Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ministria e Drejtësisë, Public & Government Service, Luan Haradinaj, Pristina.

Vazhdon puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë...
10/09/2026

Vazhdon puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore 2027–2031

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë po mbahet takimi i radhës në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore 2027–2031, me fokus në Objektivin Strategjik I – Politikat e Integruara.

Gjatë takimit, anëtarët e Grupit Punues, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera të ftuar në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, po kontribuojnë në hartimin dhe konkretizimin e këtij objektivi strategjik.

Në takim janë përfshirë edhe përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra për Planifikim Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit, Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, me qëllim të sigurimit të ekspertizës dhe perspektivave institucionale relevante për fushat që mbulon ky objektiv.

Objektivi Strategjik I synon forcimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduara, koordinimit dhe llogaridhënies institucionale në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave, dhe dhunës me bazë gjinore.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e forcimit të mekanizmave institucional të koordinimit në nivel qendror dhe lokal, përcaktimit të qartë të përgjegjësive institucionale, sigurimit të burimeve të nevojshme financiare dhe njerëzore, si dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet gjithashtu forcimit të sistemeve për mbledhjen, menaxhimin dhe raportimin e të dhënave, harmonizimit të të dhënave dhe treguesve, si dhe zhvillimit të mekanizmave për monitorimin, vlerësimin dhe matjen e rezultateve dhe ndikimit të politikave.

Puna e Grupit Punues do të vijojë me qëllim të hartimit të një Strategjie gjithëpërfshirëse, të matshme dhe të zbatueshme, e cila do të adresojë në mënyrë të koordinuar parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

09/09/2026
Certifikohen 248 kandidatë të cilët e kanë kaluar me sukses Provimin e JurisprudencësSot, në një ceremoni zyrtare të org...
09/09/2026

Certifikohen 248 kandidatë të cilët e kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës

Sot, në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, u ndanë certifikatat për 248 kandidatët që kanë përfunduar me sukses Provimin e Jurisprudencës.

Para të pranishmëve në ceremoni, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, uroi kandidatët për përfundimin me sukses të një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre profesional, duke vlerësuar përkushtimin, punën dhe sakrificën e tyre gjatë procesit të përgatitjes për Provimin e Jurisprudencës.

“Pas këtij numri fshihen vite të tëra shkollim, muaj e muaj përgatitje, shumë punë, sakrificë, por edhe pritje. Familje që kanë pritur dhe sakrifikuar së bashku me ju. Plane për karrierën dhe për të ardhmen. Dhe krahas certifikatës, sot natyrisht që merrni mbi supe një përgjegjësi të re, sepse ju e dini shumë mirë, të jesh profesionist ligjor nuk do të thotë vetëm ta njohësh ligjin. Do të thotë ta kesh guximin ta mbrosh ligjin. Të mos bësh kompromis me padrejtësinë, Të mos e përdorësh profesionin për privilegj, por vetëm për drejtësi”, u shpreh Ministrja Gërvalla.

Ajo theksoi se Republika e Kosovës ka nevojë për profesionistë që besojnë në ligj dhe që nuk dorëzohen përballë presionit, interesit apo padrejtësisë.

“Sot ju festoni një sukses shumë të merituar. Mbajeni këtë sukses me krenari, por mbani gjithmonë edhe përgjegjësi që vjen me të, sepse drejtësia kërkohet pikërisht me ju. Me njerëzit që kanë guximin dhe vullnetin ta zbatojnë dhe ta mbrojnë ligjin”.

Në anën tjetër, Ministrja Gërvalla bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë punën për modernizmin e këtij procesi, përmes digjitalizimit dhe procedurave më efikase, transparente dhe të qasshme.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Gërvalla theksoi se në këtë afat, Provimin e Jurisprudencës e kanë kaluar shumëfish më shumë kandidatë sesa në afatet e mëparshme, rezultat ky që, sipas saj, dëshmon energjinë dhe potencialin e madh të brezit të ri të juristëve të vendit tonë.

Me këtë rast, ajo shprehu falënderime për Kryesuesin e Komisionit, z. A***n Gashi, dhe anëtarët e tjerë të Komisionit, si dhe stafin nga Ministria e Drejtësisë, për angazhimin dhe kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në vend, të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Genc Nimoni, Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Provimit të Jurisprudencës, stafi i Ministrisë së Drejtësisë, si dhe familjarët e kandidatëve të certifikuar.

Linku në të cilin mund të gjeni fotografitë e shkrepura gjatë ceremonisë së certifikimit: https://rksgov-my.sharepoint.com/:f:/g/personal/mensur_maloku_rks-gov_net1/IgAtCAk3tHFzQr3LmtyxzUgRAR137M2QGht5fe1HJ-q9J8A?e=vjNery

Ministrja Gërvalla dënon nderimet shtetërore në Beograd për Ratko Mlladiqin: Fyerje ndaj viktimave, përbuzje ndaj drejtë...
08/09/2026

Ministrja Gërvalla dënon nderimet shtetërore në Beograd për Ratko Mlladiqin: Fyerje ndaj viktimave, përbuzje ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe akt të hapur të rehabilitimit politik të një ideologjie kriminale

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, përmes një reagimi ka dënuar nderimet shtetërore dhe ushtarake të zhvilluara në Beograd me rastin e varrimit të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në reagimin e saj, Ministrja Gërvalla ka kritikuar pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të institucioneve të Serbisë në ceremoninë e varrimit, duke kundërshtuar në veçanti pjesëmarrjen e Ministrit të Drejtësisë së Serbisë.

“Trupi i një krimineli u soll nga Haga në Beograd me avion shtetëror.
Dhe shkoi ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, i njëjti njeri që javë më parë premtoi publikisht "nderime të larta shtetërore dhe ushtarake" për një person që një gjykatë e Kombeve të Bashkuara e dënoi për gjenocid”, tha Ministrja Gërvalla.

Në këtë kontekst, Ministrja Gërvalla deklaroi se, si Ministre e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, ajo konsideron se një njeri i tillë nuk duhet të lejohet më të ulet në asnjë tryezë ku përmendet fjala drejtësi.

“Jo në Bruksel. Jo në Berlin. Jo në Strasburg. Askund! Sepse drejtësia nuk është kapitull negociues që hapet dhe mbyllet sipas interesit politik”, tha ajo.

Më tej, Ministrja Gërvalla u shpreh se Bashkimi Evropian nuk duhet të vazhdojë të jetë i shurdhër dhe i verbër ndaj Serbisë, ngase toleranca ndaj Serbisë ka bërë që Serbia sot të mohojë hapur gjenocidin dhe të nderojë kriminelin që kreu gjenocid.

“Problemi nuk është më se çfarë bën Beogradi, por sa gjatë Brukseli do të vazhdojë ta tolerojë atë. Serbia është mësuar prej vitesh me ledhatimin dhe përkëdheljen e BE-së, është mësuar prej vitesh se mund të kalojë çdo vijë të kuqe dhe prapë të trajtohet si partner”.

Tutje, Ministrja Gërvalla tërhoqi një paralele mes asaj që diskutohet në Bruksel dhe realitetit që po ndodh në Beograd.

“Në Bruksel flasin për Kapitullin 23. Në Beograd shtinë krisma nderi mbi arkivolin e një krimineli të gjenocidit.
Në Bruksel flasin për sundimin e ligjit. Në Beograd shteti e kthen një të dënuar për gjenocid në figurë nderi.
Në Bruksel flasin për vlera evropiane. Në Beograd glorifikojnë ata që drejtësia ndërkombëtare i shpalli përgjegjës për disa nga krimet më të rënda të Evropës moderne”, tha Ministrja Gërvalla.

Gjatë reagimit të saj, ajo dënoi këtë akt duke e cilësuar si fyerje ndaj viktimave e përbuzje ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

“E dënoj këtë akt në termat më të ashpër politikë dhe moralë sepse nderimi shtetëror i Mlladiqit është fyerje ndaj viktimave, përbuzje ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe akt i hapur i rehabilitimit politik të një ideologjie kriminale”, u shpreh Ministrja Gërvalla.

Sipas saj, akte të tilla, të cilat dënohen fuqishëm dhe pa ekuivok, nuk duhet të normalizohen kurrë.

“Këtë e dënojmë fuqishëm. E dënojmë pa ekuivok. Dhe nuk do ta normalizojmë kurrë. Ata që nuk e dënojnë gjenocidin sot, janë po ata që do të heshtnin para tij edhe nesër.
Jo për hir të politikës. Për hir të drejtësisë. Për hir të viktimave. Dhe për hir të së vërtetës”, përmbylli Ministrja Gërvalla duke theksuar se viktimat nuk duhet t’i harrojmë kurrë.

--------------------------------------------------------------------------
Ministarka Gërvalla osuđuje državne počasti u Beogradu za Ratka Mladića: Uvreda žrtava, nepoštovanje međunarodne pravde i otvoreni čin političke rehabilitacije zločinačke ideologije

Zamenica premijera i vršiteljka dužnosti ministarke pravde, Donika Gërvalla, putem reagovanja je osudila državne i vojne počasti održane u Beogradu povodom sahrane Ratka Mladića, osuđenog za genocid u Srebrenici, zločine protiv čovečnosti i ratne zločine..
U svom reagovanju, ministarka Gërvalla je kritikovala učešće visokih zvaničnika srpskih institucija na sahrani, posebno protiveći se učešću ministra pravde Republike Srbije.

“Telo zločinca dopremljeno iz Haga u Beograd državnim avionom.
I otišao je ministar pravde Srbije, Nenad Vujić, isti čovek koji je pre nekoliko nedelja javno obećao "visoke državne i vojne počasti“ za osobu koju je sud Ujedinjenih nacija osudio za genocid, rekla je ministarka Gërvalla.

U tom kontekstu, ministarka Gërvalla je izjavila da, kao ministarka pravde Republike Kosovo, smatra da takvoj osobi više ne bi trebalo dozvoliti da sedi ni za jednim stolom gde se pominje reč pravda.
“Ne u Briselu. Ne u Berlinu. Ne u Strazburu. Nigde! Jer pravda nije pregovaračko poglavlje koje se otvara i zatvara prema političkim interesom“, rekla je ona.

Dalje, ministarka Gërvalla je izjavila da Evropska unija ne bi trebalo da nastavi da bude gluva i slepa prema Srbiji, jer je tolerancija prema Srbiji dovela do toga da Srbija danas otvoreno negira genocid i oda počast zločincu koji je počinio genocid.

“Problem više nije šta Beograd radi, već koliko dugo će Brisel to nastaviti da toleriše. Srbija je godinama navikla na maženje i razmaženost EU, godinama je navikla da može da pređe svaku crvenu liniju, a da i dalje bude tretirana kao partner”.

Dalje je, ministarka Gërvalla povukla paralelu između onoga o čemu se raspravlja u Briselu i stvarnosti koja se dešava u Beogradu.

“U Briselu govore o Poglavlju 23. U Beogradu pucaju počasni paljbu nad kovčegom jednog zločinca genocida..
U Briselu govore o vladavini prava. U Beogradu država osuđenika za genocid pretvara u počasnu figuru.
U Briselu govore o evropskim vrednostima. U Beogradu veličaju one koje je međunarodna pravda proglasila odgovornim za neke od najtežih zločina moderne Evrope“, rekla je ministarka Gërvalla.
Tokom svoje reakcije, osudila je ovaj čin, opisujući ga kao uvredu za žrtve i nepoštovanje međunarodne pravde.

“Najoštrije osuđujem ovaj čin u političkom i moralnom smislu, jer je državno odavanje počasti Mladiću uvreda za žrtve, prezir prema međunarodnoj pravdi i otvoreni čin političke rehabilitacije zločinačke ideologije“, rekla je ministarka Gërvalla.

Prema njenim rečima, takva dela, koja se snažno i nedvosmisleno osuđuju, nikada ne bi trebalo normalizovati.

“Ovo najoštrije osuđujemo. Nedvosmisleno osuđujemo. I nikada to nećemo normalizovati. Oni koji danas ne osuđuju genocid, isti su oni koji bi sutra ćutali o tome.

Ne zbog politike. Zbog pravde. Zbog žrtava. I zbog istine“, zaključila je ministarka Gërvalla, ističući da nikada ne smemo zaboraviti žrtve.

-------------------------------------------------------------------------
Minister Gërvalla condemns state honors in Belgrade for Ratko Mladić: an insult to victims, contempt for international justice and an open act of political rehabilitation of a criminal ideology

The Caretaker Deputy Prime Minister and Acting Minister of Justice, Donika Gërvalla, through a reaction, condemned the state and military honors held in Belgrade on the occasion of the funeral of Ratko Mladić, convicted of genocide in Srebrenica, crimes against humanity and war crimes.

In her reaction, Minister Gërvalla criticized the participation of senior officials of Serbian institutions in the funeral ceremony, objecting in particular to the participation of the Serbian Minister of Justice.

“The body of a criminal was brought from The Hague to Belgrade by state plane.
And there went Serbia's Justice Minister, Nenad Vujić, the same man who weeks ago publicly promised "high state and military honors" for a person who a United Nations court convicted of genocide, said Minister Gërvalla.

In this context, Minister Gërvalla stated that, as Minister of Justice of the Republic of Kosovo, she considers that such a person should no longer be allowed to sit at any table where the word justice is mentioned.

“Not in Brussels. Not in Berlin. Not in Strasbourg. Nowhere! Because justice is not a negotiating chapter that is opened and closed according to political interest,” she said.

Further, Minister Gërvalla stated that the European Union should not continue to be deaf and blind towards Serbia, because tolerance towards Serbia has led Serbia today to openly deny the genocide and honor the criminal who committed genocide.

“The problem is no longer what Belgrade does, but how long Brussels will continue to tolerate it. For years. For years, Serbia has grown accustomed to being coddled and indulged by the EU, believing that it can cross every red line and still be treated as a partner.”

Further, Minister Gërvalla drew a parallel between what is being discussed in Brussels and the reality that is happening in Belgrade.
“In Brussels they talk about Chapter 23. In Belgrade they fire salutes over the coffin of a genocide criminal.

"In Brussels they talk about the rule of law. In Belgrade the state turns a convicted genocide convict into an honorary figure.
In Brussels they talk about European values. In Belgrade they glorify those who international justice declared responsible for some of the most serious crimes of modern Europe," said Minister Gërvalla.

During her reaction, she condemned this act, calling it an insult to the victims and contempt for international justice.

“I condemn this act in the strongest political and moral terms because the state honoring of Mladic is an insult to the victims, contempt for international justice and an open act of political rehabilitation of a criminal ideology,” said Minister Gërvalla.
According to her, such acts, which are strongly and unequivocally condemned, should never be normalized.

“We condemn this strongly. We condemn it unequivocally. And we will never normalize it. Those who do not condemn genocide today are the same ones who would remain silent in the face of it tomorrow.

"Not for the sake of politics. For the sake of justice. For the sake of the victims. And for the sake of the truth," concluded Minister Gërvalla, emphasizing that we must never forget the victims.

Ministrja Gërvalla: Strategjia e re Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna duhet të adresojë sfidat konkrete dhe të sjellë hap...
08/09/2026

Ministrja Gërvalla: Strategjia e re Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna duhet të adresojë sfidat konkrete dhe të sjellë hapa të guximshëm në parandalimin dhe luftimin e dhunës

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë është duke u mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore 2027–2031.

Takimin e hapi Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, e cila u shpreh e lumtur që, pas konsultimeve paraprake me grupe të ndryshme, ka ardhur momenti për hartimin e Strategjisë së re 2027–2031.

Ajo theksoi rëndësinë që Strategjia e re të adresojë sfidat konkrete dhe të sjellë hapa të guximshëm në parandalimin dhe luftimin e dhunës.

“Për Strategjinë 2027-2031 duhet të jemi të guximshëm, duhet të adresojmë tema të cilat na duken sot që janë të vështira, mirëpo po të mos kishte qenë Strategjia aktuale e guximshme, atëherë edhe hapat nuk do të kishin qenë efikas”, u shpreh Ministrja Gërvalla, duke theksuar se puna në këtë fushë ka ndikim jo vetëm te gratë, por edhe te fëmijët dhe familjet, prandaj qasja duhet të jetë më e gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Ajo shtoi se, veçanërisht në rastet e luftimit të dhunës në familje tregohet se, krijimi i mekanizmave parandalues, luftues, por edhe atyre ndëshkues, kanë efekt.

“Fakti që është rritur dukshëm numri i rasteve të raportuara, nuk besoj që ka të bëjë aq shume me rritjen e rasteve, por përkundrazi me efektet që janë krijuar nga fushatat e vazhdueshme ndërgjegjësuese që janë bërë, dhe nga fakti që gjithnjë e më shumë mekanizma shtetërore janë të angazhuar me qëllim që këtë fenomen, i cili nuk është fenomen as shqiptar, as fenomen vetëm i Kosovës por është një fenomen ndërkombëtar, në vendin tonë me mekanizma efikas të luftohet deri aq sa kemi mundësi”, tha Ministrja Gërvalla.

Ministrja vlerësoi veçanërisht kontributin e shoqërisë civile, organizatave dhe individëve që për vite me radhë janë marrë me këtë fenomen dhe kanë kërkuar me këmbëngulje që institucionet ta trajtojnë dhunën me seriozitetin që kërkon.

Gjatë takimit janë duke u zhvilluar diskutime dhe duke u dhënë kontribute nga anëtarët e Grupit Punues lidhur me gjetjet e analizës së Strategjisë aktuale, si dhe objektivat strategjike dhe specifike që do të përfshihen në Strategjinë e re.

Grupi Punues do të vazhdojë punën edhe në takimet e radhës, me qëllim të hartimit të Strategjisë Kombëtare 2027–2031, e cila synon forcimin e politikave dhe mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe rritjen e koordinimit ndërinstitucional në këtë fushë.

06/09/2026
Ministria e Drejtësisë organizon trajnim për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe forcimin e mekanizmave të sinjalizimitMinistr...
03/09/2026

Ministria e Drejtësisë organizon trajnim për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe forcimin e mekanizmave të sinjalizimit

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), është duke zhvilluar trajnimin me temën “Mbrojtja e të drejtave të sinjalizuesve në administratën publike”, me qëllim të avancimit të njohurive dhe kapaciteteve profesionale të zyrtarëve publikë në fushën e sinjalizimit.

Trajnimi, i cili po mbahet në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, trajton kuadrin ligjor dhe institucional për mbrojtjen e sinjalizuesve, procedurat për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit, si dhe përgjegjësitë e personave dhe institucioneve të përfshira në këtë proces.

Gjatë trajnimit po trajtohen, ndër të tjera, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Rregullorja për përcaktimin e procedurës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit, Udhëzuesi për mënyrën e kryerjes së hetimit administrativ, si dhe udhëzuesit për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik.

Përmes këtij trajnimi synohet forcimi i mekanizmave të sinjalizimit në administratën publike, rritja e efektivitetit në trajtimin e rasteve, si dhe promovimi i një kulture institucionale që mbështet raportimin e shkeljeve dhe garanton mbrojtjen e sinjalizuesve.

-----------------------------------------------------------------------

Ministarstvo pravde organizuje obuku o zaštiti uzbunjivača i jačanju mehanizama za uzbunjivače

Ministarstvo pravde, u saradnji sa Kosovskim institutom za javnu upravu (IKAP), sprovodi obuku na temu “Zaštita prava uzbunjivača u javnoj upravi“, sa ciljem unapređenja znanja i profesionalnih kapaciteta javnih službenika u oblasti uzbunjivanja.

Obuka, koja se održava u prostorijama Ministarstva pravde, tretira pravni i institucionalni okvir za zaštitu uzbunjivača, procedure za prijem i tretiranje slučajeva uzbunjivanja, kao i odgovornosti lica i institucija uključenih u ovaj proces.

Tokom obuke, između ostalog, tretiraju se: Zakon o zaštiti uzbunjivača, Uredba o postupku za prijem i tretiranje slučajeva uzbunjivanja, Vodič o načinu sprovođenja administrativne istrage, kao i Vodič za zaštitu lica koja prijavljuju u javnom interesu.

Putem ove obuke namerava se jačanje mehanizama za uzbunjivanje u javnoj upravi, povećanje efikasnosti u tretiranju slučajeva i promociju institucionalne kulture koja podržava prijavljivanje kršenja zakona i garantuje zaštitu uzbunjivača.

-----------------------------------------------------------------------
Ministry of Justice organizes training on whistleblower protection and strengthening whistleblower mechanisms

The Ministry of Justice, in cooperation with the Kosovo Institute for Public Administration (IKAP), is conducting training on the topic “Protection of whistleblower rights in public administration”, with the aim of advancing the knowledge and professional capacities of public officials in the field of whistleblowers.

Being held at the Ministry of Justice, the training addresses the legal and institutional framework for the protection of whistleblowers, the procedures for receiving and handling whistleblower cases, as well as the responsibilities of persons and institutions involved in this process.

The training, among others, addresses the Law on Whistleblower Protection, the Regulation on determining the procedure for receiving and handling whistleblower cases, the Guide on the manner of conducting administrative investigations, as well as the guidelines for the protection of persons who report in the public interest.

It aims to strengthen whistleblowing mechanisms in public administration, increase effectiveness in handling cases, and promote an institutional culture that supports reporting violations and guarantees the protection of whistleblowers.

ReagimAvokatura Shtetërore, agjenci në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë sqaron opinionin publik lidhur me të pavërteta...
01/09/2026

Reagim

Avokatura Shtetërore, agjenci në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë sqaron opinionin publik lidhur me të pavërtetat dhe konstatimet e pasakta të paraqitura në shkrimin e publikuar me titullin “Paraja dhe Presidenti - Bekim Sejdiu para katër muajsh fitoi tender në Ministrinë e Donika Gërvallës” dhe për raportimet e djeshme në mediat e tjera lidhur me këtë temë.

Pretendimi se Prof. Dr. Bekim Sejdiu ka “përfituar një tender në Ministrinë e Drejtësisë” është tendencioz dhe paraqet në mënyrë të shtrembëruar natyrën e angazhimit dhe procedurën përmes së cilës është bërë ai. Në rastin konkret, bëhet fjalë për një angazhim profesional në kuadër të dy proceseve të arbitrazhit ndërkombëtar, i propozuar nga firmat ndërkombëtare që mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës dhe i realizuar në përputhje me rregullat e prokurimit publik.

Pra, operatori ekonomik në fjalë, “Legalis SSM L.L.C”, është i angazhuar në dy procese të arbitrazhit ndërkombëtar, në të cilat përfaqësohen dhe mbrohen interesat e Republikës së Kosovës.

Në rastet e arbitrazhit ndërkombëtar, firmat ndërkombëtare të avokatisë përcaktojnë llojin e ekspertizës së nevojshme dhe profilin e ekspertit vendor, varësisht nga natyra e çështjes dhe nevojat e procesit.

Në këtë rast, propozimi për angazhimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut si ekspert vendor ka ardhur nga firmat ndërkombëtare të avokatisë që përfaqësojnë Republikën e Kosovës në këto procese. Për rrjedhojë, paraqitja e këtij angazhimi si një “tender i përfituar nga Ministria e Drejtësisë”, me qëllim apo në funksion të ndonjë përfitimi të veçantë personal, është e pasaktë dhe krijon një perceptim të pavërtetë te opinioni publik.

Avokatura Shtetërore, si agjenci që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në vazhdimësi ka angazhuar ekspertë vendorë në procedura te arbitrazhit, duke përfshirë edhe profesorë universitar të profileve të ndryshme dhe në çdo rast janë ndjekur të njëjtat procedura.
Kësisoj, sqarojmë se e gjithë procedura e angazhimit të ekspertëve është zhvilluar në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit publik, ndërsa kontratat përkatëse janë kontrata kornizë për ofrimin e shërbimeve profesionale në kuadër të proceseve të arbitrazhit ndërkombëtar.

Për informimin e opinionit publik, kontratat kornizë përfshijnë shërbime që mund të kryhen brenda një periudhe dyvjeçare dhe nuk nënkuptojnë se e gjithë shuma e përcaktuar në kontratë paguhet automatikisht. Pagesat realizohen vetëm për shërbimet profesionale të kryera në kuadër të proceseve përkatëse të arbitrazhit, të cilat mund të përfshijnë përgatitjen e ekspertizave të shkruara, përgjigjet ndaj argumenteve dhe pretendimeve të palës kundërshtare, pjesëmarrjen në seanca të arbitrazhit, si dhe shërbime të tjera profesionale të ndërlidhura me rastin.

Po ashtu, shumat të cilat janë të përfshira në kontratën kornizë, nuk paraqesin pagesa vetëm për ekspertin vendor. Një pjesë e madhe e kësaj shume është dedikuar për ekspertët ndërkombëtarë, të dhënat e të cilëve nuk mund të bëhen publike për shkak të rregullave të konfidencialitetit në procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik dhe vlerëson se raportimi për çështje të interesit publik duhet të mbështetet në fakte të plota dhe në paraqitjen e saktë të procedurave institucionale.

Ministrja Gërvalla reagon ndaj deklaratave të BE-së: Ligji i Republikës së Kosovës nuk negociohet. Askush nuk është mbi ...
29/08/2026

Ministrja Gërvalla reagon ndaj deklaratave të BE-së: Ligji i Republikës së Kosovës nuk negociohet. Askush nuk është mbi ligjin

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë dhe zyrtarëve të administratës gjyqësore.

“Si Ministre e Drejtësisë, nuk mund të hesht përballë përpjekjeve për ta vënë në pikëpyetje zbatimin e ligjit të Republikës së Kosovës nga institucionet e saj të pavarura dhe për t’i imponuar atyre interpretime e preferenca politike të kujtdo qoftë”, tha Ministrja Gërvalla.

Tutje, Ministrja Gërvalla tha se vendimi i Këshillit Gjyqësor është i pavarur dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

“Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në nenin 26, përcakton shprehimisht detyrimin e Këshillit që, në rast të dorëheqjes së gjyqtarit ose prokurorit, t’ia dërgojë Presidentit propozimin për lirimin nga detyra. Këto dorëheqje janë dhënë në vitin 2022. Kanë kaluar pothuajse katër vjet”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Ajo tha se gjyqtarët serbë, nuk kanë ushtruar detyrat e tyre për afërsisht katër vjet dhe janë shkëputur nga proceset e rregullta të sistemit gjyqësor të Kosovës, përfshirë raportimin, vlerësimin e performancës, trajnimet e vazhdueshme dhe detyrimet e tjera që u takojnë të gjithë gjyqtarëve.

“Mungesa e vazhdueshme nga puna përbën shkelje të rëndë disiplinore sipas Ligjit në fuqi për Përgjegjësinë Disiplinore të vitit 2018. Kjo, së bashku me detyrimet e tjera ligjore të shkelura, e bën të papranueshme tërheqjen e këtyre dorëheqjeve në rrethanat aktuale”, tha Ministrja Gërvalla duke shtuar se dorëheqjet e tyre gjatë vitit 2022 nuk ishin veprime individuale dhe të izoluara.

“Ato u dhanë në mënyrë të organizuar, së bashku me dorëheqje nga pozita të tjera në institucionet e drejtësisë, në rrethanat e një presioni politik të drejtuar nga shteti i Serbisë”, tha ajo duke shtuar se një veprim i tillë bie ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës.

Ministrja Gërvalla tregoi se të njëjtin qëndrim mbajti edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës më 20 korrik 2026, kur refuzoi kërkesën e prokurorëve serbë dhe punonjësve administrativë për tërheqjen e dorëheqjeve të paraqitura në nëntor 2022.

“Prandaj, e sfidoj publikisht cilindo që pretendon se këto vendime bien ndesh me ligjin e Republikës së Kosovës: na tregoni cili ligj është shkelur. Cili nen? Cila dispozitë?
Na tregoni cili ligj i Republikës së Kosovës përcakton se një person mund të japë dorëheqje nga një funksion në sistemin e drejtësisë, të mos e ushtrojë atë funksion për afërsisht katër vjet dhe më pas të rikthehet në të njëjtën pozitë?. Nëse pretendohet shkelje e ligjit, atëherë le të tregohet saktësisht ligji që qenka shkelur”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Ajo tha se është e papranueshme që sot një vendim i Këshillit Gjyqësor, i mbështetur në kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, të vihet në pikëpyetje për arsye politike.

“Nuk mund të kërkohet nga Kosova zbatimi i ligjit dhe, në të njëjtën kohë, të ushtrohet presion ndaj institucioneve të saj kur ato e zbatojnë atë”, tha Ministrja Gërvalla.

Duke shprehur mbështetjen e saj për vendimin e KGJK-së, Ministrja Gërvalla ka ritheksuar rëndësinë e përfaqësimit të të gjitha komuniteteve në institucionet e drejtësisë, duke theksuar se ky parim nuk mund të përdoret për relativizimin e ligjit.

“Partnerët tanë evropianë duhet ta mbështesin shtetin ligjor në Kosovë jo vetëm kur rezultatet janë të përshtatshme politikisht, por pikërisht kur institucionet e pavarura marrin vendime mbi bazën e ligjit”, tha Ministrja Gërvalla.

Si Ministre e Drejtësisë, ajo shprehu mbështetje të fuqishme lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe pavarësinë e tij për të vepruar në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

Duke theksuar se Republika e Kosovës është shtet ligjor, Ministrja Gërvalla tha se vendi ynë nuk mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese (appeasement) të BE-së, e në dëm të rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

“Në Republikën e Kosovës askush nuk është mbi ligjin. Bash askush! Asnjë individ. Asnjë institucion. Dhe asnjë presion politik, vendor apo ndërkombëtar”, përfundoi ajo.

-----------------------------------------------------------------------

Ministarka Gërvalla reaguje na izjave EU: Zakon Republike Kosovo nije predmet pregovora. Niko nije iznad zakona

Zamenica premijera i vršiteljka dužnosti ministarke pravde, Donika Gërvalla, reagovala je na izjave zvaničnika Evropske unije u vezi sa odlukom Sudskog saveta Kosova o ostavkama srpskih sudija i službenika sudske uprave.

“Kao ministarka pravde, ne mogu da ćutim pred naporima da se dovede u pitanje sprovođenje zakona Republike Kosovo od strane njenih nezavisnih institucija i da im se nametnu bilo čija tumačenja i političke preferencije“, rekla je ministarka Gërvalla.

Dalje, ministarka Gërvalla je rekla da je odluka Sudskog saveta nezavisna i u potpunosti u skladu sa Ustavom i važećim zakonima Republike Kosovo.

“Zakon o sudskom savetu Kosova, u članu 26, izričito propisuje obavezu Saveta da, u slučaju ostavke sudije ili tužioca, pošalje predlog za razrešenje predsedniku. Ove ostavke su podnete 2022. godine. Prošle su skoro četiri godine“, izjavila je ministarka Gërvalla.

Ona je rekla da srpske sudije nisu obavljale svoje dužnosti približno četiri godine i da su isključene iz redovnih procesa kosovskog pravosudnog sistema, uključujući izveštavanje, ocenjivanje učinka, kontinuiranu obuku i druge obaveze koje se odnose na sve sudije.

“Kontinuirano odsustvo sa posla predstavlja ozbiljan disciplinski prekršaj prema Zakonu o disciplinskoj odgovornosti iz 2018. godine. Ovo, zajedno sa drugim prekršenim zakonskim obavezama, čini povlačenje ovih ostavki neprihvatljivim u trenutnim okolnostima“, rekla je ministarka Gërvalla, dodajući da njihove ostavke tokom 2022. godine nisu bile pojedinačne i izolovane radnje.

“One su podnete na organizovan način, zajedno sa ostavkama sa drugih pozicija u pravosudnim institucijama, u okolnostima političkog pritiska koji je usmeravala država Srbija“, rekla je ona, dodajući da je takav postupak u suprotnosti sa zakonima Republike Kosovo.

Ministarka Gërvalla je navela da je Tužilački savet Kosova takođe zauzeo isti stav 20. jula 2026. godine, kada je odbio zahtev srpskih tužilaca i administrativnih službenika da povuku ostavke podnete u novembru 2022. godine.

“Stoga, javno izazivam svakoga ko tvrdi da su ove odluke u suprotnosti sa zakonom Republike Kosovo: recite nam koji je zakon prekršen. Koji član? Koja odredba?
Recite nam koji zakon Republike Kosovo određuje da osoba može da podnese ostavku na funkciju u pravosudnom sistemu, da ne obavlja tu funkciju približno četiri godine, a zatim da se vrati na istu poziciju? Ako se tvrdi da je došlo do kršenja zakona, onda neka se tačno naznači koji je zakon prekršen“, izjavila je ministarka Gërvalla.

Ona je rekla da je neprihvatljivo da se danas odluka Sudskog saveta, zasnovana na ustavnom i zakonskom okviru Republike Kosovo, dovodi u pitanje iz političkih razloga.

“Od Kosova se ne može tražiti primena zakona i, u isto vreme, vršiti pritisak na njegove institucije kada ga one primenjuju“, izjavila je ministarka Gërvalla.

Izražavajući podršku odluci SSK-a, ministarka Gërvalla je ponovila važnost zastupanja svih zajednica u pravosudnim institucijama, naglašavajući da se ovaj princip ne može koristiti za relativizaciju zakona.

“Naši evropski partneri treba da podrže vladavinu prava na Kosovu ne samo kada su rezultati politički prikladni, već upravo kada nezavisne institucije donose odluke na osnovu zakona“, rekla je ministarka Gërvalla.

Kao ministarka pravde, izrazila je snažnu podršku odluci Sudskog saveta Kosova i njegovoj nezavisnosti da deluje u skladu sa svojim ustavnim i zakonskim mandatom.

Ističući da je Republika Kosovo pravna država, ministarka Gërvalla je rekla da naša zemlja ne može žrtvovati vladavinu prava zarad politike smirivanja EU, na štetu ustavnog i zakonskog poretka Republike Kosovo.

“U Republici Kosovo niko nije iznad zakona. Apsolutno niko! Nijedan pojedinac. Nijedna institucija. I nikakav politički pritisak, domaći ili međunarodni“, zaključila je ministarka.

-------------------------------------------------------------------------

Minister Gërvalla reacts to EU statements: The law of the Republic of Kosovo is not negotiable. No one is above the law

Caretaker Deputy Prime Minister and Acting Minister of Justice, Donika Gërvalla, has reacted to the statements of European Union officials regarding the decision of the Kosovo Judicial Council on the resignations of Serbian judges and officials of the judicial administration.

“As Minister of Justice, I cannot remain silent in the face of efforts to question the implementation of the law of the Republic of Kosovo by its independent institutions and to impose on them anyone’s interpretations and political preferences,” said Minister Gërvalla.

Furthermore, Minister Gërvalla said that the decision of the Judicial Council is independent and in full compliance with the Constitution and laws in force of the Republic of Kosovo.

“The Law on the Kosovo Judicial Council, in Article 26, expressly stipulates the obligation of the Council to, in the event of the resignation of a judge or prosecutor, send the proposal for dismissal from office to the President. These resignations were made in 2022. Almost four years have passed,” Minister Gërvalla stated.

She said that the Serbian judges have not exercised their duties for approximately four years and have been disconnected from the regular processes of the Kosovo judicial system, including reporting, performance evaluation, ongoing training and other obligations that apply to all judges.

“Continued absence from work constitutes a serious disciplinary violation under the applicable Law on Disciplinary Responsibility of 2018. This, together with other violated legal obligations, makes the withdrawal of these resignations unacceptable in the current circumstances,” said Minister Gërvalla, adding that their resignations during 2022 were not individual and isolated actions.

“They were given in an organized manner, along with resignations from other positions in justice institutions, under circumstances of political pressure directed by the Serbian state,” she said, adding that such an action contradicts the laws of the Republic of Kosovo.

Minister Gërvalla indicated that the same position was also held by the Kosovo Prosecutorial Council on July 20, 2026, when it rejected the request of Serbian prosecutors and administrative employees to withdraw the resignations submitted in November 2022.

“Therefore, I publicly challenge anyone who claims that these decisions contradict the law of the Republic of Kosovo: tell us which law has been violated. Which article? Which provision?
Tell us which law of the Republic of Kosovo determines that a person can resign from a function in the justice system, not exercise that function for approximately four years and then return to the same position? If a violation of the law is alleged, then let the exact law that has been violated be indicated”, declared Minister Gërvalla.

She said that it is unacceptable that today a decision of the Judicial Council, based on the constitutional and legal framework of the Republic of Kosovo, is questioned for political reasons.

"Kosovo cannot be required to implement the law and, at the same time, pressure can be exerted on its institutions when they implement it," said Minister Gërvalla.

Expressing her support for the KJC decision, Minister Gërvalla reiterated the importance of representing all communities in justice institutions, emphasizing that this principle cannot be used to relativize the law.

“Our European partners must support the rule of law in Kosovo not only when the results are politically convenient, but precisely when independent institutions make decisions based on the law,” said Minister Gërvalla.

As Minister of Justice, she expressed strong support for the decision of the Kosovo Judicial Council and its independence to act in accordance with its constitutional and legal mandate.

Stressing that the Republic of Kosovo is a state of law, Minister Gërvalla said that our country cannot sacrifice the rule of law for the sake of the appeasement policies of the EU, to the detriment of the constitutional and legal order of the Republic of Kosovo.

"In the Republic of Kosovo, no one is above the law. Absolutely no one! No individual. No institution. And no political pressure, local or international," she concluded.

Address

Luan Haradinaj
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38380010010

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Drejtësisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share