Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Government Organization, Ish Pallati i Rilindjës, Prishtinë, Republika e Kosovës, Pristina.

07/09/2026
FILLON HARTIMI DHE HARMONIZIMI I AKTEVE NËNLIGJORE PËR BANIM SOCIAL DHE TË PËRBALLUESHËMMinistria e Mjedisit dhe Planifi...
04/09/2026

FILLON HARTIMI DHE HARMONIZIMI I AKTEVE NËNLIGJORE PËR BANIM SOCIAL DHE TË PËRBALLUESHËM

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banimit – Divizionit të Banimit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, zhvilloi dy punëtori treditore, të mbajtura më 24–26 gusht dhe 1–3 shtator 2026, të dedikuara për shqyrtimin, diskutimin dhe harmonizimin e gjashtë akteve nënligjore që burojnë nga Ligji Nr. 10/L-022 për Banimin Social dhe të Përballueshëm.

Gjatë ciklit gjashtëditor u shqyrtuan dhe u diskutuan këto akte nënligjore për:

- Menaxhimin e stokut të njësive të banimit social dhe qirasë në njësitë e banimit në pronësi publike dhe private;

- Kriteret për përfituesit nga programet e banimit për familjet dhe individët;

- Përmbajtjen e thirrjeve publike, kriteret e përshtatshmërisë, dokumentacionin e nevojshëm, aplikimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve dhe punën e Komisionit të Vlerësimit;

- Organizimin e brendshëm dhe funksionimin e pozitave të punës të Agjencisë së Kosovës për Banime;

- Formatin dhe përmbajtjen e Dokumentit të Profilit të Banimit dhe Planit Komunal të Banimit;

- Kriteret dhe procedurat për përfitim nga Programi i Banimit të Përballueshëm.

Ky proces gjashtëditor përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kornizës ligjore dhe institucionale për zhvillimin e politikave dhe programeve të banimit social dhe të përballueshëm në Kosovë.

MMPH falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin, angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre, për mbështetjen e ofruar në realizimin e këtij procesi. |Përballueshëm Banim

Ndalohen punimet e 7 gurthyesve, kurse 3 operatorë të tjerë të gurthyesve janë gjobitur më 7 mijë euro për mosrespektim ...
29/08/2026

Ndalohen punimet e 7 gurthyesve, kurse 3 operatorë të tjerë të gurthyesve janë gjobitur më 7 mijë euro për mosrespektim të standardeve të përcaktuara mjedisore.

7 gurthyesve u ndalohen punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro!

Inspektorati i Mjedisit ka ndaluar punimet në 7 gurthyes që kanë operuar në kundërshtim me rregullat dhe kushtet ligjore, ndërsa 3 operatorë të tjerë janë gjobitur me 7 mijë euro për shkeljet e evidentuara. Masat janë ndërmarrë pas inspektimeve në Gjilan, Han të Elezit, Shtime, Suharekë, Mitrovicë, Viti, Lipjan dhe Prishtinë.

Procesi i verifikimit të gurthyesve ka nisur në mars, kur të gjithë operatorëve u është dhënë afat prej 15 ditësh për të dëshmuar përputhshmërinë me ligjin dhe kriteret mjedisore. Rreth 200 gurthyes kanë dorëzuar dokumentacionin, i cili është shqyrtuar nga një komision i jashtëm i angazhuar nga Ministria në prill. Një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk i kanë përmbushur kriteret ligjore.

Vetëm gjatë muajit gusht, punimet u janë ndaluar 16 gurthyesve.

Inspektorati i Mjedisit është çdo ditë në terren dhe kontrollet do të vazhdojnë. Ndaj çdo operatori që vepron në kundërshtim me ligjin, ndot mjedisin apo nuk përmbush standardet e përcaktuara, do të ndërmerren masat ndëshkuese.

Mbrojtja e mjedisit, tokës, ujit dhe ajrit është e pakompromis. Nuk do të lejojmë që përfitimi i askujt të vihet mbi shkatërrimin e mjedisit të Kosovës.

Address

Ish Pallati I Rilindjës, Prishtinë, Republika E Kosovës
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share