15/09/2026
Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, organizoi punëtorinë e përbashkët për trajtimin praktik të nënshkrimit digjital dhe zbatimit të Ligjit Nr. 08/L-022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike në procedurat kontestimore dhe përmbarimore.
Gjatë punëtorisë u diskutuan aspektet ligjore dhe praktike të përdorimit të nënshkrimeve elektronike, verifikimit të dokumenteve elektronike dhe zbatimit të tyre në praktik.
Në aktivitet morën pjesë përmbarues privat, gjyqtar, prokuror, përfaqësues të biznesit, sektorit bankar, odave profesionale dhe ofruesve të shërbimeve të besuara elektronike.
Më shumë për punëtorinë dhe temat e trajtuara mund të lexoni në linkun e mëposhtëm:
👇
https://opk-rks.org/articles/article-29.html