Fshati Hade

Fshati Hade Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fshati Hade, Public & Government Service, Hade 34, Pristina.

Me fat Kurban Bajrami 🎉
27/05/2026

Me fat Kurban Bajrami 🎉

🏅 Mirënjohje për punë të dalluarMe krenari ju njoftojmë se infermieri ynë, Fatmir Mirena, është vlerësuar me mirënjohje ...
06/05/2026

🏅 Mirënjohje për punë të dalluar

Me krenari ju njoftojmë se infermieri ynë, Fatmir Mirena, është vlerësuar me mirënjohje nga Oda e Infermierëve të Kosovës, si punëtor i dalluar.

Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe angazhimit të tij të vazhdueshëm në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.

👏 Falënderojmë z. Mirena për punën e palodhshme dhe kontributin e çmuar në sistemin shëndetësor.

🙏 Urime dhe suksese të mëtejshme!

Me Respekt dhe perulesiPerkujtojm sakrificen e tyre te shenjte,Qe mbetet udherrefyes per brezat LAVDI !
21/04/2026

Me Respekt dhe perulesi
Perkujtojm sakrificen e tyre te shenjte,
Qe mbetet udherrefyes per brezat
LAVDI !

Avni Grajqevci nga fshati Hade i komunës së Obiliqit ishte ndër ata djem që në kohë të vështira vendosën fatin e vendit ...
19/04/2026

Avni Grajqevci nga fshati Hade i komunës së Obiliqit ishte ndër ata djem që në kohë të vështira vendosën fatin e vendit mbi gjithçka tjetër. I rritur në një familje me ndjenja të forta atdhedashurie, ai u formua me bindjen se liria kërkon guxim dhe përkushtim, prandaj edhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa hezitim.

Gjatë kësaj rruge, ai nuk qëndroi i vetëm. Shumë të rinj nga Hade u bënë pjesë e të njëjtit rrugëtim, duke ndarë sakrifica, sfida dhe shpresën për një të ardhme të lirë. Avniu u dallua për qëndrueshmërinë dhe vullnetin e tij, duke u bërë shembull për të tjerët. Edhe sot, kujtimi dhe veprimi i tij mbeten dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj Kosovës dhe lirisë së saj.

17/04/2026

Nga fshati ynë në ekranet e Kosovës! 🎬
Aktorja jonë Verona Mirena në “Mamma Mia Llapërqino” — krenari për ne !

Gazmend Mirena nga fshati Hade, komuna e Obiliqit, qysh i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar gux...
16/04/2026

Gazmend Mirena nga fshati Hade, komuna e Obiliqit, qysh i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar guxim dhe përkushtim për vendin. Ai rrjedh nga një familje që ka kontribuar për Kosovën, duke trashëguar vlerat e atdhedashurisë dhe sakrificës.

Në rrugën e tij nuk ishte vetëm shumë shokë të tij nga fshati Hade ishin krah për krah me të, të bashkuar për të njëjtin ideal, lirinë e Kosovës. Edhe sot, Gazmendi mbetet shembull i një njeriu që i ka qëndruar pranë vendit të tij në kohët më të vështira.

Luftëtarë nga beteja e fshatit Hadë, Obiliq, 1998Kjo fotografi paraqet një grup luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Ko...
11/04/2026

Luftëtarë nga beteja e fshatit Hadë, Obiliq, 1998

Kjo fotografi paraqet një grup luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga beteja e fshatit Hadë në komunën e Obiliqit, gjatë vitit 1998. Në periudhën kur lufta për çlirimin e vendit po zgjerohej në shumë zona të Kosovës, Hadja u bë një nga pikat ku u organizua rezistenca kundër forcave serbe.

Luftëtarët e UÇK-së në këtë zonë vepronin në kushte të vështira, në terren të hapur dhe shpesh në temperatura të ulëta dimri, por me vendosmëri për mbrojtjen e popullatës dhe të trojeve shqiptare. Fotografitë e tilla mbeten dëshmi historike të një periudhe kur sakrifica dhe guximi i tyre u bënë pjesë e rrugës drejt lirisë.

Gëzuar Fitër Bajramin!Uroj që kjo festë t’ju sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjen tuaj. Qoftë një ditë e mbushur ...
20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajramin!
Uroj që kjo festë t’ju sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjen tuaj. Qoftë një ditë e mbushur me dashuri, falje dhe mirësi për të gjithë. 🌙✨

Njoftim MortorTë nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,Ju njoftojmë se sot, më 19.03.2026, në orët e mëngjesit, ndërroi j...
20/03/2026

Njoftim Mortor

Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,

Ju njoftojmë se sot, më 19.03.2026, në orët e mëngjesit, ndërroi jetë familjari ynë i dashur
Jonuz (Abdurrahman) Grajçevci.

Ceremonia e varrimit dhe nderimet e fundit do të bëhen nesër, më 20.03.2026, në Varrezat e Dragodanit (Arbërisë), në kohën e faljes së xhumasë, në ora 12:00.

Pritja e ngushëllimit në familje:
Dy ditë vikendi: Shtunë-Dielë
Orari: 09:00-17:00
Vendi: Dardani-Prishtinë, Banesa e të ndjerit!

Me respekt,
Familja Grajçevci

Me emrin e Allahut, prej Tij jemi dhe tek Ai do të kthehemi.Me dhimbje të thellë njoftojmë familjen, miqtë dhe të gjithë...
11/12/2025

Me emrin e Allahut, prej Tij jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjen, miqtë dhe të gjithë të afërmit se Fetije Smajli Grajqevci, nëna jonë e dashur dhe gjyshja jonë e shtrenjtë, ka ndërruar jetë më 10.12.2025.
Ajo u dallua për zemërgjerësinë, mirësinë dhe urtësinë e saj, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një zbrazëti të madhe në zemrat tona.

Lusim Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë, t’i falë dritë e qetësi dhe ta shpërblejë me Xhenetin firdeus .

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më datë 11.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Hade.

Allahu e pastë mëshiruar.

Address

Hade 34
Pristina
24534

Telephone

+4321456789

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Hade posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share