Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës MIRË SE VINI NË DOGANËN E KOSOVËS

WELCOME TO KOSOVA CUSTOMS Ne do të mundohemi të ofrojmë informata të vlefshme për vizitorët tanë.

Informatat e paraqitura në këtë faqe nga ana e Doganës së Kosovës janë të mbështetura në përgatitjen dhe renditjen e njohurive që ne i kemi përfituar në bazë profesionale në këtë shërbim, por që këto informata të renditura në këtë faqe mund të pësojnë edhe ndryshime të mëvonshme. Nëse këto informata që tani për tani ju ofrojmë, nuk janë të mjaftushme për ju, ju lutemi që nëpërmjet kësaj faqe të n

a parashtoni pyetje shtesë. Qëllimi ynë është që vazhdimisht ta përmirësojmë shërbimin tonë dhe ne dëshirojmë që ju të na tregoni nëse keni ndonjë koment lidhur me nivelin e shërbimit tonë, i cili mendoni se mund të na shërbejë. Ju lutem, na tregoni nëse dëshironi të shihni më shumë informata. Nëse ju keni ndonjë informatë specifike lidhur me kontrabandën apo korrupsionin, ju lutemi na e ofroni këtë, gjithashtu duke shfrytëzuar këtë faqe apo nëpërmjet telefonit.

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e PrishtinësPrishtinë, 6 qersho...
08/06/2026

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
Prishtinë, 6 qershor 2026 – Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinë të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në fluturimin Hamburg – Prishtinë, ka ndaluar për kontroll një udhëtar i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër.
Gjatë skanimit të bagazhit të tij, zyrtari doganor ka identifikuar elemente të dyshimta që mund të përbënin mall të ndaluar. Si rezultat, është kryer kontroll fizik i valixhes, ku janë gjetur 11 copë fishekë për armë.
Menjëherë pas konstatimit të rastit, është njoftuar Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore dhe ka konfiskuar municionin e gjetur.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen e paligjshme të mallrave të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës

06/06/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Sekuestrohen produkte të dyshuara të falsifikuara në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës

Në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosves ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare. Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro.

Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik. Rasti mbetet nën hetime.

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐥𝐥 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐕ë𝐫𝐦𝐢𝐜ëVërmicë, 3 qershor 2026 – Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi mal...
05/06/2026

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐥𝐥 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐕ë𝐫𝐦𝐢𝐜ë

Vërmicë, 3 qershor 2026 – Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë.

Mallrat ishin paraqitur për zhdoganim nga importuesi dhe, bazuar në kriteret e analizës së riskut, ngarkesa është përzgjedhur për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë.

Gjatë verifikimit dhe krahasimit të dokumentacionit me gjendjen faktike të mallit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar praninë e një sasie të padeklaruar të radarëve për sisteme kundër vjedhjes. Sipas të dhënave nga zhdoganime të mëhershme për mallra të ngjashme, vlera e përafërt e mallit të padeklaruar vlerësohet të jetë rreth 2,050 euro.

Në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, mosdeklarimi i mallit përbën kundërvajtje doganore, pasi synon shmangien ose uljen e detyrimeve të importit që parashihen me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe garantimin e konkurrencës së drejtë për të gjithë operatorët ekonomikë, duke kontribuar në sigurinë dhe integritetin e tregut të Kosovës.

Dogana e Kosovës thellon bashkëpunimin ndërkombëtar për menaxhim financiar dhe qeverisje të mirëNjë delegacion i Doganës...
04/06/2026

Dogana e Kosovës thellon bashkëpunimin ndërkombëtar për menaxhim financiar dhe qeverisje të mirë

Një delegacion i Doganës së Kosovës zhvilloi një vizitë pune në Portugali, ku u prit nga kolegët e Tributária e Aduaneira /Autoritetit Tatimor dhe Doganor të Portugalisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i kapaciteteve profesionale në fushën e financave, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy administratave doganore.
Gjatë vizitës, delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me modelet, procedurat dhe praktikat e avancuara që zbatohen në menaxhimin financiar dhe qeverisjen e brendshme, duke krijuar një bazë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale në Doganën e Kosovës.
Dogana e Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për Autoritetin Tatimor dhe Doganor të Portugalisë për mikpritjen e ngrohtë, organizimin e shkëlqyer të programit dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre profesionale. Ky kontribut paraqet një vlerë të veçantë për avancimin e proceseve tona financiare dhe forcimin e standardeve të qeverisjes së mirë.
Ky bashkëpunim i ngushtë bilateral dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e integritetit institucional, rritjen e transparencës dhe promovimin e praktikave moderne të menaxhimit financiar. Përvoja e fituar gjatë kësaj vizite do të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin profesional të stafit dhe në rritjen e efikasitetit të proceseve të punës në Doganën e Kosovës.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional, me synimin për të avancuar standardet e saj institucionale dhe për të kontribuar në forcimin e komunitetit doganor ndërkombëtar.

03/06/2026

📱💻 Shërbimet e Doganës në dorën tuaj!
Tani mund të paraqisni ankesat dhe kërkesat tuaja online, në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe pa nevojë për vizitë fizike.
✅ Qasje më e lehtë në shërbime
✅ Komunikim më i shpejtë me Doganën
✅ Transparencë dhe efikasitet më i madh
Dogana e Kosovës vazhdon të avancojë shërbimet digjitale për t'ju ofruar shërbime sa më cilësore dhe të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Dogana e Kosovës ndalon mbi 3,400 aksesorë telefonikë të dyshuar si mallra që shkelin të drejtat e pronësisë intelektual...
02/06/2026

Dogana e Kosovës ndalon mbi 3,400 aksesorë telefonikë të dyshuar si mallra që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të saj për mbrojtjen e tregut dhe të drejtave të pronësisë intelektuale, ka ndaluar një sasi mallrash të dyshuara si produkte që shkelin markat tregtare të mbrojtura.

Në Terminalin Doganor Vermicë, për zhdoganim është paraqitur nje dërgesa me origjinë nga Kina. Pas rivlerësimit të dërgesës dhe kontrollit fizik të realizuar nga zyrtarët e doganes, gjatë ekzaminimit janë identifikuar mallra për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në total janë ndaluar 3,480 copë koka mbushës për telefona mobil me brendin Apple, për të cilat dyshohet se shkelin markën tregtare të mbrojtur të kompanisë Apple.

Në përputhje me procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për ndalimin e mallrave dhe njoftimin e palëve relevante për verifikimin e autenticitetit të produkteve.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara dhe në mbrojtjen e konsumatorëve, bizneseve legjitime dhe të drejtave të pronarëve të markave tregtare.

📰𝐁𝐮𝐥𝐞𝐭𝐢𝐧𝐢 𝐌𝐮𝐣𝐨𝐫 / 𝐌𝐚𝐣  𝟐𝟎𝟐𝟔Muaji maj 2026 u karakterizua nga rezultate pozitive dhe aktivitete të rëndësishme institucio...
01/06/2026

📰𝐁𝐮𝐥𝐞𝐭𝐢𝐧𝐢 𝐌𝐮𝐣𝐨𝐫 / 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟔
Muaji maj 2026 u karakterizua nga rezultate pozitive dhe aktivitete të rëndësishme institucionale të Doganës së Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm në mbledhjen efikase të të hyrave, forcimin e kontrollit doganor, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë kësaj periudhe, Dogana e Kosovës realizoi të hyra prej 165.9 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 4.76% krahasuar me muajin maj të vitit paraprak. Ky rezultat konfirmon trendin e qëndrueshëm të rritjes dhe kontributin e rëndësishëm të institucionit në stabilitetin fiskal dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
Paralelisht me performancën financiare, Dogana vazhdoi të intensifikojë aktivitetet operative dhe mbikëqyrëse, duke identifikuar dhe trajtuar raste të keqpërdorimit të procedurave doganore, me qëllim mbrojtjen e konkurrencës së drejtë dhe sigurimin e zbatimit të plotë të legjislacionit në fuqi. Këto veprime dëshmojnë angazhimin e pandërprerë në luftimin e evazionit fiskal dhe ruajtjen e integritetit të sistemit doganor.
Gjatë muajit maj u zhvilluan gjithashtu aktivitete të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, përfshirë takime me përfaqësues të administratave partnere dhe pjesëmarrje në ngjarje profesionale ndërkombëtare, me fokus shkëmbimin e përvojave, avancimin e standardeve moderne doganore dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.
Përmes këtyre aktiviteteve dhe rezultateve konkrete, Dogana e Kosovës vazhdon të forcojë rolin e saj si institucion kyç në mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe garantimin e sigurisë së zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit.

Dogana e Kosovës pjesë e punëtorisë ndërkombëtare mbi praktikat më të mira të digjitalizimitNë kuadër të programit SECO-...
29/05/2026

Dogana e Kosovës pjesë e punëtorisë ndërkombëtare mbi praktikat më të mira të digjitalizimit

Në kuadër të programit SECO-WCO GTFP, Organizata Botërore e Doganave (OBD) organizoi më 27-28 maj, në selinë e saj në Bruksel, punëtorinë mbi praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga iniciativat e digjitalizimit dhe automatizimit të procedurave doganore.

Dogana e Kosovës mori pjesë aktive në këtë punëtori, duke u bashkuar me ekipin e GTFP për të prezantuar përvojat, reformat dhe praktikat më të mira në fushën e modernizimit doganor, me fokus të veçantë në digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve përmes analizës së avancuar të të dhënave.

Gjatë zhvillimit të seminarit, përfaqësuesit e Doganës së Kosovës:

Prezantuan përvojat dhe praktikat më të mira në zbatimin e reformave dhe modernizimit doganor që synojnë rritjen e efikasitetit përmes proceseve të digjitalizuara dhe automatizuara;

Shkëmbyen përvoja me pjesëmarrësit lidhur me sfidat e përbashkëta dhe qasjet efektive për zbatimin e proceseve të qëndrueshme të digjitalizimit dhe automatizimit;

Diskutuan çështje që lidhen me menaxhimin e të dhënave digjitale, integritetin dhe sigurinë, si dhe rëndësinë e partneriteteve publiko-private në përshpejtimin e transformimit digjital.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e proceseve të digjitalizimit dhe automatizimit të procedurave doganore, me qëllim të lehtësimit të procedurave për qytetarët dhe bizneset, rritjes së efikasitetit institucional dhe ofrimit të shërbimeve moderne, të sigurta dhe transparente.

Dogana e Kosovës mori pjesë në punëtorinë ndërkombëtare për Carbon Pricing me temën “Navigating Global Tax Shifts: Regio...
25/05/2026

Dogana e Kosovës mori pjesë në punëtorinë ndërkombëtare për Carbon Pricing me temën “Navigating Global Tax Shifts: Regional Approaches for ECA Countries in Carbon Taxation”, organizuar nga World Bank Group dhe Vienna University of Economics and Business (WU) në Vjenë.

Punëtoria trajtoi tema të rëndësishme lidhur me mekanizmat e taksimit të karbonit, EU ETS, CBAM, sistemet MRV, si dhe sfidat dhe praktikat e implementimit për vendet aspiruese për integrim në Bashkimin Evropian.

Përmes pjesëmarrjes në këtë aktivitet, Dogana e Kosovës vazhdon të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe institucionale në fushën e politikave klimatike, tregtisë ndërkombëtare dhe mekanizmave modernë të kontrollit dhe implementimit.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dogana e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dogana e Kosovës:

Share