Besi - Lagjja Bllaca

Besi - Lagjja Bllaca Lagjja pjesë e fshatit Besi të Prishtinës. U krijua pas shpërnguljes së Shqiptarëve nga Toplica 1877-1878. Lagjja ka relievë dhe mjedis shumë të mirë.

Ka rreth 50 shtëpi me trende të rritjes, pasi ka interesim për investime. Familjet Osmani dhe Bllaca. Të parët tanë në Besi kanë ardhur nga Sibovci i Podujevës. I pari jonë i vendosur në Besi është Hajra (Hajrullahi).

06/09/2026

Urime Albana Bllaca, u trashëgofshi🧚‍♂️

3D harta në Besi🌎
05/09/2026

3D harta në Besi🌎

Explore a place in a more immersive way in Google Maps.

https://www.facebook.com/share/19VQrV9i3u/
24/08/2026

https://www.facebook.com/share/19VQrV9i3u/

APEL URGJENT PËR TË GJITHË QYTETARËT!

Malet përreth Prishtinës po digjen!

Në temperatura të larta dhe kushte të thata, mjafton vetëm një shkëndijë që zjarri të përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar pyjet, kafshët, pronat dhe jetën e njerëzve.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve:

❌ Mos ndizni zjarre në natyrë!
❌ Mos digjni barishte, hamullishta apo mbeturina!
❌ Mos hidhni cigare të ndezura!
❌ Mos lini prush apo materiale që mund të shkaktojnë zjarr!

Nëse shihni tym apo zjarr, largohuni nga zona e rrezikut dhe lajmëroni menjëherë Zjarrfikësit e Kryeqytetit në numrin 193.

Mirënjohje e thellë për Zjarrfikësit e Kryeqytetit dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët po luftojnë me zjarret pa ndërprerje, ditë e natë. Përkushtimi dhe guximi i tyre po mbrojnë natyrën, pronat dhe jetën e qytetarëve tanë. Jemi krenarë me ju! 🙏

Një pakujdesi e vetme mund të shkaktojë një katastrofë të madhe. Mbrojtja e natyrës dhe e jetës është përgjegjësi e secilit prej nesh.

Ju lutemi, tregoni kujdes maksimal! Prishtina ka nevojë për përgjegjësinë e të gjithëve. 🌲

17/08/2026
Këngë për Patriotin Mulla Hajriz Bllaca!Të dashur bashkëvendas;Me qëllim të promovimit të figurave të ndritura, kemi kën...
12/08/2026

Këngë për Patriotin Mulla Hajriz Bllaca!

Të dashur bashkëvendas;

Me qëllim të promovimit të figurave të ndritura, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju këngen e shkruar dhe kompozuar nga Ilir Bajrami.

"Tekstin e kësaj kënge e kam shkruar unë Ilir Bajrami-Gjaka, në bazë të dëshmisë nga Babai im Hakif Bajrami. I cili ka qenë prezent s'i femijë kur Mulla Hajriz Bllaca, e ka mbajtur Hytben e shenjtë, që përshkruan kënga në oborrin e Xhamisë së vjetër në Dumnicë të Podujevës, Natën e Kadrit 1956.

Lavdi veprës dhe jetës së Mulla Hajriz Bllacës".

Teksti:

[ 1]
Gjithkah në Llap e Gallap
Në t'gjitha n’viset shqiptare
Mori hov t’madh dhuna
Hov mori një plojë e madhe
[ 2]
Krejt shqiptarët kah janë
Prej venit me i dëbue
Në Anadollin e largët
Të gjithë me i deportue
[ 3]
Për kët punë të mbrapsht
U banë marëveshje djalli
Ku çdo familje shqiptare
Ndërrohet me një kali
[ 4]
Po prej Dyzit të Llapit
Po del një Hoxhë vigan
Vetë ai Mulla Hajriz Bllaca
N'dinë e iman luftoj për vatan
[ 5]
Nuk ka më mirë askund
Për një popull mbarë
Kur prijësat shpirtnorë
Janë edhe atëdhetarë
[ 6]
Atdhëtar me themel
E donte populli e fisi
Që e donte atdheun
Ashtu ishte mulla hajrizi
[ 7]
Në vitet e rënda
Të aksionit të armëve
Shqiptarët tanë bitevi
Vesikat nxorrën për turqi
[ 8]
Nxorrën vesikat e shkreta
Për në turqi me ikë
Prej vendit stërgjyshor
Shkret me i lanë shtëpitë
[ 9]
Natën e kadrit pesdhet e gjasht
Në Dumnicë të Llapit
Folë një fjalë me rrajë si lisi
Në hytbe Mulla Hajrizi
[ 10]
U thotë 3mijë shqiptarëve
Pasha besën e këtë Kuran
Ai që shpërngulet prej këtu
Shkon pa dinë e pa imanë
[ 11]
Netëve të mëdhaja
Shpirtat e të pareve tanë
Nuk ju gjejn ju kësajde
Keni me shkue pa dinë e iman
[ 12]
Atëherë shqiptarët mbar
Para hytbes janë rreshtue
Të gjithë i madh e i vogël
Kanë nisë me u besatue
[ 13]
Pasha besën shqiptare
E pasha këtë kuran
Kurrë për jetë të jetës
Me u shpërngulë nuk kam
[ 14]
Falë kësaj ngjarje t’madhe
Dhe betimit mbarë
Llapi e Gallapi mbetën
do jenë veq shqiptare
[ 15]

Lavdi vepres e jetes se Mulla Hajriz Bllaces. Tekstin e kesaj kenge...

Shtëpi Banimi në Besi (Idriz Bllaca) është monument i trashëgimisë kulturore në Besi, Prishtinë. Ky monument është i kat...
07/08/2026

Shtëpi Banimi në Besi (Idriz Bllaca) është monument i trashëgimisë kulturore në Besi, Prishtinë.

Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar.

Foto: B.S 07.08.2026

06/08/2026

(Postuar si kërkesë)

Pershendetje te nderuar,

Po ju shkruaj ne baze te postimit te fundit lidhur me kerkesat qe i keni parashtruar ne drejtorin e investimeve.

Ani pse qenkan refuzuar desha ta shtoj se kerkesa per rregullimin e rruges duhet te jete deri tek shtepia e Idriz Bllaces, sepse jemi banore te asaj lagje dhe nuk e shohim te arsyeshme te anashkalohemi ne cdo projekt per lagjen tone. Na ka rastisur te kemi komunikime edhe me komune e drejtori dhe na kane njoftuar qe arsyeja pse rruga nuk ka vazhdu deri tek shtepia jone , jane pikersisht banoret e asaj lagje.

Andaj ju lutem kur do qe paraqitni kerkesa te tilla dhe kushdo qe merreni me keto plane, ti adresoni kerkesat ashtu sic duhet pa na anashkaluar.

Nese ju nevojiten ndonje informate shtese, ju lutem na kontaktoni :

Me respekt,
Blerta Bllaca

Info: Bislim Syla Hilmi Osmani Besime Bllacaku Brestovci

Address

Besi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Besi - Lagjja Bllaca posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Besi - Lagjja Bllaca:

Shortcuts

Share