Ministria e Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë Ministarstvo Ekonomije
Ministry of Economy Adresa: Sheshi "Zahir Pajaziti", Nr.36
10000 Prishtinë

257 mijë euro investime në Viti për efiçiencën e energjisë dhe kushte të Shkollës “28 Nëntori” dhe Qendrës për Punë Soci...
02/09/2026

257 mijë euro investime në Viti për efiçiencën e energjisë dhe kushte të Shkollës “28 Nëntori” dhe Qendrës për Punë Sociale

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, vizituan sot Shkollën e Mesme të Ulët “28 Nëntori” dhe Qendrën për Punë Sociale në Viti, ku janë përfunduar investime për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët.

Në Shkollën “28 Nëntori” janë realizuar investime në vlerë prej 118 mijë eurosh, të cilat kanë përfshirë:

• Termoizolimin e mureve të jashtme;
• Izolimin e kulmit;
• Ndërrimin e dritareve;
• Instalimin e sistemit të ngrohjes me pelet;
• Instalimin e ndriçimit efiçient LED;
• Instalimin e kaldasë së re.

Si rezultat i këtyre masave, pritet të arrihet kursim vjetor prej rreth 75 për qind, apo rreth 118 mijë kWh energji në vit, duke krijuar njëkohësisht kushte më të mira të temperaturës, ndriçimit dhe ajrit për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Në Qendrën për Punë Sociale në Viti është realizuar një investim prej 139 mijë eurosh, me të cilin janë përmirësuar kushtet e objektit përmes:

• Instalimit të kaldajës së re me kapacitet 90 kW;
• Ndërrimit të dritareve;
• Përmirësimit të fasadës;
• Përmirësimit të sistemit të ndriçimit;
• Përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe kushteve të temperaturës në objekt.

Këto ndërhyrje kanë mundësuar uljen e konsumit vjetor të energjisë me rreth 74 për qind, duke krijuar kushte më të përshtatshme pune për stafin dhe ofrimi më të mirë të shërbimeve për qytetarët.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se investimet në efiçiencën e energjisë përmirësojnë drejtpërdrejt kushtet në të cilat qytetarët mësojnë, punojnë dhe marrin shërbime, ndërsa kursimet e krijuara mundësojnë investime të reja.

“Po e fillojmë këtë vit shkollor pas një vere me temperatura të larta, të cilat na e kanë kujtuar edhe njëherë se objektet publike duhet të ndërtohen dhe të renovohen për një klimë që po ndryshon. Efiçienca e energjisë nuk shërben vetëm për ta mbajtur ngrohtësinë brenda gjatë dimrit. Ajo ndihmon që shkolla të mbetet më e freskët edhe gjatë ditëve të nxehta”, tha kryeministri Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se këto investime janë pjesë e tranzicionit të drejtë energjetik, i cili synon që përfitimet nga efiçienca e energjisë të jenë të prekshme për të gjithë qytetarët.

“Tranzicioni i drejtë energjetik do të thotë që askush të mos mbetet prapa, që familjet, institucionet publike, nxënësit dhe punonjësit të kenë kushte dinjitoze, ndërsa njëkohësisht të kursejmë sa më shumë energji. Këto investime tregojnë konkretisht se si efiçienca e energjisë sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe institucionet”, theksoi ministrja Rizvanolli.

Investimet janë realizuar në kuadër të skemës qarkulluese të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Përmes kësaj skeme, komunat përfitojnë nga investimet dhe i kthejnë gradualisht mjetet në Fond nga kursimet e realizuara në faturat e energjisë.

Këto dy objekte janë pjesë e investimeve më të gjera në ndërtesat publike. Në kuadër të skemës së Qeverisë me komunat dhe Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, janë ndarë 3.8 milionë euro për renovimin energjetik të 13 objekteve publike në Viti, Podujevë, Lipjan dhe Shtime, ndërsa më herët janë renovuar 125 objekte në 21 komuna.

Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po vazhdojnë punën për zgjerimin e investimeve në efiçiencën e energjisë, me synim uljen e konsumit, përmirësimin e kushteve në objektet publike dhe përdorimin sa më efikas të energjisë.
_______________________________________________________________________

257 hiljada evra ulaganja u Vitini za energetsku efikasnost i poboljšanje uslova u školi „28. novembar“ i Centru za socijalni rad

Ministarka ekonomije u tehničkom mandatu Artane Rizvanolli, zajedno sa premijerom Republike Kosovo u tehničkom mandatu Albinom Kurtijem, posetila je danas Nižu srednju školu „28. novembar“ i Centar za socijalni rad u Vitini, u kojima su završena ulaganja u povećanje energetske efikasnosti i poboljšanje uslova za učenike, nastavnike i građane.

U školi „28. novembar“ realizovana su ulaganja u vrednosti od 118 hiljada evra, koja su obuhvatila:

• Termoizolaciju spoljnih zidova;
• Izolaciju krova;
• Zamenu prozora;
• Ugradnju sistema grejanja na pelet;
• Ugradnju efikasnog LED osvetljenja;
• Ugradnju novog kotla.

Kao rezultat ovih mera, očekuje se godišnja ušteda od oko 75 odsto, odnosno približno 118 hiljada kWh energije godišnje, uz istovremeno obezbeđivanje boljih temperaturnih uslova, osvetljenja i kvaliteta vazduha za učenike i nastavnike.

U Centru za socijalni rad u Vitini realizovano je ulaganje u iznosu od 139 hiljada evra, kojim su poboljšani uslovi u objektu kroz:

• Ugradnju novog kotla snage 90 kW;
• Zamenu prozora;
• Poboljšanje fasade;
• Poboljšanje sistema osvetljenja;
• Poboljšanje kvaliteta vazduha i temperaturnih uslova u objektu.

Ovim intervencijama omogućeno je smanjenje godišnje potrošnje energije za oko 74 odsto, čime su stvoreni povoljniji uslovi za rad zaposlenih i kvalitetnije pružanje usluga građanima.

Premijer Albin Kurti istakao je da ulaganja u energetsku efikasnost neposredno poboljšavaju uslove u kojima građani uče, rade i koriste usluge, dok ostvarene uštede omogućavaju nova ulaganja.
„Ovu školsku godinu započinjemo nakon leta sa visokim temperaturama, koje su nas još jednom podsetile da javne objekte treba graditi i obnavljati u skladu sa klimom koja se menja. Energetska efikasnost ne služi samo tome da se tokom zime toplota zadrži u objektu. Ona doprinosi tome da škola ostane prijatnija i tokom toplih dana“, rekao je premijer Kurti.

Ministarka ekonomije Artane Rizvanolli izjavila je da su ova ulaganja deo pravedne energetske tranzicije, čiji je cilj da koristi od energetske efikasnosti budu opipljive za sve građane.

„Pravedna energetska tranzicija znači da niko ne bude izostavljen, da porodice, javne institucije, učenici i zaposleni imaju dostojne uslove, a da istovremeno ostvarujemo što veće uštede energije. Ova ulaganja konkretno pokazuju kako energetska efikasnost donosi neposredne koristi građanima i institucijama“, naglasila je ministarka Rizvanolli.

Ulaganja su realizovana u okviru revolving šeme Kosovskog fonda za energetsku efikasnost, sredstvima Vlade Republike Kosovo. Putem ove šeme opštine koriste sredstva za ulaganja, a zatim ih postepeno vraćaju Fondu iz ušteda ostvarenih na računima za energiju.

Ova dva objekta deo su širih ulaganja u javne zgrade. U okviru šeme Vlade, koja se sprovodi u saradnji sa opštinama i Kosovskim fondom za energetsku efikasnost, izdvojeno je 3,8 miliona evra za energetsku obnovu 13 javnih objekata u Vitini, Podujevu, Lipljanu i Štimlju, dok je prethodno obnovljeno 125 objekata u 21 opštini.
Ministarstvo ekonomije i Kosovski fond za energetsku efikasnost nastavljaju da rade na proširenju ulaganja u energetsku efikasnost, sa ciljem smanjenja potrošnje, poboljšanja uslova u javnim objektima i što efikasnijeg korišćenja energije.

Ministrja Rizvanolli priti në takim njohës shefin e ri të Njësisë Ekonomike të Ambasadës së SHBA-së, Patrick GanMinistrj...
13/08/2026

Ministrja Rizvanolli priti në takim njohës shefin e ri të Njësisë Ekonomike të Ambasadës së SHBA-së, Patrick Gan

Ministrja në Detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti sot në takim njohës z. Patrick Gan, shef i Njësisë Ekonomike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e fillimit të misionit të tij në Kosovë.

Ministrja Rizvanolli i uroi mirëseardhje z. Gan dhe e njohu atë me zhvillimet kryesore në sektorin e energjisë, sfidat aktuale, si dhe prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë për forcimin e sigurisë energjetike të vendit.

Gjatë takimit, ministrja ngriti edhe çështjen e bllokimit të vazhdueshëm nga Serbia të kapaciteteve ndërkufitare të linjave interkonektive të Kosovës, në kundërshtim me vendimin e Komunitetit të Energjisë, ndonëse Kosova dhe KOSTT-i kanë përmbushur obligimet e tyre. Ajo theksoi rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje, e cila cenon sigurinë energjetike të Republikës së Kosovës.

Ministrja Rizvanolli e njoftoi z. Gan se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe KOSTT-i po punojnë intensivisht me Komunitetin e Energjisë, Bashkimin Evropian, ENTSO-E-në dhe palët e tjera relevante, me qëllim të rritjes së presionit ndaj Serbisë për sigurimin e zbatimit të plotë të obligimeve të saj.
_______________________________________________________________________

Ministarka Rizvanolli primila na uvodnom sastanku novog šefa Ekonomske jedinice Ambasade SAD, Patricka Gana

Vršiteljka dužnosti ministarke ekonomije, Artane Rizvanolli, primila je danas na uvodnom sastanku g. Patricka Gana, šefa Ekonomske jedinice Ambasade Sjedinjenih Američkih Država u Prištini, povodom početka njegove misije na Kosovu.

Ministarka Rizvanolli je poželela dobrodošlicu g. Ganu i upoznala ga sa glavnim dešavanjima u energetskom sektoru, trenutnim izazovima, kao i prioritetima Vlade i Ministarstva ekonomije za jačanje energetske sigurnosti zemlje.

Tokom sastanka, ministarka je pokrenula i pitanje kontinuirane blokade od strane Srbije prekograničnih kapaciteta interkonektivnih dalekovoda Kosova, što je u suprotnosti sa odlukom Energetske zajednice, iako su Kosovo i KOSTT ispunili svoje obaveze. Ona je naglasila važnost rešavanja ovog pitanja, koje ugrožava energetsku sigurnost Republike Kosovo.

Ministarka Rizvanolli je obavestila g. Gana da Vlada Republike Kosovo i KOSTT intenzivno rade sa Energetskom zajednicom, Evropskom unijom, ENTSO-E i drugim relevantnim stranama, sa ciljem povećanja pritiska na Srbiju radi obezbeđivanja potpune primene njenih obaveza.

Sektorit të energjisë në Kosovë i janë shtuar 54 profesionistë të rinj, të cilët, pas përfundimit të programit njëvjeçar...
12/08/2026

Sektorit të energjisë në Kosovë i janë shtuar 54 profesionistë të rinj, të cilët, pas përfundimit të programit njëvjeçar të KEDS Academy, tashmë janë punësuar.

Në ceremoninë e organizuar për gjeneratën e 12-të të Akademisë u certifikuan gjithsej 74 të rinj: 62 nxënës të shkollave të mesme teknike, nga drejtimi i elektroteknikës, dhe 12 studentë të Universitetit të Prishtinës, shumica nga fusha e elektroenergjetikës.

Programi i KEDS Academy është një iniciativë njëvjeçare e aftësimit profesional që kombinon mësimin teorik me praktikën në terren. Pjesëmarrësit gjatë programit trajnohen në fusha të ndryshme të sektorit energjetik, përfshirë rrjetin elektrik, shpërndarjen e energjisë, sigurinë në punë dhe teknologjitë moderne të sistemit energjetik.

Programi i gjeneratës së 12-të të KEDS Academy ka zgjatur një vit dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Përmes Akademisë, që nga themelimi i saj, janë aftësuar mbi 860 nxënës dhe studentë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përgëzoi të diplomuarit, duke theksuar se lidhja e arsimit dhe aftësimit praktik me punësimin është thelbësore për zhvillimin e sektorit.

“Fakti që 54 nga 74 të certifikuarit tashmë janë punësuar është rezultat konkret dhe shembull i mirë se si duhet të funksionojë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat: nga shkollimi dhe aftësimi praktik, drejt punësimit”, tha ministrja Rizvanolli.

Ajo theksoi se sektori energjetik i Kosovës po kalon nëpër një transformim të thellë. Përmes Strategjisë së Energjisë, zhvillimit të ankandeve konkurruese për energjinë e ripërtëritshme, investimeve në kapacitetet solare dhe të erës, ruajtjes së energjisë përmes baterive, modernizimit të kapaciteteve ekzistuese dhe rritjes së efiçiencës, Kosova po ndërton një sistem më të sigurt, më të pastër dhe më konkurrues.

Ministrja Rizvanolli falënderoi KEDS-in, Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri dhe Universitetin e Prishtinës për bashkëpunimin dhe për krijimin e një rruge konkrete nga arsimi dhe aftësimi profesional drejt tregut të punës.
_______________________________________________________________________

Energetski sektor na Kosovu bogatiji je za 54 mlada profesionalca koji su, nakon završetka jednogodišnjeg programa KEDS akademije (KEDS Academy), već zaposleni.

Na ceremoniji organizovanoj za 12. generaciju Akademije sertifikovano je ukupno 74 mladih: 62 učenika srednjih tehničkih škola, sa smera elektrotehnike, i 12 studenata Univerziteta u Prištini, većinom iz oblasti elektroenergetike.

Program KEDS akademije je jednogodišnja inicijativa za profesionalno osposobljavanje koja kombinuje teorijsku nastavu sa praksom na terenu. Učesnici se tokom programa obučavaju u različitim oblastima energetskog sektora, uključujući električnu mrežu, distribuciju energije, bezbednost na radu i moderne tehnologije energetskog sistema.

Program 12. generacije KEDS akademije trajao je godinu dana i sproveden je u saradnji sa Centrom za energiju i održivost u okviru Univerziteta u Prištini. Kroz Akademiju je od njenog osnivanja obučeno preko 860 učenika i studenata.

Ministarka ekonomije, Artane Rizvanolli, čestitala je diplomcima, naglasivši da je povezivanje obrazovanja i praktičnog osposobljavanja sa zapošljavanjem od ključnog značaja za razvoj sektora.

„Činjenica da je 54 od 74 sertifikovanih već zaposleno predstavlja konkretan rezultat i dobar primer kako treba da funkcioniše saradnja između obrazovnih institucija i privatnog sektora: od školovanja i praktičnog osposobljavanja, direktno ka zapošljavanju“, rekla je ministarka Rizvanolli.

Ona je naglasila da energetski sektor Kosova prolazi kroz duboku transformaciju. Kroz Energetsku strategiju, razvoj konkurentnih aukcija za obnovljivu energiju, investicije u solarne i vetro kapacitete, skladištenje energije putem baterija, modernizaciju postojećih kapaciteta i povećanje efikasnosti, Kosovo gradi sigurniji, čistiji i konkurentniji sistem.

Ministarka Rizvanolli se zahvalila KEDS-u, Centru za energiju i održivost i Univerzitetu u Prištini na saradnji i stvaranju konkretnog p**a od obrazovanja i stručnog osposobljavanja ka tržištu rada.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli vizituan digën dhe hidrocentralin e Ujmanit Kryeministri në detyrë i Republi...
05/08/2026

Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli vizituan digën dhe hidrocentralin e Ujmanit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrat e Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe Triera Kasumi-Berisha dhe kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka, kanë vizituar digën e Liqenit të Ujmanit dhe hidrocentralin e Ujmanit në komunën e Zubin Potokut.

Duke theksuar rëndësinë që ka liqeni i Ujmanit, kryeministri tha se nga Ujmani furnizohen me ujë amvisëria, industria dhe në veçanti termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, të cilat më pastaj prodhojnë energji elektrike për vendin tonë.

“Kjo është pasuri e jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe gjithë qytetarët pa dallim, përfshirë këtu edhe industrinë tonë. Andaj, ne do të bëjmë me krejt çfarë dimë e mundemi që t’i mbështesim punëtorët, menaxherët që t’i shërbejnë interesit publik dhe në këto kohëra të vështira, të ndryshimeve klimatike kur thatësirat janë bërë gjithnjë e më të shpeshta e të paparashikueshme, natyrisht që vlera e Ujmanit vetëm sa rritet”, tha kryeministri Kurti.

Ndërsa gjatë vizitës në hidrocentral, kryeministri Kurti pohoi se ndonëse rëndësia e Ibër Lepencit është te furnizimi me ujë për industrinë, bujqësinë dhe ujësjellësin për amvisërinë, hidrocentrali është jetik për qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjes.

Ai theksoi se nga viti 2022 ndërmarrja në vazhdimësi ka dal në fitim financiar.

“Në vitin 2025 Ndërmarrja ka arritur 12.8 milionë euro qarkullim, fitimi neto pas heqjes së zhvlerësimit ishte 1.76 milionë euro. Duhet theksuar që ndërmarrja ka dal me fitim financiar në vazhdimësi që nga viti 2022. Për herë të parë kjo pas luftës së fundit”, tha ai, duke shtuar se në katërvjeçarin 2022-2025, ndërmarrja ka shënuar fitim rreth 4.3 milionë euro, ndërkaq në katërvjeçarin paraprak, 2018-2021, ka pasur 13.8 milionë euro humbje. Pra, nga 13.8 milionë euro humbje në katërvjeçarin para qeverisjes sonë, në katërvjeçarin e qeverisjes sonë është kaluar në 4.3 milionë euro fitim”.
_______________________________________________________________________

Premijer Kurti i ministarka Rizvanoli posetili su branu i hidroelektranu Gazivode

Vršilac dužnosti premijera Republike Kosovo, Aljbin Kurti, u pratnji vršiteljke dužnosti ministarke ekonomije, Artane Rizvanoli, zamenika ministra ekonomije, Getora Mjekua i Triere Kasumi-Berisha, i generalnog direktora Javnog preduzeća „Iber Lepenci“, Faruka Mujke, posetili su branu jezera Gazivode i hidroelektranu Gazivode u opštini Zubin Potok.

Ističući značaj jezera Gazivode, premijer je rekao da Gazivode snabdeva vodom domaćinstva, industriju, a posebno termoelektrane „Kosova A“ i „Kosova B“, koje zatim proizvode električnu energiju za našu zemlju.

„Ovo je izuzetna prednost za Republiku Kosovo i sve građane bez razlike, uključujući i našu industriju. Stoga ćemo učiniti sve što znamo i možemo da podržimo radnike i menadžere da služe javnom interesu, a u ovim teškim vremenima klimatskih promena kada su suše postale sve češće i nepredvidive, naravno da vrednost jezera Gazivode samo raste“, rekao je premijer Kurti.

Prilikom posete hidroelektrani, premijer Kurti je potvrdio da iako je značaj Ibra Lepenca u snabdevanju vodom industrije, poljoprivrede i snabdevanju domaćinstava vodom, hidroelektrana je od vitalnog značaja za finansijsku održivost preduzeća.

Naglasio je da od 2022. godine preduzeće kontinuirano ostvaruje finansijski profit.

“U 2025. godini Preduzeće je ostvarilo 12.8 miliona evra prometa, neto dobit nakon odbitka amortizacije bila je 1.76 miliona evra. Treba naglasiti da preduzeće kontinuirano ostvaruje finansijsku dobit od 2022. godine. Po prvi put nakon poslednjeg rata, rekao je, dodajući da je u četvorogodišnjem periodu 2022-2025, preduzeće zabeležilo dobit od oko 4.3 miliona evra, dok je u prethodnom četvorogodišnjem periodu, 2018-2021, imalo 13.8 miliona evra gubitka. Dakle, od 13.8 miliona evra gubitka u četvorogodišnjem periodu pre naše vlasti, u četvorogodišnjem periodu naše vlasti prešlo se na 4.3 miliona evra dobiti.”

Përfundon rehabilitimi i kanalit Ibër-Lepenc me investim prej 18 milionë euro, rritet siguria e furnizimit me ujë dhe en...
04/08/2026

Përfundon rehabilitimi i kanalit Ibër-Lepenc me investim prej 18 milionë euro, rritet siguria e furnizimit me ujë dhe energji

Rehabilitimi rikthen kapacitetin origjinal të kanalit, përmirëson cilësinë e ujit dhe mundëson monitorimin 24/7, ndërsa rezervuari në Mihaliq siguron furnizim emergjent për termocentralet ose ujësjellësin

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përuruan sot përfundimin e projektit madhor “Siguria ujore dhe mbrojtja e kanalit”, një investim prej 18 milionë eurosh që e rikthen kanalin e Ibër-Lepencit në kapacitetin e tij hidraulik, rrit sigurinë e furnizimit me ujë dhe energji dhe modernizon mënyrën e mbikëqyrjes së kësaj infrastrukture kritike.

Në kuadër të projektit janë rehabilituar plotësisht 10 kilometra të kanalit, përfshirë 37 segmente kyçe përgjatë traseve të tij, është rritur kapaciteti i rrjedhjes në pikat kritike, si dhe është krijuar mundësia për përgjysmimin e turbullirës së ujit. Kanali i Ibër-Lepencit shtrihet në rreth 49 kilometra, nga Zubin-Potoku deri në Prishtinë, dhe përbën një nga arteriet kryesore të funksionimit të vendit.

Ai furnizon me ujë të papërpunuar impiantet që u shërbejnë mbi 500 mijë qytetarëve në nëntë komuna, siguron ujin e domosdoshëm për termocentralet dhe industrinë, si dhe mbështet ujitjen e tokave bujqësore në Rrafshin e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se rëndësia e kanalit shkon shumë përtej vetë infrastrukturës ujore.

“Prandaj mbrojtja e tij nuk është çështje lokale dhe as vetëm teknike. Është mbrojtje e jetës së përditshme të Republikës: e dritës në shtëpi, e ujit në rubinet, e prodhimit në ekonomi dhe e bukës në arë”, tha Kryeministri Kurti.

Ai theksoi se përfundimi i projektit shënon kalimin nga reagimi ndaj problemeve te ndërtimi i kapaciteteve që garantojnë vazhdimësinë e shërbimeve esenciale.

“Ky projekt dëshmon se Republika jonë nuk mjaftohet me reagimin ndaj rrezikut; ajo ndërton kapacitete që rreziku të parandalohet dhe shërbimet esenciale të vazhdojnë të ofrohen me cilësinë e duhur”, deklaroi Kryeministri Kurti.

Një komponent i veçantë i investimit është mbulimi i segmentit prej 400 metrash të kanalit në Zubin-Potok, i realizuar me rreth 1.1 milion euro nga mjetet vetanake të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.

Ndërhyrja është realizuar në bashkëpunim me komunitetin lokal dhe rrit njëkohësisht sigurinë e kanalit dhe të banorëve përreth tij. Sipërfaqja e krijuar mbi segmentin e mbuluar do të jetë në dispozicion të komunitetit si hapësirë publike.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se investimi sjell tri ndryshime thelbësore në funksionimin e sistemit.
“Projekti ‘Siguria ujore dhe mbrojtja e kanalit’ ka dhënë tri rezultate kryesore: e ka rehabilituar kanalin dhe rikthyer kapacitetin e tij, e ka përmirësuar cilësinë e ujit, si dhe e ka modernizuar mënyrën se si monitorohet e menaxhohet e gjithë kjo infrastrukturë”, tha ministrja Rizvanolli.

Duke folur për ndikimin e drejtpërdrejtë të rehabilitimit në furnizimin me ujë, ministrja Rizvanolli veçoi përmirësimin e cilësisë së ujit që mbërrin në impiantet e trajtimit.

“Me rehabilitimin e kanalit janë krijuar kushtet që turbullira e ujit të ulet për 50 për qind. Uji që arrin në impiantet e trajtimit do të ketë më pak papastërti dhe sedimente. Ujë më i pastër në hyrje do të thotë trajtim më i sigurt dhe më efikas para se ai të mbërrijë në rubinetat e qytetarëve”, deklaroi ministrja Rizvanolli.

Rehabilitimi ka përfshirë veshjen me beton të ri të armuar të segmenteve të degraduara dhe sanimin e pjesëve me dëmtime strukturore dhe rrjedhje aktive. Në pikat ku sistemi përballej me vështirësitë më të mëdha, kapaciteti i rrjedhjes është rritur për 1.3 metra kub ujë në sekondë. Kjo mundëson furnizim më të qëndrueshëm të ujësjellësve dhe termocentraleve dhe zvogëlon rrezikun nga ndërprerjet. Sistemi i ri SCADA dhe telemetria do të mundësojnë që, për herë të parë, rrjedha, niveli dhe cilësia e ujit përgjatë kanalit të monitorohen automatikisht 24 orë në ditë. Të dhënat transmetohen në kohë reale në qendrën e kontrollit, duke mundësuar identifikimin e menjëhershëm të problemeve dhe ndërhyrjen më të shpejtë.

Pas ceremonisë në Zubin-Potok, Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli vizituan edhe stacionin rregullues, përkatësisht rezervuarin balancues në Mihaliq të Vushtrrisë. Rezervuari ka kapacitet prej 30 mijë metrash kub dhe përbën një nga elementet kryesore të projektit për rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit.
Me vlerë rreth 2.1 milionë euro, rezervuari mundëson furnizim emergjent për termocentralet e KEK-ut ose për fabrikën e ujit në Shkabaj. Për herë të parë, ai krijon mundësinë që në kanal të kryhen riparime urgjente, mirëmbajtje ose ndërhyrje gjatë emergjencave dhe episodeve të turbullimit të ujit, pa ndërprerë shërbimin për konsumatorët.

Projekti është financuar me 15 milionë euro kredi nga Banka Botërore dhe 3 milionë euro nga mjetet vetanake të Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”.

Masat e përfunduara sot e bëjnë sistemin më të aftë t’u rezistojë dëmtimeve, defekteve dhe situatave emergjente, duke kufizuar ndikimin e tyre të mundshëm te qytetarët, prodhimi i energjisë dhe ekonomia.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, zëvendësministrat e Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe Triera Kasumi-Berisha, kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, Bankës Botërore, punëtorë dhe inxhinierë të angazhuar në projekt.
_______________________________________________________________________

Rehabilitacija kanala Ibar-Lepenac je završena investicijom od 18 miliona evra, čime je povećana bezbednost snabdevanja vodom i energijom.

Rehabilitacija vraća prvobitni kapacitet kanala, poboljšava kvalitet vode i omogućava praćenje 24/7, dok rezervoar u Mihaliću obezbeđuje hitno snabdevanje termoelektrana ili vodosnabdevanje.

Vršilac dužnosti premijera Republike Kosovo, Aljbin Kurti, i vršiteljka dužnosti ministarke ekonomije, Artane Rizvanoli, danas su svečano označili završetak velikog projekta „Bezbednost vode i zaštita kanala“, investicije od 18 miliona evra koja vraća kanal Ibar-Lepenac do njegovog hidrauličnog kapaciteta, povećava bezbednost snabdevanja vodom i energijom i modernizuje način nadzora ove kritične infrastrukture.

U okviru projekta, potpuno je rehabilitovane 10 kilometara kanala, uključujući 37 ključnih segmenata duž njegovih trasa, povećan je protok na kritičnim tačkama i stvorena je mogućnost prepolovljenja zamućenosti vode. Kanal Ibar-Lepenac proteže se oko 49 kilometara, od Zubin Potoka do Prištine, i predstavlja jednu od glavnih arterija funkcionisanja zemlje.

Snabdeva sirovom vodom postrojenjima koja opslužuju preko 500.000 građana u devet opština, obezbeđuje neophodnu vodu za elektrane i industriju i podržava navodnjavanje poljoprivrednog zemljišta u Kosovskoj ravnici.

Vršilac dužnosti premijera Aljbin Kurti rekao je da značaj kanala daleko prevazilazi samu vodnu infrastrukturu.

„Stoga, njegova zaštita nije lokalno pitanje niti je samo tehničko. To je zaštita svakodnevnog života Republike: svetlosti u domu, vode iz slavine, proizvodnje u privredi i hleba na poljima“, rekao je premijer Kurti.

On je naglasio da završetak projekta označava prelaz sa reagovanja na probleme na izgradnju kapaciteta koji garantuju kontinuitet osnovnih usluga.

„Ovaj projekat dokazuje da naša Republika nije zadovoljna reagovanjem na rizik; on gradi kapacitete kako bi se rizik sprečio i kako bi se osnovne usluge nastavile pružati sa odgovarajućim kvalitetom“, izjavio je premijer Kurti.

Posebna komponenta investicije je pokrivanje segmenta kanala od 400 metara u Zubin Potoku, realizovano sa oko 1,1 milion evra iz sopstvenih sredstava Javnog hidroprivrednog preduzeća „Ibar-Lepenac“.

Intervencija je sprovedena u saradnji sa lokalnom zajednicom i istovremeno povećava bezbednost kanala i stanovnika oko njega. Prostor stvoren iznad pokrivenog segmenta biće dostupan zajednici kao javni prostor.

Vršiteljka dužnosti ministarke ekonomije, Artane Rizvanoli, naglasila je da investicija donosi tri fundamentalne promene u funkcionisanju sistema.

„Projekat 'Bezbednost vode i zaštita kanala' dao je tri glavna rezultata: rehabilitovao je kanal i obnovio njegov kapacitet, poboljšao je kvalitet vode i modernizovao način na koji se cela ova infrastruktura prati i upravlja“, rekla je ministarka Rizvanoli.

Govoreći o direktnom uticaju rehabilitacije na vodosnabdevanje, ministarka Rizvanoli je istakla poboljšanje kvaliteta vode koja stiže u postrojenja za prečišćavanje.

„Rehabilitacijom kanala stvoreni su uslovi da se zamućenost vode smanji za 50 odsto. Voda koja stiže do postrojenja za prečišćavanje imaće manje prljavštine i sedimenta. Čistija voda na ulazu znači bezbedniji i efikasniji tretman pre nego što stigne do slavina građana“, izjavila je ministarka Rizvanoli.

Rehabilitacija je obuhvatila oblaganje novim armiranim betonom degradiranih segmenata i sanaciju delova sa strukturnim oštećenjima i aktivnim curenjima. Na mestima gde se sistem suočavao sa najvećim teškoćama, kapacitet protoka je povećan za 1,3 metra kubnih vode u sekundi. Ovo omogućava stabilniju opskrbu vodovoda i termoelektrana i smanjuje rizik od prekida. Novi SCADA sistem i telemetrija će omogućiti da, po prvi put, protok, nivo i kvalitet vode duž kanala budu automatski praćeni 24 sata dnevno. Podaci se prenose u realnom vremenu u kontrolni centar, omogućavajući trenutnu identifikaciju problema i bržu intervenciju.

Nakon ceremonije u Zubin Potoku, premijer Kurti i ministarka Rizvanoli posetili su i regulacionu stanicu, odnosno balansirajući rezervoar u Mihaliću, Vučitrn. Rezervoar ima kapacitet od 30 hiljada kubnih metara i predstavlja jedan od glavnih elemenata projekta za povećanje održivosti sistema.

Rezervoar, vredan oko 2,1 milion evra, omogućava snabdevanje vodom u hitnim slučajevima za termoelektrane KEK-a ili vodovod Škabaj. Po prvi put, stvara mogućnost za hitne popravke, održavanje ili intervencije na kanalu tokom vanrednih situacija i epizoda zamućenja vode, bez prekidanja usluge potrošačima.

Projekat je finansiran kreditom Svetske banke od 15 miliona evra i 3 miliona evra iz sopstvenih sredstava preduzeća „Ibar-Lepenac“.

Mere koje su danas završene čine sistem sposobnijim da se odupre oštećenjima, kvarovima i vanrednim situacijama, ograničavajući njihov potencijalni uticaj na građane, proizvodnju energije i ekonomiju.

Svečanosti su prisustvovali i vršilac dužnosti ministra za zajednice i povratak, Nenad Rašić, zamenici ministra ekonomije, Getoar Mjeku i Trijera Kasumi-Beriša, glavni izvršni direktor preduzeća „Ibar-Lepenac“, Faruk Mujka, predstavnici institucija Republike Kosovo, Svetske banke, radnici i inženjeri angažovani na projektu.

Nënshkruhet Marrëveshja e Implementimit për projektin "Kosovo Energy Project"Ministria e Ekonomisë dhe GIZ Kosovo nënshk...
30/07/2026

Nënshkruhet Marrëveshja e Implementimit për projektin "Kosovo Energy Project"

Ministria e Ekonomisë dhe GIZ Kosovo nënshkruan sot Marrëveshjen e Implementimit për projektin "Kosovo Energy Project", duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Ky projekt synon të mbështesë Kosovën në përmbushjen e obligimeve të saj në kuadër të Komunitetit të Energjisë përmes avancimit të masave për efiçiencë të energjisë dhe zgjerimit të përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Projekti do të kontribuojë në përmirësimin e kornizës rregullative për investimet në efiçiencë të energjisë dhe sistemet e vetë-konsumit, zhvillimin e mekanizmave të financimit, forcimin e mbështetjes për investitorët, përmirësimin e planifikimit komunal, si dhe promovimin e pjesëmarrjes së grave në sektorin e energjisë. Projekti financohet nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë me deri në 4 milionë euro dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës me rreth 4.022 milionë euro.

Në fjalën e saj me rastin e ceremonisë së nënshkrimit, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Ekonomisë, znj. Leonita Shabani-Mullarama, theksoi se kjo marrëveshje përfaqëson shumë më tepër sesa fillimin e zbatimit të një projekti të ri.

"Kjo marrëveshje pasqyron partneritetin e ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe vizionin tonë të përbashkët për një të ardhme energjetike më të qëndrueshme për Kosovën. Bashkëpunimi ynë me GIZ-in dhe me Qeveritë e Gjermanisë dhe Danimarkës ka dhënë rezultate të rëndësishme në avancimin e reformave në sektorin e energjisë dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale. Jemi të bindur se ky partneritet do të vazhdojë të sjellë rezultate konkrete edhe në vitet në vijim".

Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në zbatimin e reformave që përshpejtojnë tranzicionin energjetik të Kosovës, rrisin sigurinë energjetike, nxisin investimet e qëndrueshme dhe kontribuojnë në përmbushjen e objektivave kombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare në sektorin e energjisë.
_______________________________________________________________________

Potpisan Sporazum o implementaciji projekta „Kosovo Energy Project“

Ministarstvo ekonomije i GIZ Kosovo potpisali su danas Sporazum o realizaciji „Kosovo Energy Project“, što predstavlja još jedan važan korak u jačanju partnerstva između Republike Kosovo i Savezne Republike Nemačke.

Cilj ovog projekta je da podrži Kosovo u ispunjavanju obaveza u okviru Energetske zajednice kroz unapređenje mera energetske efikasnosti i širu upotrebu obnovljivih izvora energije. Projekat će doprineti unapređenju regulatornog okvira za ulaganja u energetsku efikasnost i sisteme za sopstvenu potrošnju, razvoju mehanizama finansiranja, pružanju snažnije podrške investitorima, unapređenju planiranja na opštinskom nivou i podsticanju većeg učešća žena u energetskom sektoru.

Projekat finansira Vlada Savezne Republike Nemačke u iznosu do četiri miliona evra, dok Ministarstvo spoljnih poslova Danske učestvuje u sufinansiranju sa približno 4,022 miliona evra.

Obraćajući se prisutnima na ceremoniji potpisivanja, generalna sekretarka Ministarstva ekonomije, gđa Leonita Shabani-Mullarama, naglasila je da ovaj sporazum predstavlja mnogo više od početka realizacije novog projekta.

„Ovaj sporazum odražava partnerstvo zasnovano na međusobnom poverenju, zajedničkim vrednostima i zajedničkoj viziji održivije energetske budućnosti Kosova. Naša saradnja sa GIZ-om, kao i sa vladama Nemačke i Danske, dala je značajne rezultate u sprovođenju reformi u energetskom sektoru i jačanju institucionalnih kapaciteta. Uvereni smo da će ovo partnerstvo i u narednim godinama nastaviti da donosi konkretne rezultate.“

Ministarstvo ekonomije ostaje posvećeno nastavku saradnje sa međunarodnim partnerima na sprovođenju reformi kojima se ubrzava energetska tranzicija Kosova, jača energetska bezbednost, podstiču održiva ulaganja i doprinosi ostvarivanju nacionalnih ciljeva i ispunjavanju međunarodnih obaveza u energetskom sektoru.

Address

Sheshi "Zahir Pajaziti"
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Ekonomisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share