trajtuar sfidat dhe problemet e transportit dhe mobilitetit urban, në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian për këtë fushë. Në këtë aktivitet, kontributin e tij e dha edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.

Sot në emër të Institutit për Shkencë dhe Teknologji “INSI”, Prishtinë, në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmar...
12/12/2025

Sot në emër të Institutit për Shkencë dhe Teknologji “INSI”, Prishtinë, në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e nënshkruam kontratën për menaxhim të projektit për “Analiza për avancimin e parqeve industriale me karakteristika miqësore për mjedisin”.

Address

Bregu I Diellit
Pristina
42

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Insi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Insi:

Share