Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) AUV I jep përgjegjësi Qeverisë së Kosovës.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillon dhe implementon politikat e Qeverisë së Kosovës në sferën e kualitetit dhe sigurisë së ushqimit ,si dhe në sektorët e shëndetit të kafshëve dhe mirëqenjes së tyre. Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë ,higjienës ,gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e pë

rpunimit ,paketimit ,distribuimit ,sh*tjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së. Objektivat


Të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve ,zoonozave dhe mirëqenjes së kafshëve ,eliminimin e shpërthimeve të sëmundjeve ,aplikimin e të gjitha masave të nevojshme biologjike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në teritorin e Kosovës. Të garantoj sigurinë dhe kontrollin e ushqimit në të gjitha fazat e manovrimit me ushqim për të mbrojtur interesat e konsumatorëve .Të siguroj se ushqimi i plasuar në treg si dhe ai i cili dedikohet për eksport është në pajtim me kërkesat e sigurisë ,etiketimit dhe kërkesat tjera të detyrueshme ,të krijuara me legjislacion. Historia


Shërbimi Veterinar I Kosovës është themeluar me 1 Qershor të vitit 2000. Themelimi I Shërbimit është bazuar në Reguloren e UNMIK-ut No 2000/27 për themelimin e Departamentit të Bujqësisë në vitin 2000. Pas aprovimit të Ligjit të Veterinës më 30 Korrik 2004 Shërbimi Veterinar I Kosovës është riorganizuar në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ).Duke u bazuar në këtë ligj është aprovuar struktura organizative dhe aktivitetet .Duke u bazuar në Ligjin për Ushqimin I cili është aprovuar në vitin 2009 AVUK është riorganizuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

12/06/2026

Ministri Muja miraton dy vendime të rëndësishme për sektorin e qumështit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka miratuar dy vendime të rëndësishme që synojnë rritjen e transparencës, drejtësisë dhe qëndrueshmërisë në sektorin e qumështit në Kosovë.

Vendimi i parë parasheh publikimin e rregullt të Çmimit Referent të Qumështit përmes Platformës Kombëtare të Qumështit. Ky çmim do të bazohet në të dhëna relevante mbi prodhimin, kostot, importin, përpunimin, çmimet dhe zhvillimet në treg, duke shërbyer si instrument orientues për të gjithë akterët e sektorit.

Vendimi i dytë përcakton që marrëdhëniet në zinxhirin e qumështit, nga ferma deri te konsumatori, të bazohen në kontrata të detyrueshme me shkrim. Këto kontrata do të përfshijnë rregulla të qarta për çmimin, cilësinë e produktit dhe afatet e pagesës, të cilat nuk do të tejkalojnë 30 ditë.

Fermeri duhet të dijë:

🥛 Sa është vlera reale e qumështit që prodhon;

📄 Me çfarë kushtesh po e shet produktin e tij;

💶 Kur dhe sa do të paguhet.

Këto vendime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu më të drejtë, më transparent dhe më të balancuar për prodhuesit vendorë, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të qumështit në Republikën e Kosovës.

12/06/2026
12/06/2026
05/06/2026

Ministri në detyrë Armend Muja nënshkroi Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte – Subvencionet 2026

Prishtinë, 5 qershor 2026 – Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte – Subvencionet 2026, duke hapur rrugën për fillimin e mbështetjes së fermerëve përmes skemave të pagesave direkte për vitin 2026.

Me këtë udhëzim, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë obligohet të hapë thirrjen për aplikim, ndërsa pagesat do të realizohen pas procesit të verifikimit, sipas afateve të përcaktuara.

Ministri në detyrë Armend Muja theksoi se paketa e subvencioneve për vitin 2026 sjell mbështetje më të madhe për prodhimin vendor dhe fermerët aktivë.

“Përmes kësaj pakete po rrisim mbështetjen për sektorët me potencial më të madh zhvillimor, po forcojmë konkurrueshmërinë e prodhuesve tanë dhe po krijojmë kushte më të mira për rritjen e prodhimit vendor. Kjo është një mbështetje konkrete për fermerët që punojnë dhe investojnë çdo ditë në bujqësinë e Kosovës”, deklaroi ministri Muja.

Risitë kryesore të subvencioneve për vitin 2026 janë:

* 30% rritje për sipërfaqet e mbjella me perime në fushë të hapur dhe në serra;
* 30% rritje për sipërfaqet e mbjella me pemë;
* 20% rritje për pagesat e grurit me rendiment të lartë;
* 20% rritje për sipërfaqet e mbjella me mjedra;
* 20% rritje për sipërfaqet e mbjella me patate dhe fasule;
* 20% rritje për mbështetjen e mëshqerrave për riprodhim;
* 20% rritje për mbështetjen e viçave për majmëri;
* 10% rritje për sipërfaqet e mbjella me vreshta;
* 7 cent subvencion për çdo litër qumështi të dorëzuar;
* 100 euro shtesë për secilin fermer që kultivon hektarin e parë;
* 100 euro për hektar mbështetje për plehun artificial;
* 54 euro për hektar mbështetje për naftën;
* 500 euro mbështetje për të rinjtë dhe të rejat e moshës 18–29 vjeç që regjistrohen për herë të parë në skemat e pagesave direkte.

Të gjitha kulturat dhe sektorët e tjerë do të vazhdojnë të mbështeten sipas nivelit të vitit paraprak.

Një risi e rëndësishme e këtij Udhëzimi Administrativ është se ai është konceptuar si një kornizë afatgjatë, në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian. Kjo do të mundësojë që në vitet e ardhshme thirrjet për aplikim të hapen me kohë dhe të harmonizohen me kalendarin e punëve bujqësore, duke u mundësuar fermerëve planifikim më të mirë të prodhimit dhe investimeve të tyre.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e përkushtuar në mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Republikën e Kosovës.

Address

Rr E Pejës Nr. 237
Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 19:00
Sunday 08:00 - 19:00

Telephone

+3833820038324

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share