Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Shërbime më të mira komunale, rritje e kualitetit të jetës së qytetarëve. VIZIONI: Shërbime më të mira komunale, rritje e kualitetit të jetës së qytetarëve.

MISIONI: Të rritet autonomia lokale dhe të forcohet aftësia e Komunave, që nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe përfaqësimit demokratik, të ofrohen shërbime me kosto efektive për të rritur cilësinë e jetës, sigurinë dhe ekonominë lokale.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, mori pjesë në prezantimin e të dhënave të MICS 2025, të...
15/09/2026

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, mori pjesë në prezantimin e të dhënave të MICS 2025, të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në partneritet me UNICEF-in.

MICS 2025 paraqet një nga burimet më të rëndësishme të të dhënave për gjendjen e fëmijëve, grave dhe familjeve në Kosovë, duke ofruar një pasqyrë të qartë të progresit të arritur, por edhe të fushave ku nevojiten më shumë investime.

Të dhënat tregojnë përparim në pjesëmarrjen në edukimin e fëmijërisë së hershme, mbijetesën e fëmijëve, gatishmërinë për shkollë dhe uljen e përdorimit të disiplinës së dhunshme.

Në veçanti, të dhënat ndihmojnë në identifikimin e sfidave që kërkojnë angazhim të mëtejshëm për përfshirje dhe mundësi të barabarta për fëmijët nga komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom.

Analizat theksojnë rëndësinë e përdorimit të këtyre të dhënave për hartimin e politikave dhe masave që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë.

PËRFUNDON PROCESI I RISHIKIMIT DHE PËRDITËSIMIT TË TREGUESVE TË SISTEMIT PËR MENAXHIMIN E PERFORMANCËS KOMUNALEPrishtinë...
15/09/2026

PËRFUNDON PROCESI I RISHIKIMIT DHE PËRDITËSIMIT TË TREGUESVE TË SISTEMIT PËR MENAXHIMIN E PERFORMANCËS KOMUNALE

Prishtinë, 15 shtator 2026

Ministria e Administrimit të Pushtetit Loka, ka përmbyllur procesin e takimeve tematike dhe punëtorive për rishikimin, zhvillimin dhe përditësimin e treguesve të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Ky proces, i zhvilluar gjatë javës së fundit, ka bashkuar përfaqësues të komunave, përfaqësues të MAPL-së, grupe punuese dhe ekspertë të fushave përkatëse, me mbështetjen e Helvetas DEMOS dhe ekspertit Levent Koro.

Gjatë takimeve dhe punëtorive janë shqyrtuar dhe diskutuar draft-treguesit e disa prej fushave të SMPK-së, përkatësisht:

· Fusha 3 – Buxheti dhe Financat;

· Fusha 5 – Kulturë, Rini dhe Sport;

· Fusha 6 – Menaxhimi i Fatkeqësive;

· Fusha 7 – Planifikimi Hapësinor Komunal;

· Fusha 8 – Hapësirat Publike;

· Fusha 9 – Infrastruktura Rrugore;

· Fusha 10 – Transporti Publik;

· Fusha 11 – Shërbimet Publike;

· Fusha 12 – Mbrojtja e Mjedisit;

· Fusha 13 – Përfaqësimi Gjinor; dhe

· Fusha 16 – Zhvillimi Ekonomik Lokal.

Gjatë këtij procesi, përfaqësuesit e komunave dhe ekspertët kanë dhënë komente, propozime dhe rekomandime konkrete lidhur me përmbajtjen, formulimin, mënyrën e matjes, verifikueshmërinë dhe zbatueshmërinë e treguesve.

Diskutimet kanë ofruar një hapësirë të rëndësishme për të reflektuar mbi përvojën dhe praktikat komunale, me qëllim që treguesit e rishikuar të jenë sa më të qartë, të matshëm, të verifikueshëm dhe të përshtatshëm për matjen reale të performancës së komunave.

Përmes këtij procesi bashkëpunues, MAPL synon të avancojë më tej Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale dhe të forcojë përdorimin e tij si një mekanizëm për planifikim më të mirë, vendimmarrje të bazuar në të dhëna, transparencë dhe llogaridhënie në nivelin lokal.

Përfundimi i këtyre takimeve shënon një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të treguesve të rishikuar të SMPK-së, të cilët do të kontribuojnë në vlerësimin më të saktë të performancës së komunave dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët.

MAPL shpreh mirënjohjen për të gjitha komunat, ekspertët dhe partnerët e përfshirë në këtë proces për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

3.24 MILIONË EURO PËR GJASHTË PROJEKTE TË REJA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR KOSOVË–MAQEDONI E VERIUTGjashtë projektet e ...
14/09/2026

3.24 MILIONË EURO PËR GJASHTË PROJEKTE TË REJA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR KOSOVË–MAQEDONI E VERIUT

Gjashtë projektet e reja të financuara përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Kosovë–Maqedoni e Veriut 2021–2027 tashmë kanë filluar zbatimin, ndërsa në periudhën në vijim presim rezultate konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunave dhe komuniteteve në të dyja vendet.

Bashkimi Evropian po financon këto gjashtë projekte me një vlerë totale prej 3.24 milionë euro, të cilat po zbatohen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Projektet përfshijnë iniciativa konkrete në mbrojtjen e mjedisit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve, zhvillimin e turizmit, përfshirjen sociale dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Në Kosovë, aktivitetet do të shtrihen në Parkun Kombëtar “Sharri” dhe në komunat: Ferizaj, Kllokot, Mamushë, Rahovec dhe Ranillug, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Mavrovë”, si dhe në komunat: Brvenicë, Butel, Gazi Babë, Gostivar, Mavrovë dhe Rankovc.

Si Ministri e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe në mbështetjen e komunave për projekte që sjellin zhvillim, fuqizojnë komunitetet dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Mirënjohje për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partneritetin me institucionet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësministri Batusha mer pjesë në panelin e NDI për fuqizimin e grave dhe vajzaveNë përmbyllje të Javës së Gruas, në...
14/09/2026

Zëvendësministri Batusha mer pjesë në panelin e NDI për fuqizimin e grave dhe vajzave

Në përmbyllje të Javës së Gruas, në panelin e dedikuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale për fuqizimin e grave dhe vajzave dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë, zëvendësministri Batusha ka theksuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka punuar ngushtë me komunat për ta integruar perspektivën gjinore në qeverisjen lokale dhe për ta bërë barazinë gjinore pjesë të planifikimit, vendimmarrjes dhe matjes së performancës komunale.

📊 Disa nga rezultatet konkrete në nivel lokal janë:

✅ 21 komuna kanë raportuar se zbatojnë Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor;
✅ 21 komuna kanë Plan Lokal të Veprimit të kostuar për Barazi Gjinore;
✅ 26 komuna kanë të emëruar zyrtarë për barazi gjinore;
✅ 24 komuna kanë krijuar mekanizma koordinues kundër dhunës në familje;
✅ Në 17 komuna është hartuar Plani Lokal i Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, ndërsa 6 komuna të tjera janë në proces të hartimit të tij.

Gjithashtu, përmes integrimit të indikatorëve të barazisë gjinore në Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale, ministria monitoron përfaqësimin e grave në administratë dhe vendimmarrje, pjesëmarrjen e tyre në konsultime publike, buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe mekanizmat lokalë për avancimin e barazisë gjinore.

Në fund, zëvendësministri Batusha ka përmbyllur fjalën e tij duke nënvizuar se 'Kur institucionet qendrore dhe komunat punojnë së bashku, dialogu shndërrohet në veprim dhe partneriteti në rezultate konkrete për gratë dhe vajzat në Kosovë.'

11/09/2026

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në përmbushjen e obligimeve ligjore për përfaqësimin e komuniteteve në institucionet e pushtetit lokal.

Konkretisht, kërkesa përfshin:

🔹 Emërimin e nënkryetarëve për komunitete;
🔹 Emërimin e zëvendëskryesuesve të Kuvendeve Komunale për komunitete.

Këto nuk janë çështje të vullnetit institucional, por obligime të përcaktuara me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Është e rëndësishme të theksohet se ka komuna si Gjakova, Lipjani, Ferizaj dhe të tjera, të cilat edhe pse nuk kanë pasur obligim të drejtpërdrejtë ligjor për një përfaqësim të tillë, e kanë përmbushur atë përmes vullnetit politik dhe institucional, duke dëshmuar përkushtim për gjithëpërfshirje dhe përfaqësim të komuniteteve.

Në anën tjetër, është e papranueshme që komunat të cilat e kanë obligim ligjor të mos i kenë përmbushur këto detyrime.

Si MAPL, do të vazhdojmë të kërkojmë nga të gjitha komunat respektimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit për vetëqeverisjen lokale, duke garantuar përfaqësim, gjithëpërfshirje dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet.

MAPL zhvillon takim me Komunën e IstogutEkipi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në kuadër të mbës...
11/09/2026

MAPL zhvillon takim me Komunën e Istogut

Ekipi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në kuadër të mbështetjes dhe forcimit të kapaciteteve të komunave, zhvilloi takim me përfaqësuesit e Komunës së Istogut.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërkomunal dhe ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, integrimin evropian, zhvillimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Në fokus ishte gjithashtu forcimi i mekanizmave të raportimit, shkëmbimi i praktikave të mira dhe koordinimi ndërmjet nivelit qendror dhe lokal, me qëllim të rritjes së transparencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve publike.

MAPL do të vazhdojë të mbështesë komunat në funksion të forcimit të qeverisjes lokale dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal.

08/09/2026

TË DHËNA MË TË QASSHME, PËRFORMANCË MË E MIRË KOMUNALE, SHËRBIME MË CILËSORE PËR QYTETARËT

Sot, së bashku me përfaqësues të komunave, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët tanë, diskutuam për zhvillimin e mëtejshëm të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale dhe për mënyrën se si të dhënat e performancës mund të përdoren më mirë në funksion të qeverisjes lokale.

Në kuadër të këtij procesi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me komunat dhe partnerin tonë Demos Helvetas, po punon për rishikimin dhe avancimin e sistemit, si dhe për ta bërë qasjen në të dhëna më të lehtë dhe më të dobishme.

Platformat e prezantuara mundësojnë eksplorimin më të lehtë të rezultateve të performancës komunale dhe të Grantit të Performancës Komunale, përmes rezultateve, trendeve, krahasimeve, financimeve dhe investimeve.

Mbetemi të përkushtuar që në të ardhmen të krijojmë mundësi për rritjen e buxhetit të Grantit të Performancës Komunale, duke e fuqizuar këtë mekanizëm në funksion të investimeve dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

Faleminderit komunave, shoqërisë civile dhe të gjithë partnerëve tanë për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm.

MAPL vazhdon procesin e rishikimit dhe përditësimit të treguesve të performancës komunalePrishtinë, 7 shtator 2026Minist...
07/09/2026

MAPL vazhdon procesin e rishikimit dhe përditësimit të treguesve të performancës komunale

Prishtinë, 7 shtator 2026

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar procesin e rishikimit dhe përditësimit të treguesve të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale (SMPK), me qëllim avancimin e mëtejshëm të këtij sistemi dhe përmirësimin e matjes së performancës së komunave.

Më 7 shtator 2026 janë zhvilluar takime tematike me përfaqësues dhe ekspertë komunalë nga fusha të ndryshme, të organizuara në dy sesione.

🔹 Sesioni i paradites;
Janë diskutuar treguesit e Fushës 16 – Zhvillimi Ekonomik Lokal, si dhe disa tregues të Fushës 3 – Buxheti dhe Financat. Në këtë sesion kanë marrë pjesë përfaqësues nga komunat: Lipjan, Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë dhe Leposaviq.

🔹 Sesioni i pasdites;
Janë diskutuar treguesit e Fushës 12 – Mbrojtja e Mjedisit.

Në këtë sesion kanë marrë pjesë përfaqësues nga komunat: Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Hani i Elezit dhe Graçanicë. Gjatë takimeve janë shqyrtuar draft-treguesit e fushave përkatëse, duke u fokusuar në përmbajtjen, formulimin, mënyrën e matjes dhe zbatueshmërinë e tyre.

Kontributi i përfaqësuesve dhe ekspertëve komunalë përmes komenteve dhe propozimeve do të shërbejë për përmirësimin e mëtejshëm të treguesve, para finalizimit të tyre.

Ky proces i mbështetur edhe nga Helvetas DEMOS synon të forcojë transparencën, llogaridhënien dhe matjen e performancës së komunave, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve lokale për qytetarët.

Ministri Krasniqi takohet me përfaqësuesit e Zyrave Komunale për Komunitete dhe KthimPrishtinë, 31 gusht 2026Ministri i ...
31/08/2026

Ministri Krasniqi takohet me përfaqësuesit e Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim

Prishtinë, 31 gusht 2026

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin me Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, të organizuar nga Zyra e zëvendëskryeministrit të tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim.

Në takim u diskutua për rolin e institucioneve në zbatimin e të drejtave të komuniteteve, sfidat në nivel lokal dhe rëndësinë e forcimit të koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Gjatë fjalës së tij, ministri Krasniqi theksoi rëndësinë e mbështetjes së komunave përmes linjave të financimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me fokus në projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Ministri Krasniqi theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me komunat dhe Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim është i domosdoshëm për identifikimin e nevojave në terren dhe adresimin e tyre në mënyrë efikase.

MAPL do të vazhdojë të mbështesë komunat dhe të investojë në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe sigurojnë qasje të barabartë në shërbime dhe mundësi.

Ministri Krasniqi takon shefen në detyrë të Zyrës së BE-së në KosovëPrishtinë, 07 gusht 2026Ministri i Administrimit të ...
07/08/2026

Ministri Krasniqi takon shefen në detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë

Prishtinë, 07 gusht 2026

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot në takim shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së kompetencave të komunave, në përputhje me kuadrin ligjor dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Ministri Krasniqi dhe znj. Palatova theksuan rëndësinë e dialogut konstruktiv, komunikimit të hapur dhe koordinimit institucional si parakushte për ruajtjen e besimit të qytetarëve, fuqizimin e qeverisjes lokale dhe avancimin e demokracisë në nivel komunal.

Address

Kosta Novakoviq (Ish Ndërtesa E Rilindjes Katet: 11, 12 Dhe 13 Prishtinë)
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share