Une Votoj, Une Vendos

Une Votoj, Une Vendos Nisma 'Une votoj - Unë vendosë' është krijuar në vitin 2013 dhe fillimisht është financuar nga Ambasada Amerikane.

UVUV është platformë që punon për zgjedhje të lira dhe demokratike në Kosovë, në të dy nivelet. Iniciativa 'Une Votoj - Une Vendos' eshte themeluar ne Prishtine ne shtator 2013! Për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike nevojitet së pari zbatim rigoroz i legjislacionit nga organet zgjedhore, ngritje e vetëdijes publike dhe informim më i mirë i votuesve, posaçërisht të grupeve më të ndjeshme,

të moshuarve dhe grave sidomos në mjediset periferike dhe me pak urbane. Procesi demokratik zgjedhor është ne duart e institucioneve dhe partive politike, të cilat duhet të tregojnë vullnet dhe gatishmëri për zgjedhje legjitime përmes shembullit të tyre personal, ndërsa në krijimin e atmosferës për zgjedhje demokratike duhet të përfshihen edhe shoqëria civile dhe grupet tjera të qytetarëve.

20/09/2021

Zgjedhjet Lokale dhe Nevoja për Kryetar dhe Kuvende komunale të përgjegjëshme!

Shkruan: Nehat Bllacaku

Në prag të zgjedhjeve lokale është me rendësi të bëjmë një analizë, në mos për 22 vjet për 13 vjet gjithësesi. Si ndodhë që për kaq vite përseriten punët elementare që ose nuk janë përfunduar ose janë përfunduar shkel e shko. Investime marramendëse kapitale nga taksat e qytetarëve të shkuara huq, projekte të amortizuara shpejt, të pa përfunduara apo investime pa logjikë.

Si ndodhë që për aq shumë vite ne ende nuk kemi investime publike që mund të krenohemi apo që ndonjë mysafiri të ja prezentojmë si shesh, arkitekturë apo strukturë me vlera.
Në asnjëren nga komunat nuk kemi një plan urbanistik që është realizuar sic parashihet. Kjo ndodhë për shkak të një qeverisje të dobët dhe kuvendeve komunale që nuk arrijnë të marrin seriozisht rolion që duhet dhe mund të kenë në ndërtimin e qyteteve apo vendbanimeve.

Shumë mjete, ekspertizë dhe kohë është dhënë pë planet urbanistike, për t’i lënë ato në duar të ndërtuesve, pa mbikqyrje komunale dhe me inspeksione krejtësisht të pa afta të ndalin kaosin urbanistik.

Qindra ndërtesa dhe objekte me leje urbanistike, me tejkalime marramendëse të kushteve të ndërtimit, ndërtime të kateve apo anekseve shtesë dhe ndërtim në pronat publike. Dhjetëra ndërtesa kolektive pa pranime teknike, ndërtues që kanë braktisur investimet dhe kanë lënë blerësit në pikë të hallit dhe pa asnjë zgjiedhje. E tëra kjo ndodhë si pasoj e një keqmenaxhimi të autoriteteve komunale, pa zotësisë për të mbikqyrur planet urbanistike, lejet e ndërtimeve dhe lënjës së situatës në një “sallamadi” totale.

Në anën tjetër miliona euro cdo vit jepen nga buxhetet e secilës komunë për investimet kapitale. Rrugë që pa u bërë 6 muaj nga përfundimi i projketit merrë fund (shkatërrohet) dhe duhet investuar sërish, rrugë e ndërtuar pa trotuare, duke rrezikuar qytetarët në cdo moment, rrënim të objekteve komunale për t’i ndërtuar të reja, pa asnjë analizë dhe pa vlerësuar nëse ai objekt mund të rikonsruktohet apo ka vlera. Ndërtim të objekteve të arsimit, kulturës, shëndetësisë apo sportit për të ja vënë dryrin menjëhere, pa asnjë nevojë.

Në kohën kur menaxhimin urban e kemi të menaxhuar keq, ne sërish përballemi me kërkim të votës, pra rrugë të uzurpuara nga tarasat palidhje, parkingjet e vendosura në rrugë, të uzurpuara, rrugë që prehen kurdo nga kushdo, rrugë dhe trotuare të mbushura me mbeturina, të cilat shkilen e shkilen derisa të zhduken vetvetiu.

Betoni dhe ndërtesat e vendosura si kutia të pa rënditura ja kanë zënë frymën qyteteve tona, nëse kjo quhet zhvillim, unë ju them që kjo është shkatërrim i asaj që ka qenë. Ndërtesat është dashur të jenë të ndërtuara sipas largësisë së nevojshme dhe me hapësirat për rekreacion dhe parking kudo, qasje të lehtë të mjeteve urgjente dhe zjarrëfikësve, që sot mjerisht nuk janë askund, të lutemi të mos kemi fatkeqësi sepse mjete zjarrëfeikëse që mund të dëpërtojnë në komplekëse që janë mbyllur.
E tëra kjo ndodhë për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës totale të përgjegjësisë dhe mbikqyrjes nga ana e autoriteteve komunale.

Andaj qytetarët sot, duhet të jenë të kujdesshëm për të zgjedhur kryetar komunash përgjegjës dhe shërbyes të qytetarëve dhe poashtu djem dhe vajza përgjëgjegjës dhe kërkues të llogarisë për kuvendet komunale.

Address

Dardania, Rruga "Leke Dukagjini"
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Une Votoj, Une Vendos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Une Votoj, Une Vendos:

Share